back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Batuta e Pareve midis Pashko Gjeçit e Profesor Çabejt…jr

Gazeta

Pashko Gjeçi (1918-2010)
Pashko Gjeçi (1918-2010)

Batuta e Pareve

midis Profesor Pashko Gjeçit e Profesor Eqerem Çabejt…

Profesor Çabej kishte shumë miqsi me Pashko Gjeçin…
Edhe pse dikur Profesor Çabej e kishte pasë nxanës në Gjimnazin e Shkodrës, ai ruente konsideratën ma të naltë për Pashko Gjeçin, për kulturën e tij, dhe punën kolosale në përkthimin e Komedisë Hyjnore, Odisea-s e veprave tjera, po edhe për sensin e hollë të humorit dhe batutës si shkodran qe ai ishte…
Edhe pse Pashko ishte nji “zog vetmitar”, shpesh në vitet ’60-’70, mund t’i shihje bashke të dy Profesorat duke shetitë e diskutue nëpër rrugët e Tiranës… Por e famshme mbeti mes tyne, batuta e Pashkos për punën e Pareve…
Ndërsa shetitshin nji mbasdite, Profesor Çabej duke e dijtë se Pashkoja e kishte gruan gjinokastrite si me marifet e pyet:
“Pashko: kush i mban paratë në shtëpi tuaj, ti apo zonja?”
“Shiko Profesor, paret në shpi i mbaj vet, se për punë paresh unë jam prej Gjinokastre, kurse zonja eme, po qe fjala për pare… asht prej Shkodre, dhe frikem se m’qet n’fik…”
Profesor Çabej qeshi me t’madhe dhe e bani histori ket thanie te Pashkos…
Dhe batuten se kush i mban Paret… Pashko e kujtonte shpesh me kenaqsi te madhe…!

20 korrik 2013
(arkivi mbi Pashko Gjeçi)

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.