back to top
5.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Biografia e autorit Frankofon Belgo-Shqiptar – Skënder Sherifi

Gazeta

Skënder Sherifi
Skënder Sherifi

Biografia e autorit Frankofon BelgoShqiptar

Skënder Sherifi

Informata Praktike

Skënder Sherifi, shkrimtar e poet i njohur, konsiderohet si përfaqësues i denjë i shkrimtarëve shqiptarë që zhvillojnë karrierën e tyre jashtë atdheut. Në një klimë të gjallë intelektuale mes kulturës franceze dhe belge, ai hyri me një autoritet të pabesueshëm. Me një arsimim të plotë, ai paraqet një sërë krijimesh rreth natyrës njerëzore me një force të tillë, saqë vargu i tij, së fundi, mbizotëron përkrah shkrimtarëve të tjerë më mbresëlënës të kohës.
Skënder Sherifi, lindi në Kosovë, më 16 tetor 1954. I ati Shpend Sherifi ishte Oficer i Mbretit Zog me origjinë nga Tropoja. I burgosur nga Regjimi komunist i Enver Hoxhës, 1946-1951. Ndërsa nëna Xhevahire Sadria ishte shqiptare nga Mali i Zi – nga fshati Vuthaj, Plavë dhe Guci. Mistike e Sufiste që themeloi dhe inauguroi Tyrben ose Teqenë e zotit Sheh Ahmet Shkodra në Shkodër. Autori ishte në moshën njëvjeçare, kur familja e tij emigroi në Bruksel, si refugjatë politikë, me 1 gusht 1956.
U diplomua në vitin 1980. me titullin Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë frënge. Për një kohë të konsiderueshme ka punuar si gazetar profesionist i artit dhe kulturës në radion dhe shtypin belg, duke realizuar rreth 700 intervista me krijuesit më të famshëm frankofonë, por edhe anglofonë, italianë e spanjollë në Bruksel dhe Paris. Krijues si Sergio Leone, Vittorio Gassman, Alberto Sordi, Gérard Depardieu, Jeanne Moreau, Annie Girardot, Jean Réno, Juliette Binoche, Denis Lavant, Charles Aznavour, Alain Bashung, Serge Reggiani, etj… Nga viti 1992 e në vazhdim, ka punuar në arsim, fillimisht si Profesor i Marrëdhënieve Publike, në shkencat e komunikimit, në U.F.I. (Universiteti Frankofon International) në Bruksel, por dhe në disa shkolla të mesme të Belgjikës frankofone – i emëruar Profesor i gjuhës frënge dhe i edukatës civike apo qytetare nga Ministria e Arsimit në Bruksel.
Jeton dhe vepron në Bruksel, i martuar me një shqiptare, dhe ka një djalë aktualisht 12 vjeçar, Rafaelin.

Baza Fillestare:

Mes shqiptarizmit familjar, afektiv, edukativ, shpirtëror, folklorik, mitik e zakonor… Dhe kozmopolitizmit planetar, gjithë avanguardave evropiane dhe amerikane në a.d.n. bazë të artistit! Miksimi themelor…
Edhe pse ka punuar si Gazetar dhe Profesor, për të plotësuar nevojat praktike të Jetës, në thelb është Artist autentik i lindur dhe në esencë – “Poet”. Me një kulturë apo trashëgimi të dyfishtë. Edhe pse ishte bebe 1 vjeç kur erdhi në Belgjikë, autori Skënder Sherifi është zotërues i shqipes së veriut. I rritur dhe i edukuar nga familja e tij me frymën shpirtërore kombëtare, me dashurinë absolute ndaj atdheut dhe origjinës. Babai i tij mbante “Oda Malësore” në kryeqytetin belg, ku shkonin gjithë emigrantët shqiptarë, dhe për këto virtyte zgjidhet si personazh emblematik i romanit Mërgata e Qyqeve – të zotit Nasho Jorgaqi, me emrin e tij, Shpend ose zotëri Shpendi. Kështu që Autori jetonte me familjen e tij në mes të Brukselit, pra në kryeqytetin Evropian, në ambientet shqiptare kanunore, në ritet e Shqipërisë veriore, në “Lahutën e Malësisë”. Mirëpo paralelisht për nga formimi i tij frankofon dhe eksperiencat e tij personale, mund të thuhet lirisht që Skënder Sherifi është një rezultat evident i Majit 1968 në Paris, i Festivalit muzikor të Woodstokut, i Surrealizmit, i Popit dhe Rrokut, i Slamit dhe Rrapit, i Ekzistencializmit, i Romanit të ri dhe Teatrit Absurd, i Beatnikëve amerikan, i Andy Wahrolit, Basquiat, Harring-ut, etjerë… i Nouvelle Vague-s të Godarit, i kinematografisë italiane, amerikane, polake, suedeze, ruse, franceze, angleze, gjermane, spanjolle, dhe i gjithë Historisë së arteve plastike botërore dhe të stileve muzikore. Pra pikërisht gjithë kjo Materie bazë, kjo Alkimi e rrallë, unike, gati e pamundur figuron në “hard diskun bazë” të Autorit që nga fillimi. Dhe nga ky Paradoks aq befasues, i paparë në gjithë Historinë e Letërsisë shqiptare, pra nga kjo Eksperiencë unike, e pa shembull, lind detyrimisht Origjinaliteti i tij dhe Liria e tij absolute. Duke theksuar që Autori e ka të fiksuar dhe të kultivuar damarin shqiptar, që nga lindja me atë edukatën e tij familjare, diçka që ai vetë e ka ruajtur si një Trashëgimi, si një Thesar, pa e mohuar asnjëherë, përkundrazi duke e afirmuar deri sot! Pastaj më vonë shihet ajo besnikëri e Autorit ndaj Origjinës së tij, me etapën Kosovare dhe Shqiptare, e cila e konsolidon në identitetin e tij, duke e pasuruar pak më tepër sesa në emigracion, në një nivel universitarë dhe akademik, për nga ana kulturore dhe historike kombëtare. Pra mbi këto themele zhvillohet autori Skënder Sherifi, me një itinerar mjaft të guximshëm dhe aventuresk, që ndoshta nuk mund të kuptohet direkt në leximin e parë, porse e ka një logjikë të brendshme të qartë kur e analizon pak më thellë. Rrugëtimi i tij nuk është aspak një Loto e rastit! Sepse na dalin si evidente gjithë Vijat apo Pikat domethënse, simbolike dhe emblematike të itinerarit të tij. Mirëpo origjinaliteti qëndron në faktin, që çdo gjë vjen vetëm përmes intuicionit, e jo si diçka krejt e paramenduar. Te Sherifi flet instinkti primar, subkoshienca, dhe organizohet pastaj në mënyrë tjetër për t’na ofruar një Sens, i cili e ka një logjikë të qartë.

