
Batërdia e administratës sorosiane në Shtëpinë e Bardhë!
nga Robert Papa
Mos dëgjoni se çfarë thotë, por shikoni si vepron Trump!
Nuk ndodh kurrë që SHBA të marrë nën pronësi Gazën. Trump nxit një alternativë ndryshe. Rajoni ka shumë urrejtje. Ato që tha Trump, jane idetë e Kushnerit.
Trump ka habitur edhe shefen e kabinetit me deklaratën se Amerika do marrë në kontroll Gazën dhe do largojë palestinezët.
A ka gjasa të ndodhë? Jo! As për 100 vjet.
Por Trump ka hedhur një granatë tjetër. Thinking out the box.
A ka të drejtë? Të kërkosh rezultat ndryshe, duke bërë të njëjtët gjë, është idjotësi.
Gaza është shkatërruar. 70 përqind të godinave janë rrafshuar nga Netanjahu, që rrinte si statujë kur Trump, nuk mohoi as përfshirjen e trupave ushtarake.
As kjo nuk ndodh se Hamasi do gëzohej të vriste ushtarët amerikanë.
Trump, vetën se po nxit një diskutim alternativ.
Do duhen 350 vjet që të të rindërtohet Gaza, nëse nuk ndërhyn SHBA, ose Arabia Saudite.
Trump ka kërkuar nga Arabia Saudite të investojën për ta kthyer gazën në Majamin e Lindjes, duke ndërtuar qiejgërvishës, hotele dhe rezorte, çka do të krijonte me mijëra vende pune për palestinëzet, por ata duhet të largohen diku dhe Gaza duhet niveluar.
Nuk ka pse ta bëjë SHBA. Përgjegjësia e pastrimit i takon Izraelit, ata që e shkatërruan dhe vranë 47 mijë vetë.
Gaza ka një shans të ndryshojë thellësisht, por ajo që thotë Trump nuk ka gjasa të ngjasë.
Dy shtete, nuk ka gjasa gjithashtu. Sepse, aty është vetëm një shtet, Izraeli dhe Autoriteti palestinez, është fiktiv. Sureal.
Arafati vodhi miliona dollarë dhe gruaja e tij i shpenzon sot në Paris.
A hodhi këtë grantë Trump, të heqë vëmendjen nga spastrimet në FBI, CIA dhe zhdukjen e USAID apo mbylljen e Departamentit të Arsimit?!
Ka shumë mundësi.

USAID ka vdekur. Miliarda për zagarët e Soros-it kudo në glob, por Presidenti nuk e ka fuqinë ta mbyllë këtë Agjensi të papërgjegjshme, Kongresi po. Por Presidenti e bën jofunksionale.
10 mijë vetë në një Agjenci?
Tmerr. 14 milionë dollarë për Abortin në Zimbabve dhe 1 milionë në Tazhikistan, por 35 milionë dollarë në vit për dy gratë e Edvinit? Për Arben Malaj dhe gazetari imagjinare? 18 milionë dollarë për median e majtë Politiko?
Nju Jork Tajms dhe BBC kanë marrë fonde nga USAID.
400 gazetarë janë paguar nga CIA, gjithashtu.
2 milionë për ndryshim seksi në Guatemalë
43 milionë dollarë me gasstation në Afganistan, ku nuk ka klientë
Prokurorja e Përgjithshme duhet dhe do fillojë hetimet. Dikush duhet të shkojë pas dyerve të burgut. Vetëm vjet 40 miliard dollarë. 6 milionë dollarë për burra që bëjnë seks me burra në Afrikën e Jugut.
8 milionë në Sri Lanka për gazetarët, për trasgjinorët. 122 milionë dollarë janë dhënë për terroristët e Afganistanit.
Ajo fytyra e pështirë Ales Soros, duke dhënë vetë 100 milionë dollarë për fushatë ka përfituar miliarda për celulat e tij antihumane, anti perëndimore.
Nëse demokratët do vazhdojnë të qajnë për mbylljen e USAID, nuk kanë për të fituar për dekada as Senatin e as Kongresin.
Në një emision TV mbi prejardhjen e emrit të qytetit të Elbasanit, ligjëroi edhe z. Agron Dalipi. Fillimisht unë kam qenë i paqartë me të, për shkak se nuk jam as gjuhëtar dhe as etimolog.
Mirëpo, shpjegimet e tij m’u dukën qesharake që e lidhin emrin e qytetit me aromën aspak të kandshme prej squfurit të Llixhave termale, që ndodhen rreth 10 km në Jug të qytetit.
Zotëria në fjalë e hedh në erë gjithë mundin e historianëve dhe gjuhëtarëve që janë marrë me këtë çështje.