back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Aziz (Krasniqi) Zhilivoda (1912 -1994) – nga Adem Ademi

Gazeta

Aziz Krasniqi - Zhilivoda - veteran lufte dhe kaçak
Aziz Krasniqi – Zhilivoda – veteran lufte dhe kaçak

Aziz (Krasniqi) Zhilivoda  (1912 -1994)

nga Adem Ademi

Aziz Zhilivoda lindi dhe u rrit në fshatin Zhilivodë, rrëzë Maleve të Qyqavicës. Ishte një burrë i njohur për trimëri dhe mençuri në Artakoll (rrëzë maleve të Qyqavicës) e më gjerë, pothuaj në mbarë Kosovën dhe në Shqipëri ku që nga viti 1948, e gjer në ditët e fundit të jetës i kalon në Shqipëri.
Ishte një trim dhe strateg i madhe dhe atë e dëshmoj më së miri gjatë Luftës së Drenicë, ku kishte detyrën Komandant i Togut të Aradhës Diversante dhe Kundër Diversante që e kishte kryer shkëlqyeshëm.
Pas ramjes heroike në fushëbetejë më 21 shkurt 1945, të Komandantit të Shtabit të Përgjithëshem Shaban Palluzhës dhe Gjeneralit Mehmet Gradicë, Komandant i Përgjithshëm i Brigadës së Drenicës, njëzëri emrohet Rexhep Gjeli i Likoshanit dhe një numër jo shumë i madh e ndër ta edhe Aziz Zhilivoda nuk i përfillën amnistitë që ua ofroj Tito dhe vazhduan kryengritjen nëpër malet e Drenicës, Shalës së Bajgorës dhe Karadakut.
Pas ramjen së Rexhep Gjelit në vitin 1947, nga një pritë mirorganizuar nga Ushtrija Jugosllave u vështirësohen kushtet për rezistencë: mbeten pa ushqime, veshmbathje dhe municion, vendosin për ta lëshuar Kosovën e të kalojnë në Greqi përkohësisht e të furnizohen me armatim dhe municion dhe prap të kthehen në Kosovë…
Ai aksion u dështoi meqë, një person si bashkëluftetar nga ana e Gjilanit i angazhuar nga UDB-ja i kishte spiunuar dhe i kishte qitur në pritë, ku vriten disa luftëtarë dhe Azizi me një numër shumë të vogël bashkëluftëtarësh mbetet nëpër male dhe strehime ilegale nëpër familje të forta dhe patriotike deri në vitin 1948.
Azizi ishte njeri prej atyre që ishte i bindur që lufta mos të ndërpritej deri sa Kosova të shkëputej prej Jugosllavisë dhe t’i bashkangjitej Shqipërisë.
Me aksionet e ndryshme që i kryente herë pasë herë nëpër Rrafshin e Kosovës, u bë njeriu më i rrezikshëm i asaj kohe, për pushtetin e Jugosllavisë, andaj parreshtur ndërmirren aksione të ndryshme me milici, vullnetarë dhe popullatën civile për të zënë apo likuiduar Azizin.
Disa herë burra e gra civilë i kanë detyruar për të kërkuar nëpër Malet e Qyqavicës (civilët përpara, kurse milicia dhe ushtria pas tyre) duke e kërkuar llugë me llugë e përrua me përrua.
Me familjen e Azizit ishim shumë herët në miqësi (të dhëna e të marra nga të dy anët) dhe e kishte besimin e plotë në familjen tonë dhe të axha i gjyshit tim, Dibrani. Ai u ndihmua shumë nga familjet tona me ushqim dhe veshmbathje sidomos nga Axha im Shaqiri, i cili për t’i sjellur ushqimet më i sigurt dhe që të mos dyshohej, i ruante dhitë (edhe pse ishte bukur i rritur) nëpër Malet e Qyqavicës ku i dërgonte ushqime dhe veshmbathje.
Njeriu që rrezikoi më së tepërmi në strehimin e Aziz Zhilivodës, kishte qenë Kajtaz Koca i Polacit. Kajtazi tërë dimërit e kishte strehuar në një bunker të ndërtuar nën hambarin e drithit në oborrin e tij.
Po ashtu një kohë të gjatë, ka jetuar edhe në tunelin e ndërtuar nga dhoma e fjetjes së tij e deri te pusi i ujit në oborrin e tij. Tuneli ishte i lidhur nga hamanxhiku (banjo) e deri të pusi i ujit. Kur i kontrollohej shtëpia, futej në tunelin e lartëcekur dhe mbyllej me rrasën e hamanxhikut, daljen tjetër e kishte bërë në pusin e ujit.
Në vjeshtën e vitit 1947, Azizi dhe një bashkëluftëtar zbulohen nga një gjuetar me inicialet Rr. Zh. vendstrehimi (bunkeri) në vendin e quajtur të “Kroni i Kaqorrit” (në mes të fshatrave Qirëz dhe Likoshon). Personi me inicialet e lartëshënuara e kishte lajmëruar në Drenas dhe nga pushteti i asaj kohe i bëhet një rrethim shumë i fortë me: milicë, vullnetarë dhe civilë të shumtë.
Organizatorët e rrethimit i lusin që të dorzoheshin, përndryshe nuk ka as një gjasë për të shpetuar dhe do të i ekzekutojnë.
Bashkëluftëtari i Azizit bindet që të dorëzohet edhe për kundër kërkesës së Aziz Zhilivodës që kurrsesi mos të dorëzoheshinë për së gjalli, sepse pastaj do e pësonin të gjithë ata që i kishim mbajtur për tërë ato vite.

