back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Bedri Pejani (10 tetor 1885 – 6 korrik 1946) – nga Eugen Shehu

Gazeta

Bedri Pejani (1885-1946)
Bedri Pejani (1885-1946)
Bedri Pejani (10 tetor 1885 – 6 korrik 1946)
nga Eugen Shehu

-I tradhëtuar nga Komunistët e Shqipërisë (ia dorëzuan jugosllavëve) dhe i dënuar nga kolaboracionistët komunistë të Kosovës, Bedri Pejani shkonte drejt të paditurave të vdekjes.
-Bedri Pejani i dënuar (nga Ali Shukria, prokuror i përgjithshëm i asaj kohe) me burgim në burgun e Prizrenit, nga një sëmundje e lehtë në mënyrë të mistershme do të ndrronte jetë në spitalin e Prizrenit më 6 korrik 1946.
-Bedri Pejani kishte lindur më 10 tetor 1885, në Pejë nga babai Abdiu dhe e ëma Bahtija.
-Pasi kishte të mbaruar Robert Kolexhin, ai do të diplomohej në Universitetin e Stambollit në degën e Historisë.
-Ishte Delegat në Kongresin e Manastirit më vitin 1908, dhe organizator dhe Kryetar i Kongresit të Dytë të Manastirit më 1910.
-Ishte Sekretar i Komitetit për mbrojtjen e Kosovës në vitet 1918-1924.
-Në vitin 1912, ishte përfaqsues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës në Kuvendin e aktit të shpalljes së Pavarisë më 28 nëntor 1912, së bashku me Mit’hat Frashërin, i cili ishte përfaqsues i Kosovës.
Nënshkrues të Deklaratës së Pavarsisë.
-Në vitin 1920, do ta shohim si kryeredaktor të gazetës “Populli” me qendër në Shkodër.
-Gjatë viteve 1921-‘23, do të ishte kryetar i Partisë Popullore.
-Në vitin 1924, ai do të mbështeste lëvizjen Noliste. Pas Triumfit të Legalitetit ai do të largohej nga Shqipëria në Austri dhe do të bashkëpunonte me Konare-n, derisa iu zbuluan qëllimet e kësaj organizate nga ku definitivisht largohet përgjithmonë nga ajo që quhej “Bashkimi Kombëtar”, me amnistinë që bëri Mbreti Ahmet Zogu, kthehet në Shqipëri, pas një kalvari të kaluar në Itali e Francë.
-Bedri Pejani do ishte bashkëpuntor i ngushtë i Mit’hat Frashërit, Rexhep Mitrovicës, Xhafer Devës, Kol Tromarës, Vasil Andonit e tjerëve Nacionalistë shqiptarë.
-I internuar në vitin 1943, në Porto Romano të Durrësit, që aty Bedri Pejani do të kalonte Djathtas.

Bedri Pejani dhe familja e tij
Bedri Pejani dhe familja e tij

-Pas internimit, me kërkesë të Rexhep Mitrovicës dhe Xhafer Devës ai vihet në lëvizje për themelimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe formacioneve ushtarake të Mbrojtjes Popullore.
-Bedri Pejani si njohës i mirë i gjuhës gjermane i shkruan një letër gjeneralit Neujbaher së bashku me gjeneral Prenk Previzin për themelimin e Divizionit “Skenderbeg”, gjë e cila aporvohet.
-Nga janari deri në mes të qershorit 1944 do të ishte Kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit.
-Në vitin 1945, arrestohet nga Sigurimi popullor i komunistëve shqiptar dhe u dorëzohet organeve ushtarake jugosllave në Morinë.
-Nga burgu i Prizrenit dërgohet papritmas për “shërim” në spitalin e qytetit ku vetëm pak kohë më pas në mënyrë enigmatike
më 6 korrik 1946, do të ndrronte jetë.
Bedri Pejani që ngarendi midis djepit dhe varrit!

(copëz nga libri “Piedestale që Thërasin” 1939-1946, autor Eugen Shehu, viti 2000-Tiranë, fq. 139-147 ).

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.