Biografi e Sylvester Stallone
Ditëlindja 6 korrik 1946
Vendlindja New York City, New York, SHBA
Role të shquar John Rambo në Rambo
Rocky Balboa në Rocky
Filma & seriale të shquar Rocky, Rambo, Cliffhanger
Kombësia Amerikan
Sylvester Gardenzio Stallone lindi më 6 korrik 1946, është aktor, regjisor si dhe skenarist amerikan. Sukseset më të mëdha arriti me interpretimin e roleve Rocky dhe Rambo në seritë e filmave të zhvilluar mbi personalitetin e këtyre personazheve.
Është i nominuar 2 herë për Oskar si aktori më i mirë (1976) dhe për Skenarin më të mirë të shkruar për të njëjtin film.
Sylvester Stallone ka lindur Michael Silvester Stallone Gardenzio në New York City , djali i madh i Frank Stallone, Sr. Sylvester Stallone
Detaje nga jeta e aktorit të madh të Hollywood që nuk i kishit dëgjuar më parë.
Të gjithë e njohin aktorin Sylvester Stallone, megjithatë këto pesë fakte për jetën e tij rrallë kush mund ti ketë dëgjuar.
.
1.Lindja
Stallone ka lindur në New York, më 6 korrik 1946. Lindja e tij ishte e vështirë. Gjatë lindjes mjekët i kanë dëmtuar aksidentalisht nervat duke lënë një pjesë të fytyrës të paralizuar. Prandaj aktori ka një artikulim të veçantë.
2.Vuante nga ADHD
Stallone ishte një i ri problematik. Ai vuante nga sëmundja e hiperaktivitetit (ADHD). Kjo sëmundje nuk e lejonte atë të përqëndrohej duke mos përmbushur detyrat me shkollë. Për këtë arsye ai ka ndëruar 17 shkolla.
3.Nëna e tij ishte një mundës
Pak e dinë këtë, por nëna e Sylvester Stallone ishte një mundës. Ndërsa djali i saj luajti më pas një nga rolet më të paharrueshme në historinë e filmit, rolin e boksierit Rocky.
4.Ai ka punuar në një sallon bukurie
Ai është shfaqur me rolet e tij, si një burrë me superfuqi. Por a e dinit se kur ai ishte adoleshent nëna e dërgoi të punonte në një salon bukurie që ishte në pronësi të një të afërmit të tyre.
5.Kundërshtar i armëve
Edhe pse në filmat e tij si Rambo dhe Expendables, armët ishin një nga atributet kryesore në film, aktori është një kundërshtar i pasionuar i armëve në jetën reale.
.
Historia e trishtë e Sylvester Stallone
Sylvester Stallone është një nga emrat më të mëdhenj të filmave amerikan.
Por nëse kthehemi prapa për të parë historinë e tij, ajo është nga më të trishtat në Hollywood.
Stallone ka qëndruar me javë të tëra poshtë një ure në New York duke shitur gjithçka që kishte për të mbijetuar.
Madje atij i’u desh të shiste edhe qenin e tij për 25$, pasi nuk kishte ushqim për të.
Një ndeshje boksi mes Mohammed Ali dhe Chuck Wepner ishte ajo që i dha frymëzimin për të shkruar filmin Rocky.
Ai shkroi skenarin për 20 orë dhe u përpoq ta shiste duke marrë një ofertë të majme prej 125.000$, por me një kusht… Stallone kërkonte që të ishte edhe vetë pjesë e filmit, gjë që u refuzua në mënyrë kategorike, pasi ishte askushi.
Javë më vonë studio e prodhimit i ofroi dyfishin e parave por Stallone sërish nuk pranoi duke i thënë se ishte vetëm ai që mund ta luante këtë film. Atëhere studio i ofroi vetëm 34.000$ dhe pranuan që ai të ishte pjesë e filmit.
Pasi mori paratë ai qëndroi tri ditë në vendin ku e kishte shitur qenin, pasi donte ta blinte sërish, dhe kur i zoti i ri u shfaq me qenin, u shpreh se nuk e shiste më.
Atëherë Stallone nga 25$ që e kishte shitur, i ofroi gjysmat e skenarit të filmit Rocky, pra 17.000$, vetëm që qeni të ishte sërish i tij.
Sylvester Stallone reagon pas lajmit të rrejshëm për vdekjen e tij.
Para disa ditësh është përfolur se ylli hollivudian, Sylvester Stallone ka ndërruar jetë, transmeton Klan Kosova.
Pas këtij lajmi të rrejshëm ka reaguar vetë aktori përmes një postimin në rrjetin social Instagram duke thënë se “është kthyer nga vdekja”.
Ai ka publikuar një video në të cilën shoqërohej nga vajzat e tij, Sophia dhe Sistine.
“Po i shikoj vajzat e mia jashtë gjatë një stuhie të lehtë breshëri… Është gjë e bukur të kthehesh nga të vdekurit”, ka shkruar 71-vjeçari në përshkrimin e videos.