Jozef Radi
Biografia
16 janar 1957 – lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu jetonin te interrnuar në Kampin e Kuçit të Kurveleshit… Ishte i vetmi fëmijë në t’ashtuquajturin “Kampi i 100 Intelektualëve”…
1957 – pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij, me të njejtin emër, e regjistron si Jozef…
1957-1961 – ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe së fundi n’atë të Savrës…
1963-1971 – kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira…
1971-1976 – ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si… i biri i Lazër Radit!
1974 – 1976 – janë në të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë autorë të njohur librash brenda dhe jashtë Shqipërie…
1976 – fillon si puntor bujqësie në fermën e Savrës
1977-1979 – kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Tepelenë dhe Dropull të Gjirokastrës…
1981 – mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera… As bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë…
1984 – bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike… e pengojnë edhe pse Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”e kishte vlerësuar si… “të botueshëm…”
1984-1990 – krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit…
1989 – së bashku me Lazër Radin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit malazes Bërkoviqit, e cila kalon nën dorë si vepër antidiktaturë…
1990 – së bashku me Familjen, vendosen në Tiranë, dhe nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi… duke kontribuuar me besim se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës…
dhjetor 1990-31 mars 1991 – ndjek nga afër lëvizjen studentore dhe ndryshimet demokratike…
mars 1991 – boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca.
maj 1991 – regjistrohet në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik.
1993 – botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” Shtëpia Botuese “Lilo”
1993 – drejton botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra (9-10-11)…
1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës.
qershor 1994 – mbaron Fakultetin Juridik
26 maj 1997 – ngjarjet tragjike të vitit ’97, ishin për të dëshmi e vrasjes së demokracisë… Detyrohet të emigrojë familjarisht në Itali.