back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Biden i quan votuesit e Trump “plehra” – nga Rob Kore

Gazeta

Trump në takimet me elektoratin...
Trump në takimet me elektoratin…
Biden i quan votuesit e Trump “plehra” (garbage)
nga Rob Kore

Historikisht gjatë fushatave elektorale demokratët kanë demonizuar (duke quajtur Hitler) pa përjashtim të gjithë kandidatët/ presidentët amerikanë, që nga Reagan, Bush e deri tek McCain dhe Romny.
Po kurrë nuk kishin arritur kaq poshtë sa të denigronin votuesit e një kandidati për president.
Si zakonisht këtë precedent (lexo direktivë) e vendosi Hilari. E dëshpëruar mbas humbjes së vitit 2016, ajo i quajti votuesit e Trump “a basket of deplorables”.
Më tej, vazhdimisht në këto 8 vite votuesit e Trump janë emërtuar “të mjerë”, “injorantë”, “të paarsimuar”, “plehra” deri edhe “terroristë”. Pra, ata akuzojnë “terroristë” të gjithë atë pjesë të gjerë të amerikanëve që nuk voton për ta.
Në fakt, po t’i analizosh më tej këto emërtime çfarë del?
Në përgjithësi Trump e voton shtresa e mesme.
Janë njerëzit e punës, ata që përpiqen nga mëngjesi në darkë për të mbajtur familjet e tyre.
Nëse do duhej të flisnim për plera, apo për injorantë e të paarsimuar, këtë kategori e gjen me shumicë në getot e Amerikës.
Nëpër gëto ndodhin ngjarjet më të ndyra të paimagjinueshme.
Këta janë votues konstant të së majtës.
Ndërsa terroristë të vërtetë janë një shumicë votues demokratë të cilët kërkojnë haptazi vrasjen e Trump!
Pra, akuzo kundërshtarin për atë që je ose bën vetë.

Donald Trump - pikture nga Avni Delvina
Donald Trump – pikture nga Avni Delvina

Po propaganda e mediave çfarë bën?
Ata si zakonisht dizinformojnë dhe misinformojnë.
Gjatë periudhës Trump i mëshojnë fort propagandës se Amerika është e përçarë, dhe jo pa qëllim.
E bëjnë për të treguar se Trumpi përçan. E gjithë fushata e tyre nuk është fushatë idesh, është vetëm “character assassination”.
Në fakt, Amerika historikisht ka qenë “e përçarë”, për shkak të luftës së fortë politike.
Në demokraci nuk është e pashëndetshme lufta e fortë politike, më mirë të kesh pak më shumë përçarje, se sa unitet.
S’ka nevojë ta shpjegojmë se cilët sisteme kanë unitet.
Në fund të fundit kjo “përçarje” nuk e ka penguar asnjëherë Amerikën të bëhet superfuqi në çdo fushë.
Po sidoqoftë, Amerika ka një veçanti.
Në historinë e saj janë vrarë e plagosur 7 presidente, 6 prej tyre republikanë.
Trump 2 tentativa për vrasje.
Në rastin e Trump sot jemi dëshmitarë vetë për gjoja “dështimin” e mbrojtjes ndaj një ish presidenti.
Nuk ishte dështim apo paaftësi siç mundohen ta paraqesin, e nuk mund të mendohet se Amerika nuk mbron dot një ish-president.
Ishte neglizhencë e qëllimtë që të ndodhte vrasja.
Vrasja e presidentëve po, kjo krijon përçarje të vërtetë.
Kush e krijon këtë përçarje?
1.Katty Griffith del me kokën e prerë të Trump që kullon gjak. (Trump ka një djalë 12 vjeçar që e shikon këtë skenë).
Artistët e Holliwood që mbështesin republikanë si Clint Eastwood, Jon Voight, Mel Gibson, nuk do ta bënin kurrë të dilnin me kokën e prerë të Kamalës që kullon gjak.
2.Madonna del publikisht dhe deklaron se Shtëpia e Bardhë duhet hedhur në erë.
3.Johnny Depp deklaron se është koha për të vrarë një president.
4.Biden deklaron së Trump duhet vënë në shënjestër.
Pra, 2 konkluzione:
-Demokratët kanë arritur në pikën me të ulët në histori duke quajtur gjysmën e Amerikës “plera”, “terroristë” etj.
-Përsa i përket përçarjes dhe dhunës të majtët në këtë pikë shkëlqejnë.
E kanë strategji fitoreje.
(*love smart people)

Marrë nga muri i FB Rob Kore, 31 tetor 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.