back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Benet Beci, as prej Puket as i lagun! Editorial – nga Agim Popoci

Gazeta

Agim Popoci
Agim Popoci

Benet Beci, as prej Puket as i lagun!

Editorial nga Agim Popoci

Përkundër mobilizimit të Kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së tij për ta pushtuar Shkodrën, nuk ka shkodran që priste nga kandidati i PS, Benet Beci, ta rikthente Pazarin e vjetër të Shkodrës, ose si proklamues i trashëgimisë shkodrane, lagjet e vjetra, Qafë, Tabakë, Ajasëm etj, e larg qoftë si kandidat i komunistëve edhe Kishën e Shën Kryqit dhe Xhaminë e Hynqarit; Por, nuk as shkodran prej Puke dhe as i terun që ta ketë menduar që partia e cila më 25 Janar të vitit 1967 me vendim të Planit Rregullues të Qytetit të Shkodrës që mbanë firmën e Kryetarit të Këshillit Ministrave Mehmet Shehu, fshiu nga faqja e dheut qendrën më të madhe ekonomike të rajon, pas 56 vjetësh të vijë dhe të sjellë sërish një projekt komunist me të cilin Beneti ishte dashuruar dhe do ta jetësoj në këtë qytet antikomunist, Lungomaren e Vlorës në Shkodër!
Pak me dyshim ishte ajo kënga e Pandi Laços por meqë i kishin fut gjuhën standarde duke mos e respektuar as përshëndetjen autoktone shkodrane “Si keni njeh”, Benet Beci me atë marrëzinë pandiane “Si ke ndje” mund t’ja dedikoj një shërbesë lekëve të humbura, sepse ishte ajo shkëndija që i hapi sytë shkodranëve se komunistët po vijnë!
Dhe, pa ndryshim modeli ose strategjie, ja nisën nga gjuha! Nuk i durojnë dot gegët, sikur edhe të teren e të krehen, dhe veshi u kutërbon komunizëm vetëm nga gegnishtja e bukur dhe akustike!
Pse?! Një Zot e di, meqë krimineli Enver Hoxha ka vdekur, por t’i kthehemi betejës së madhe që ka nisur Partia Komuniste në vitin 1967 e mendon se do ta finalizoj Edi Rama më 14 Maj, duke e bërë Benet Becin kompetentin i cili do t’ia realizoj ëndrrën në Shkodër! E meqë nuk ka lind në Shkodër, me këtë rast ta bëjë dhe shkodran!
Kena ra dakord me rrejtë katundin, jo sho-shojnë, thonë shkodranët, e Benet Beci si shkodran prej Tirane fatkeqësisht po i bën të dyja!
Ndonëse e kishte pranuar vetë se biçikletat janë simboli i Shkodrës dhe korsia për biçikleta është një projekt që duhet realizuar menjëherë, në takim me syrin e kamerës së Blendi Fevziut erdhi me një motor klasi!
Për të treguar se ka lekë s’ka arsye sepse 15 vjet në krye të Fondit Shqiptar të Zhvillimit vetëm rrëfimet e zbatuesve të projekteve mjaftojnë që t’i stërmbushin me dosje arkivin e SPAK-ut!
Por kjo nuk e pengon Benetin të vazhdoj garën për kryebashkiak, ashtu siç nuk e pengoi t’i thotë vendlindje Shkodrës deri në momentin kur e zbuluan mediat se Benet Beci ka lindur në Tiranë!

Edi Rama & Benet Beci takim në Shkodër - 2023
Edi Rama & Benet Beci takim në Shkodër – 2023

