back to top
6.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Biblioteka e Lahutes – nga Fritz Radovani

Gazeta

Lahutar shqiptar
Lahutar shqiptar

Biblioteka e Lahutes

nga Fritz Radovani

“Lahuta mbet varë n’tra,
Mixha kalbët n’dhé,
e, nipat s’dinë me i ra!” (martin camaj)
.
Biblioteka e Lahutes
Biblioteka e Lahutes

Kur lexova disa thanie të ditve të fundit pёr “Lahutёn e Maleve tona”, m’u kujtue i madhi Profesor Zef Mirdita, që shkruente në librin e vet “Krishtenizmi ndër Shqiptarë”,

një porosi e Papës Leoni XIII, dhanë me 18 Korrik 1882: “Ligji i Parë i historisë është, që mos të guxohet të thuhet diçka e rrejshme, pastaj mos të guxohet të heshtet e vërteta” fq. 46.
E ky ligj pёr të ndjemin Profesor Zef Mirdita, ishte çdo shkronjë e vume me kujdesin e dashni të pakrahasueshme ndёr veprat tija Atdhetare.
Thaniet e tij asht mirë të lexohen dhe të mbahen mend prej shumë “Prof. Dr. e Akademikë” që sot, s’e kanë as guximin, as burrninë dhe as kulturёn e Tij pёr me thanë atё që asht e shkrueme në rreshtat e fundit të librit, pavarsisht nga “shkaqet” e rrethanat:
“Në rast se ekziston sot një territor i pavarun, i njohur nga Bota me emrin Shqipëri, një meritë e madhe për këte i takon Kishës Katolike në Shqipni dhe Klerit të Saj.”
“Shqiptarët me Skёnderbeun në krye, luftuan kundёr pushtuesve osmanë. Kjo luftë kishte karakter mbrojtës, çlirimtar dhe asnjëherë fetar, siç duan ta interpretojnë disa. Kjo luftë padyshim ka qenë dhe mbetet thelbi i nacionalizmit shqiptar…”
Dikund tjetёr del qёllimi i Lahutës: “…Kallxon nji zojë që, asokohe bante punën si përkthyese në shërbim personal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanie diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist dhe Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me tё kemi plagosë për vdekje klerin katolik! -Po, po!… – vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e themel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990” fq. 36, 1993.
Kaluen 100 vjetë që sllavët ua kanë ngulë sytë e zgurdulluem “Lahutës” dhe Malsisë saj, me mujtë me i “shkombtarizue”, me ndihmёn e antiveriorëve “vëllezër të gjakut tyre”.
Urrejtja kjo brengë djallzore e trashigueme… tash sa shekuj, vazhdon me vra shqiptarët!
.
Melbourne, Dhjetor 2018

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.