kullat karakteristike të malësisë, mënyrën e jetesës,
traditat dhe gjakmarrjen.
.
Në një artikull interesant për tri shkrimtaret amerikane Ayn Rand, Isabel Pattersen dhe Rose Wilder Lane, theksohej se ato me veprat e tyre, pavarësisht nga njera tjetra, kishin arritur në një mendim filozofik të përbashkët për idenë e lirisë, duke inspiruar Lëvizjen Liberatore. Për koincidencë të tria shkrimtaret në një vit (1943) botuan librat “The discovery of Fridom” R. W. Lane, “The God of the Machine” I. Patterson dhe “The Fountainhead” Ayn Rand.
Në themel të filozofisë tyre dhe që përbënte bazën morale ishin të drejtat natyrale të njeriut, për t’ju kundërvënë tiranisë kudo në botë. Si vizionare, ato bashkuan optimizmin shpresëdhënës që njerëzit të jetojnë të lirë duke inspiruar kështu miliona njerëz.
Ata guxuan të deklarojnë njëzëri se kolektivizmi (në B.S…) është i dëmshëm (evil).
Njera nga këto shkrimtare te shquara, Rose Wilder Lane, kishte vizituar Shqipërinë, që në vitin 1921, dhe kishte shkruar shumë për vendin tonë. Ajo që më ofroi më shumë në këtë temë ishte se Lane kishte qëndruar në Shkodër dhe se ngjarja që kishte ndjekur në Malësinë e Madhe e kishte frymëzuar për veprën e saj “Zbulimi i Lirisë”
Me 1920, Rose e ftuar nga Kryqi i Kuq Amerikan, punoi si publiciste në këte mision humanitar. Për këtë, Rose udhëtoi në Europë e Azi për të observuar se si funksiononte ky shërbim dhe për të vepruar dhe ndihmuar vendet e prekura nga Lufta e Parë Botërore.
Kur erdhi erdhi në Shqipëri, mijëra refugjatë lufte ishin larguar nga Kosova, Plava e Gucia dhe nga trojet e tjera të lëna jashtë kufijëve.
Ajo shkoi në Shkodër, ku vepronte Kryqi i Kuq Amerikan, që jepte ndihma në emër të “Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës”. Këtu fillojnë lidhjet e Roses me Shqiptarët dhe me djalin, Rexhë Meta, i cili e shoqëroi ne fillim si përkthyes dhe me pas Rose e adoptoi duke e konsideruar si birin me të shtrenjtë të shpirtit saj.
.
Vepra e saj për Shqipërinë është “The Peaks of Shala” (Majat e Shalës) ku Rose përshkruan terrenin e thyer, kullat karakteristike të malësisë, mënyrën e jetesës, traditat dhe gjakmarrjen.
Letrat, që Rose u dërgonte miqëve të saj, ku përshkruheshin ngjarjet nga jeta politike e shoqërore janë përmbledhur me titullin “Albanian Garden”. Në këto letra janë paraqitur me hollësi, përveç të tjerave edhe ngjarjet e vitit 1922, dhe figura shumëdimensionale e Ahmet Zogut. Aty shihet interesi i saj për Shqipërinë, vend që ajo e zgjodhi të jetojë përgjithmonë.
Vepra Kulmore e Rose është “The discovery of Freedom” (Zbulimi i Lirisë). Kjo vepër filozofike nuk bën fjalë për Shqipërinë, por është e rëndësishme për ne sepse Rose për të ndërtuar Kryeveprën e saj e mori frymëzimin nga një ngjarje të cilën e përjetoi ne Majat e Shalës dhe u bë zanafilla e filozofisë së saj në mbrojtjen e lirisë së individit dhe të pronës private.
Në atë fshat, shkruan Rose, gjeta një jetë fisnore të mbyllur nga gjakmarrja,por me njerëz fisnikë e mikëpritës.
Kur Rose ishte për darkë në një familje fisnore, papritur u bë dëshmitare e një debati midis një gruaje të ve dhe krerëve të fisit. Për mysafiren amerikane nuk ishte e lehtë të ndiqte një bisedim të ashpër nga paria e fisit ndaj gruas “rebele”.
Gruaja që e frymëzoi ishte një 21-vjeçare e martuar me dy fëmijë, së cilës ia kishin vrarë burrin serbët pas 5-vjet martesë. Gruaja në fjalë, në kundërshtim me traditën dhe normat fisnore kërkonte që shtëpinë, të cilën e kishte ndërtuar me burrin e saj, ta trashëgonte vetëm ajo me dy femijët. E veja 21 vjeçare, me një kurajo dhe vendosmëri shtronte kërkesën për pronën private.
“Këtu do të jetoj unë me dy fëmijët e mi”
Sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, ku thuhej: Gruaja e ve flet vetë – mund të ishte një shtytje që e bëri aqë të vendosur gruan të flasë përpara kuvendit, apo e drejta natyrale dhe forca e argumentit se: – “Këtë shtëpi e kam ndërtuar me burrin tim – e bënë atë të vetëdijshme që mos të tërhiqej nga kërkesa për pronësinë.
Besoj se të dyja bashkë e bënë atë burrneshë të kapërcejë kufizimet e atij sistemi primitive, një guxim i paparë dhe i padëgjuar ndonjëherë në ato anë e në ato kohra.
