back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Beqir Ajazi – “Kalorësi” i Urdhrit të Meritës… nga Tanush Kaso

Gazeta

Beqir Ajazi (1920-2017)
Beqir Ajazi (1920-2017)

Beqir Ajazi – “Kalorësi” i Urdhrit të Meritës…

(20 korrik 1920 – 3 gusht 2017)

nga Tanush Kaso

Për Beqir Ajazin, jo vetëm si shkrimtar, por edhe si njeri,
kanë të drejtë të hamendësojnë se si do t’i kishte vajtur
filli karrierës së tij nëse nuk do të qe përfshirë
në vorbullën e konfliktit të madh të Luftës së Dytë Botërore.
Do të kishte gëzuar, pa dyshim, karrierën e një gazetari dore e parë.
Por edhe të një mjeshtri përkthimi të letërsisë botërore.
Beqir Ajazi do te ishte pranuar si “Kalores”
në Urdhrin e Meritës të Republikës Franceze
jo në vitet ’90, kur u pranua, por shumë më herët.
Qysh 23-vjeçar kishte përkthyer
dhe botuar tanimë dy kryevepra të letërsisë franceze:
Joseph Bédier, “Romani i Tristanit e Izotës” (Mesagjeritë Shqiptare 1944),
dhe François Coppeé, “Henrietta” (Ismail Mal Osmani 1944)…
aurel plasari (panorama)
.
Beqir Ajazi - “Nga shkaba me kurorë te drapri me çekan” (2000,
Beqir Ajazi – “Nga shkaba me kurorë te drapri me çekan” (2000,
Është ndarë nga jeta me 3 gusht 2017, në moshën 97-vjeçare Beqir Sure Ajazi, më i moshuari ish-i burgosur politik i Tiranës e ndofta i Shqipërisë.
Beqir Ajazi lindi me 20 korrik 1920, në Dibër të Madhe, ndonëse është me prejardhje nga fshati Prezë i Tiranës, ku kishte edhe shtëpinë atërore dhe pronat stërgjyshore.
Ai ishte edhe ndër të parët nacionalistë të dënuar nga regjimi komunist.
Beqir Ajazi, kreu mësimet në Liceun e Korçës, ku spikati talenti i tij letrar dhe gazetaresk si dhe dashuria për gjuhën dhe kulturën frënge.
Në vitin 1943, ai u emërua sekretar në Ministrinë e Kulturës Popullore dhe më pas redaktor në ATSH si dhe në gazetën “Bashkimi i Kombit”.
Mori pjesë në Kongresin e Legalitetit, që u mbajt në fshatin Herraj të Tiranës, me 1943.
Me 21 nëntor të vitit 1944, u arrestua nga forcat komuniste dhe me 29 maj 1945, Gjykata komuniste e dënoi fillimisht me vdekje, për gjoja “krime lufte”. Por, më pas dënimi iu ul në 15 vjet burg, prej të cilave vuajti rreth 10 vite burg. Dhjetë vite te tjera i kaloi në internim.
Të gjitha pronat e familjes së tij u konfiskuan nga shteti komunist.
Mbas vitit 1991, ka botuar shumë shkrime në gazeta dhe revista, si edhe librat me mbresa e kujtime: “Nga Shkaba me kurorë tek Drapri me çekan”, “Nuk m’u nda burgu i Burrelit”, “Sure Ajazi, ky kreshnik i kohës sonë”, “Kush ishte Enver Hoxha”, etj… Ka përkthyer nga frëngjishtja librat: “Tristani dhe Izota”, “Henrieta”, “Spastrimi etnik”, etj..
Në vitin 2002, shteti francez e dekoroi me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Meritës”.
Vdiq në Tiranë me 3 gusht 2017.
.
Beqir Ajazi - Rrno per me tregue...
Beqir Ajazi – Rrno per me tregue…

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.