back to top
6.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Bekim Fehmiu (1 qershor 1936 – 1 qershor 2016) – 80 vjetori i nji Uliksi të Ri

Gazeta

Bekim Femiu ne rolin e Uliksit dhe Uliksi statuje
Bekim Femiu ne rolin e Uliksit dhe Uliksi statuje

Bekim Fehmiu 1 qershor 1936 – 1 qershor 2016

80 vjetori i nji Uliksi të Ri

Sot, aktori Bekim Fehmiu asht 80 vjeç!
Janë të rrallë ata njerëz që kanë ndjekë filmat e luajtun prej tij
e t’mos e kenë dëshmue me gojë edhe me shkrim vlerësim ndaj tij!
Ajo çka mund me thanë sot, në pak rreshta në përkujtim të tij,
asht se ai e futi madhështisht Figurën e Uliksit,
këtij luftëtari djallëzor e kurajoz ndër mendjet dhe shtëpitë tona,
se ai e futi Mitin e Njeriut që kërkon kthimin të Shtëpia e vet me çfardolloj çmimi...
ai na dhuroi Mitin e Njeriut të Bukur, të Luftëtarit Dinak, të Burrit me Kësulë, Kapidanit të
Detrave, të Aventurierit që kërkon kthimin në Shtëpi, të Triumfatorit mbi Prapaskenat…
Bekim Fehmiu, ka hy dikur në shtëpitë tona përmes nji kutie të vogël
mos me dalë kurrë ma prej vlerësimit dhe dashnisë sonë…
Cilatdo që të jenë ndjenjat dhe kujtimet për kët Artist
nuk duhet me harrue asnjiherë se pluhuni i trupit të tij
i hedhun në  Bistricë, i ecun nëpër Drin e i mbrritun në Adriatik,
asht nji nga nyjet ma simbolike të këtij Njeriu dhe Artisti!
Pa harrue se edhe sot, Ai vazhdon me udhëtue së bashku me shumë prej nesh
me Mitin dhe Andrrën e Kthimit në Itakë…
Në përkujtim të tij nuk po sjell tjetër, pos shkrime dhe opinione Italiane,
për të cilët Odisea i Homerit ishte Uliksi i latinëve
ishtë jo vetëm nji figurë mitike po edhe nji personazh shumë i dashur, pothuej i tyne,
ndoshta edhe prej këtij roli të luejtun aq mjeshtrisht, sa duket sikur Uliksi – asht Ai vetë!!!!
jozef radi, 1 qershor 2016,