Aziz Zheliivoda (1912-1994)
Aziz Zheliivoda (1912-1994)

Bashkëluftëtari nuk i bindet Azizit dhe ngrihet me duart lart duke dhënë shenjë së është i dorëzuar, dhe fillon të shkonte në drejtim të udhëheqësit të rrethimit…
Kur atij i afrohet në një distancë rreth 10-15 metra, Azizi e qëllon për vdekje, për të mos i nxjerrë njerzitë të cilët i kishin mbajtur përgjat kohës që ishin në arrati.
Pas kësaj ngjarje dhe dhunës së ushtruar mbi popullatën e rrethinës së Maleve të Qyqavicës, u detyrua që të kalon në Shqipëri deri në vdekje. Por, shumë vite deri sa ishte mirë me shëndet e kishte kaluar kufirin me detyra të ndryshme për të përcjellë gjendjen në Kosovë dhe rrjedhat e asaj kohe përmes njerzve më të besuar, me të cilët e mbante lidhje Azizi.
Ishte njeriu më i afërt i Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë Beqir Ballukut me origjinë Ashlani i Komunës së Vushtrrisë derisa u ekzekutue nga regjimi Envero-Mehmetian i Shqipërisë.
Azizin e shpëton fati meqë ishte njeriu i arratisur nga Kosova që më së tepërmi e kishte kaluar kufirin Shqipëri-Jugosllavi dhe kishte sjellë nga Jugosllavia informatat me të sakta. Por me ramjen e Beqir Ballukut nuk e kishte më atë respekt që e kishte më parë.
Aziz Zhilivoda mbahet mend si njeriu që i ndihmoi më së tepërmi kosovarët e arratisur në Shqipëria derisa ishte gjallë.

***
Kolonel Ahmet Krasniqi, ishte djali i vëllaut të Aziz Zhilivodës dhe ata që e vranë e dinin së ishte edhe oficer karriere i një familjeje të njohur sidomos në anën tonë si familje e fortë luftarake. Andaj xhelozia për një të ardhme të Kolonel Ahmet Krasniqit, apo frika për sukseset që do i kishte në orgonizimin e luftës kundër forcave millosheviqjane i verboj dorasit që pabesisht e ekzekutuan m’u në qendër të Tiranës, pa llogaritur sa shumë e dëmtuan Luftën për çlirimin e Kosovës!!
Lutem Zotit mos të vonohej edhe më tepër, që dorasit, ata që nxitën dhe organizuan vrasjen e Kolonelit të dalin para drejtësisë ndërkombëtare, së ne ende nuk kemi drejtësi për të dhënë një verdikt të drejtë, lidhur me këtë vrasje makabre!
Marrë nga Muri i Fb i Adem Ademit 14 korrik 2016

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.