Prania e gazetarës amerikane në atë Kuvend i vuri në një pozitë të vështirë krerët e fisit. Ata mundoheshin ta sqaronin mikeshën e huaj, se kjo nuk kishte ndodhur kurrë në fisin e tyre, dhe se ajo ishte nje ortek për fshatin.
Ata ishin kureshtarë të dinin më shumë për vendin ku jetonte Rose, se si veprohej atje për te drejtën e pronës.
Rose, duke parë se shpjegimet e saj binin ndesh me gjykimin e tyre, shkruan: “Ishte jashtë fuqive të mia të interpretimit”. Nderkohë, Rose e quante të drejtë kërkesën e gruas se re.
Ajo u mahnit nga këmbëngulja dhe forca e karakterit të saj, edhe pse e vetme në atë kuvend të burrave dhe pa asnjë mbështetje nga anëtaret e fisit, vazhdonte të mbronte të pandryshuar kërkesën e saj: “Shtëpia është e imja, unë dua shtëpinë time!”
Kur situata u acarua midis asaj dhe parisë, njeri nga pleqtë u ngrit, por i pafuqishëm për të argumentuar kundërshtimin thirri: “A kanë pa malet tona nji gja të tillë në qindra – qindra vjet ma parë se të vinin turqit? Ajo asht gogoli!”
Përgjigjja e gruas ishte: “Me këto duar e kam mbuluar çatinë, unë nuk do ta jap shtëpinë time!”
Në fund, kryetari i fisit i ndodhur në shtëpi përballë miqëve të huaj, u detyrua ta sqaronte më mirë problemin e hapur. Ndër të tjera ai tha: “Shtëpia i takon fisit dhe jo një njeriu. Asnjë prej nesh nuk mund të thotë se kjo është shtëpia ime, sepse ne jetojmë të gjithë bashkë. Kështu ka qenë edhe përpara se të vijnë romanet dhe kështu do të jetë gjithmonë!”
Kur pjesëtaret e fisit iu përgjigjen unanimisht kryetarit “Të lumtë goja!” Gruaja e re u ngrit e revoltuar dhe pa folur asnjë fjalë e la kuvendin, ku vetëm kërcitja e derës e prishi qetësinë e krijuar pas fjalës së fundit.
.
Rose, që gjithë kohën kishte observuar qëndrimin e gruas se re dhe e kishte miratuar kërkesen e saj te drejtë, e përshkruan me detaje pamjen e saj fizike dhe shpirtërore në ate moment kritik: “Ajo u largua nga dhoma e debatit pa përshëndetur, por ajo grua kurrë nuk do të pushojë së kërkuari shtëpinë e saj. Ajo kurrë nuk do të jetë e qetë, derisa ta marri pronën e vet…”
Gjithë këto, që Rose i shkruante në veprën “The Peaks of Shala” u bënë pjesë e asaj filozofie që mbronte me forcë pronën private dhe të drejtat e individit në veprën “Zbulimi i Lirisë”.
Rose dhe dy mikeshat e saj, I. Patterson dhe Ayn Rand, tri gra të guximshme, e kishin demaskuar kolektivizimin në Bashkimin Sovjetik. A. Rand ishte desidente ruse, iku nga Rusia sepse e kishte jetuar bolshevizmin. Ndërsa Lane e kishte vizituar B. S. në vitin 1921, ku takoi fshatarë të uritur në Gjeorgji, Azerbaixhan… e gjetkë, të cilëve u kishin marrë tokën forcërisht dhe jetonin të dëshpëruar në ate realitet të nxirë.
Për Rose W. Lane vënia përballë e Komunizmit primitiv me ate “modern” qenë një burim për analisten për të argumentuar vlerat absolute të lirisë e të përgjegjësisë personale.
Ne veprën “The Discovery of Freedom” (Zbulimi i Lirisë), ajo filtroi mendimet dhe eksperiencën e saj shumëvjeçare, pikënisje për të cilën ishte malësorja shqiptare që mbrojti me forcë pronën private.
Në këtë vepër Rose qëndroi konsekuente deri në fund e pikëpamjeve të saj, duke ngritur lart të drejtat natyrale të njeriut dhe duke u bërë pjesë e asaj filozofie që ka në bazë kundërshtimin e tiranisë kudo në botë.
Si misionare Rose Wilder Lane, është dekoruar nga Ministri erudit, Rauf Fico më 1930, së bashku me të tjerë misionarë amerikanë, mësues, infermjerë dhe shkrimtarë me dekoratën “Oficere e urdhërit të Skënderbeut”
(Për dijeni, në janar të vitit 1924, në parlamentin e kohës, deputeti Rauf Fico, lajmëron të pranishmit për vdekjen e Presidentit Woodrow Willson dhe propozon të mbahen 5 minuta heshtje në nderim të mikut të shquar të shqiptarëve)
Sot Rose W. Lane e vlerësuar nga Diplomati më i shquar shqiptar Rauf Fico, meriton shumë që emri i saj të rishkruhet në ballë të një institucioni si xhest mirënjohje për veprën e saj dhe si mike e nderuar e shqiptarëve.
.
*Titulli në gazetë ishte “Zbulimi i Lirisë”; titulli i ri i shkrimit u paraqit nga Radiandradi
Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.