Uliksi - Bekim Fehmiu
Uliksi – Bekim Fehmiu

Udhëtimi i fundit i Uliksit*

nga Francesco Martino

Bekim Fehmiu, qe yll i rëndësisë së parë të kinemasë jugosllave, por mjaft i njohur e i dashur edhe në Itali, në veçanti për rolin e tij të Uliksit, po edhe në një seriali televiziv  titulluar “Odisea” (1968). Nji kujtim i aktorit, që vërtet lindi në Sarajevë në vitin 1936, por ishte nga një familje shqiptare të Kosovës
Uliksi i fëmijërisë time, dhe Uliksi i disa brezave ndjekës të televizionit, kishte nji fytyrë mjaft ekspresive dhe trupin prej sportisti të Bekim Fehmiu, njërit nga yjet e dorës së parë të kinemasë jugosllave, i njohur në Itali në veçanti për serialin televiziv “Odisea”, një përshtatje mjaft rigoroze e veprës së Homerit e bashkëprodhuar nga RAI në vitin 1968, dhe e drejtuar nga regjisori Franco Rossi.
Atëherë unë kam qenë rreth pesë a gjashtë vjeç, kur pashë atë në TV. Unë nuk e di, por kujtoj se ajo që po shihja ishte një ritrasmetim. Duhet të ketë qenë pak a shumë viti 1984. Por mbaj mend gjithë emocionet e mia prej fëmijëve përballë asaj historie plot aventura, me përgjakje dhe detin e kripur, plot me histori të jetuara dhe rrëfime të treguara, që të gjithë bashkë përbënin diçka e madhe dhe të tmerrshme.
E mbi të gjitha figura e njeriut të jashtzakonshëm, Uliksit të fortë, të zgjuar e të palodhur, me at shikim nganjëherë të zymtë, nganjëherë të dëshpëruar e nganjëherë të habitur, interpretuar (e kam kuptuar shumë vite më vonë) prej një aktori të lindur në Sarajevë në vitin 1936, e që ishte prej një familjeje shqiptare e Kosovës me origjinë nga Gjakova.
Mbas diplomimit në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd, Fehmiu filloi të aktivizohet në vitet ’50. E megjithatë fama e vërtetë, atij i erdhi në vitin 1967, me rolin e Beli Borës në: “Kam takuar edhe ciganë të lumtur” i Sasha Petroviq, i cili atë vit fitoi çmimin special të jurisë në Kanë dhe u propozua për “Oscar”.
Nga ky moment nis karriera e tij ndërkombëtare, duke përfshirë edhe një sukses të fillimit ajo që ishte pikërisht seriali dedikuar Odiseas. Në dhjetëra filma të realizuar prej tij, Fehmiu ka punuar me legjendat e vërteta e kinemasë si John Huston, Ava Gardner, Irene Papas (Penelope Odyssey Rossi), Klaudia Kardinale dhe Dirk Bogarde.
Fehmiu ishte nji pionier i vërtetë. Sipas autorit, dhe prodhuesi italian Francesco Scardamaglia “Bekim ishte i vetmi aktor nga blloku komunist që vepronte në Perëndim mëse njëzet vjet përpara ardhjes së Gorbaçovit dhe rënies së Murit të Berlinit”. Fehmiu i ka provuar gjithashtu aventurën në Hollyvood, megjithatë, u detyruar të largohet nga flopi i filmit “The aventurierë”, xhiruar në vitin 1970.

Uliksi me Hark - Bekim Fehmiu
Uliksi me Hark – Bekim Fehmiu

Në fund të viteve ’80, si rezultat i klimës së rëndë, e cila shërbeu si preludi i fundit të Jugosllavisë, Fehmiu është larguar nga teatri dhe kinema. Në vitin 1987, në shenjë proteste ndaj politikës në rritje diskriminiminuese ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës, aktori u largua nga skena e Dramës Jugosllave së Teatrit të Beogradit, gjatë kryerjes së “Madame Colontein” punën e Agnette Pleyal.  Dhe në vitin 1992, paraqitja e fundit e filmit në “Genghis Khan”, me regji të Ken Annakin.
“Shpërbërja e Jugosllavisë, lufta vëllavrasëse, shkatërrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi i Sarajevës, lufta në Kosovë, bombardimi i asaj që kishte mbetur nga Jugosllavia, nxiti babanë tim për gjithnjë e izoluar”, kishte shkruar kohë më parë më i madh i dy djemve të tij, po edhe aktor, duke mbajtur jo rastësisht emrin e Uliks (Ulysses). “Ai u dorëzua vullnetarisht fjalës… më e bukura dhe me e forta nga atributeve të një aktori, duke mbyllur në një protestë të heshtur. Dhe ashtu siç do të thoshte Hamlet: “Gjithçka tjetër është heshtje”.
Djali i vogël, Hedon, dy ditë pas vdekjes së babait të tij, i tha shtypit: “Ai jetoi dhe vdiq si një samurai. Ai u largua në një mënyrë madhështore, ashtu siç pat jetuar. ” Pastaj shtoi: “Deri para katër muajsh ishte një njeri plot jetë dhe energji. Por pastaj i ra nji goditje ictusi, dhe çdo gjë ndryshoi. U ndje i dobët, u mplak shpejt bile në harkun e nji nate. Po lëvizte me vështërsi, nuk ishte më ai i pari. Ai nuk kish dashur të vinte nji fund i tillë “