Ndoshta kjo është dhe arsyeja që nuk kishte kurrfarë ndjeshmërie kur në krye të KESH-it përmbyste Shkodrën, dhe i kemi ra në qafë kot edhe kur Shkodrës si qytet universitar iu transferua Drejtoria e Arsimit në Lezhë, dhe ky si deputet i Parlamentit të Shqipërisë me votat e shkodranëve, heshti!
Ama, meqë po bën përpjekje t’i bëjë nul gjithë arritjet e Bardh Spahisë për vetëm një vit sa është në krye të Bashkisë Shkodër, këtij analfabeti politik duhet thënë dhe ca gjëra, që ky njeri që pin kafe në prehrin e Edi Ramën bënë sikur nuk i kupton!
Ura Ulqin-Velipojë që ky premton se do ta ndërtoj ndërkohë kur u firmos marrëveshja asnjëri prej firmëtarëve, Kryeministrat Edi Rama dhe Dritan Abazoviç, nuk e dinin as vlerën e ndërtimit, është një urë që lidhë dy shtete dhe kryetari i Bashkisë Shkodër sikur ta ketë dhe ëndrrën e jetës, nuk e ndërton dot dhe as që mund të ketë ndonjë ndikim!
Nuk tha asnjë fjalë pse nuk u ndërtua rruga Lezhë-Shkodër, por, pa pikë turpi i vari vetes ca dekorata dhe filloi të flas për rrugën që po ndërtohet Velipojë-Shëngjin ku e shumta që mund të ndikojë kreu i Bashkisë Shkodër është, kompletimi i dosjes së shpronësimeve! Dhe, një detaj shumë i rëndësishëm që edhe Edi Ramën e bënë të parëndësishëm e lëre më kryetarin e Bashkisë Shkodër, fakti se kemi të bëjmë me një aks që është pjesë e Autostradës Adriatik-Jon, që është nismë dhe realizim evropian!
Të thuash se Benet Beci nuk njehë ecurinë e thithjes dhe përdorimit të fondeve duhet të jesh idiot si Edi Rama i vitit 2013, por dhe ta thuash si premtim elektoral se do të krijoi Fondin e Zhvillimit të Bashkisë Shkodër, duke shpërfill faktin se si i tillë ai mund të funksionoj vetëm nën vartësinë e Qeverisë së Shqipërisë, duhet të jesh idiot vetëm si Benet Beci i vitit 2023!
Një sajdisje e Benet Becit që la shije të mirë ndër ata shkodranë nostalgjikë të komunizmit ishte takimi me kolegët dhe nxënësit e babait të tij mësues! Pjesa tjetër e shkodranëve që njohin mortajën si dëmtuesen e Pazarit të vjetër të Shkodrës ku nuk kishte më aq shumë njerëz si nga Rruga e Madhe ashtu dhe ajo e Perashit, Ura e Bunës, Ura e Bahçallëkut, Rruga Karahasej dhe ajo e Shahsivar Beut, dhe shuarjen e plotë të Pazarit nga komunistët, vetëm mund ta imagjinonin se cila ishte ajo sallë që do të mbante gjithë nxënësit sot mjekë të babait të Bardh Spahisë, kirurgun e njohur Ali Spahia! Se për pacientë të mos flasim, i kishte dhe vartës Beneti si në Fondin Shqiptar të Zhvillimit ashtu dhe KESH, që sot janë gjallë, e thonë vetë, falë Dr. Ali Spahisë, sado që me përbuzje mundohet të flas Benet Beci për familjen e madhe Spahia!

Rama - Beci - Berisha
Rama – Beci – Berisha

Por, shkodranët që nga ekzistenca e tyre e kishin të qartë se smundja vjen n’kalë e shkon n’kamë, sot ju rezulton se edhe komunizmi është i tillë, madje një sëmundje shumë më e rëndë se sa që e kanë menduar themeluesit, dhe, në tokën e shqiponjave vazhdon të jetë n’kalë!
Dhe, sado miliona që premton Benet Beci dhe hap thesin Edi Rama, shkodranët si kanë besën n’sa micës n’fruer! Sepse e gjitha nuk përfundon aty kur thotë Benet Beci se projekti në liqe do të jetë si Lungomare në Vlorë, dhe do të kushtoj 20 milionë euro.
Kjo marrëzi, si ajo e Vlorës vjen në paketë, dhe mund të filloi pikërisht me pushtimin e Shkodrës, 14 Maj! Ndërtimi i Lungomares në Vlorë filloi me shkatërrimin e 200 bizneseve, dhe kur ndërtimi vazhdoi dhe shkatërrimet pa kriter u shtuan, vlonjatët në një mëngjes të bukur u zgjuan pa kryetarin e bashkisë, Dritan Leli; dhe, më nuk e panë në krye të detyrës!
Sot, Shkodra, pas shumë pushtuesve dhe jo vetëm, që ka pa shkodran prej Puket e besa edhe shkodran të terun, ka nevojë për një kryetar të bashkisë dhe jo një dritanlel shkodran që vëzhgon realizimin e ëndrrave të Edi Ramës, siç e ka projektu veten Benet Beci!
Sot, Shkodra ka tjetër nur dhe është e qartë se ia ka kthyer Dr. Bardh Spahia, me menaxhim ndryshe të qytetit, me art, me kulturë dhe hapësirë më të madhe qytetare që u pasqyrua dhe me turizmin në rritje; Aq sa mund të krijohet në Shqipërinë e sunduar nga Edi Rama!
Dhe, më 14 Maj, nuk ka shkodran që do ta fikë këtë dritë shprese duke pasur parasysh synimet e djallit me Shkodrën, ndryshe:
Shkon djalli Edi Rama me ndye n’prrue, e vjen e fshin Benet Becin për Shkodër!

Marre nga Pa frikë – Maj 11, 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.