Udhtimi i Uliksit - Mozaik i lashte
Udhtimi i Uliksit – Mozaik i lashte

Për një herë, shqiptarët dhe serbët (si dhe të gjithë banorët e tjerë të asaj që dikur ishte Jugosllavia) qanë së bashku, ku një njeri dhe një artist në shumë filma bëri afrimin mes tyre dhe i bëri ata të ëndërrojnë. Gruaja e tij, Branka Petrić, është edhe ajo aktore e njohur, e cila mori mijëra telegrame ngushëllimi.
Pas djegjes së trupit, vullneti i aktorit, hiri i tij u dërgua në Prizren, qytet i Kosovës shumë të dashur nga Fehmiu (ku ai kish jetuar në rini), u shpërnda në lumin Bistricë, ujërat e të cilit, pas takimit me Drin, kalojnë nëpër Shqipëria dhe derdhet në detin Adriatik.
Itaka, “Ithaca shkëmbore” nuk është larg prej aty. Besoj, dhe mbetet i bindur se kjo nuk ishte një rastësi që Bekim Fehmiu, për të pushuar përjetë, kishte zgjedhur të njëjtin det smeraldi ku kish lindur edhe legjenda e Uliksit. Dhe shpresoj që ky udhëtimi i tij fundit të mos jetë gjë tjetër, kthim i dëshëruar në shtëpi.
(përktheu dhe përshtati në shqip Jozef Radi)

.
Marrë nga http://www.balcanicaucaso.org 18 qershor 2010

Uliksi dhe Penelope - Bekim Fehmiu dhe Irene Papas
Uliksi dhe Penelope – Bekim Fehmiu dhe Irene Papas

Italianë të njohur e të panjohur

shkruajnë për Bekim Fehmiun!

Antonio Pollitano
Per me, per molti, Ulisse era lui. Da quando, da bambino, avevo visto l’Odissea in tv, mitico sceneggiato della Rai, primo grande kolossal (eravamo nel 1968) della televisione italiana, per molti la migliore trasposizione dell’Odissea mai realizzata. Nessun effetto speciale, molte inquadrature e scenografie speciali. La regia elegante di Franco Rossi, attori carismatici (come Fehmiu-Ulisse, Irene Papas-Penelope), una recitazione quasi teatrale, in qualche modo solenne e naturale. Ogni puntata preceduta da un’introduzione in cui Ungaretti declamava alcuni versi del poema e sembrava davvero Omero.

Monica Laurentini
Esploratore, eroe, re, errante, l’uomo che ama fare esperienze per conoscere…..è un animo inquieto alla ricerca perenne del sè e della sua reale identità.Comprendo bene il suo stato d’animo. Non a caso Bekim Fehmiu ha rappresentato Ulisse e poi… ironia della sorte… ha fatto questa fine.
 La bellezza e la fama non hanno alcun senso se non si è felici, la vita è fatta di piccole cose, di piccoli stimoli quotidiani che ci permettono di andare avanti e non gettare mai la spugna

Mario
L’ho visto nel 1985 a Valun (Isola di Cres in Croazia). Mi è venuto un colpo quando l’ho visto uscire dal mare nudo come un verme “Ulisse.” Ho detto con gli occhi spalancati 
Lui ha fatto un sorrisetto. Ha detto qualche parola in Jugoslavo che non ho capito 
Poi è andato a farsi la doccia…

Uliksi - Bekim Fehmiu
Uliksi – Bekim Fehmiu

The catcher in the ray
…e i suoi occhi che con una curiosità inaudita hanno visto l’infinito…

Daniele Bufi
Anch’io da piccolo son rimasto affascinato da quel’ film, forse l’attore , Bekim, credeva un po sui miti greci, visto le sue volonta
esprimo una nota positiva che ogni tanto ci sono persone che uniscono i due popoli.


Cecilia
Era bello e per noi ragazze, un uomo bello e non americano era davvero un’eccezione! Ed era affascinante, con quella forza che gli dava il suo scopo, tornare ad Itaca, e l’ansia che gli veniva nello stesso tempo dall’impossibilità di trovare pace in questo ritorno, anche se questo nello sceneggiato non so se ci fosse. 


Fabio Conti
Beeh che dire! Io nel 1968 non c’ero. Ho qui però in camera con me il racconto del viaggio d’Ulisse. lo tengo ben custodito. Ogni tanto se dimentico un passo del racconto lo riapro e leggo. Lo sfoglio come se fosse un testo sacro. Viaggio con la fantasia insieme al protagonista,sperando un giorno di avere una vita colma di avventure e colpi di scena.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.