Biografia Artistike – Letrare

Skënder Sherifi, ka filluar realisht të shkruajë në vitin 1968, kur ishte veçse 14 vjeç. Mirëpo ka djegur të gjitha tekstet e tij të asaj periudhe deri në vitin 1972. Karriera e tij ka startuar me një “zjarr gjigant fjalësh”!

Etapa e parë themeluese është puro Parisiane
Pierre Seghers, në Paris: viti 1976 deri 1990

Skënder Sherifi, gjatë kohës së studimeve në Bruksel, i dërgon me postë, me sugjerimin e ish profesorit të tij, zotit Pierre Seghers, 200 poezi impulsive të periudhës adoleshente në Paris. Dhe Seghersi do i përgjigjet pas 7 muajve autorit anonim në Bruksel, me komplimente gjigante, sublime e absolutisht të papara për këtë bir emigranti shqiptar në Bruksel. Sidomos ato kur vijnë nga “Papa i Poezisë në Francë”! I duket ky fakt autorit, si një ëndërr e pabesueshme…
E fton pastaj për një takim në shtëpinë e tij në Paris, duke i pohuar, që: “nuk ka parë personalisht një Poet aq të fuqishëm dhe aq origjinal për më se 10 vjet, në Paris”, duke theksuar që Pierre Seghersi ishte vetë një Poet, themeluesi i një Shtëpie Botuese (referencë në Poezi) e cila mbante emrin e tij, dhe realisht botuesi më i madh i Poezisë në Evropë, plus miku i gjithë Personaliteteve dhe Autorëve më të famshëm që kishte Franca (Eluard, Aragon) por dhe mik personal intim i Jacques Chirac-ut, që atë kohë ishte Kryetar i Bashkisë së Parisit, pastaj Ministër, Kryeministër dhe President.
Pikërisht Pierre Seghersi, e adopton Skënder Sherifin shpirtërisht duke i hapur kështu Portat e Shtëpisë së tij dhe sidomos “Portat e Parisit”, duke e udhëhequr si të ishte Babai ose si Coach-i, i tij personal në kryeqytetin e famshëm francez dhe botëror, deri në fundin e viteve 1980. Kështu që eksperiencat e akumuluara, jeta e tij parisianë, gjithë takimet, përtalljet, përvojat letrare dhe njerëzore, do jenë për këtë Autor të ri shqiptar, një privilegj jashtë çdo vlere.
Autori vetë na thotë: “Ky ka qenë Universiteti im real i Oksfordit dhe Harvardit! diçka e pakrahasueshme!”
Skënder Sherifi në rrugëtimin poetik është njohur, ballafaquar me artistët e krijuesit më të famshëm të shekullit XX, nëpër mjediset e Parisit dhe Bregut të Azurit francez si: Louis Aragon; Claude Lévy Strauss; Fernand Braudel; Jacques Lacan; Gilles Deleuze; Pierre Emmanuel; Francis Bacon; Leo Ferré; Jean Luc Godard; Yves Bonnefoy; Robert Sabatier; Arrabal; Topor; Norge; Ionesco; Arletty; Maurice Blanchot, Philip Soupault, e me dhjetëra të tjerë. Diçka që nuk mund të përshkruhet!
Kjo eksperiencë parisiane franceze plotësohet edhe me botën artistike belge frankofone, pasi autori jeton edhe në Bruksel me Familjen e tij, dhe kështu i takon kohë pas kohe, të gjithë Krijuesit më të afirmuar të Belgjikës, me shkrimtarë, dramaturgë, aktorë, piktorë, regjisorë filmi, muzikantë, të cilët i vijnë për Darkë edhe të shpia.
Përmendim: Pierre Mertens, Jacques Sojcher, Jacques Izoard, William Cliff, Jean Pierre Verheggen, Phillipe Jones, Georges Thines, Robert Goffin, André Doms, Albert Ayguesparse, David Scheinert, Benoit Lamy, Paul Delvaux, Toots Thielemans, J.M. Folon, André Delvaux, Les Frères Dardenne, Jean Jacques Andrien, Arno, Vandekeybus, Jos de Pauw, Geert Van Istendael, le Baron Georges Sion, Marcel Moreau, Hugo Claus.

Etapa e dytë themeluese e autorit: Shqiptarizimi intelektual, rrënjosja e parë në vendlindje
Ibrahim Rugova në Kosovë: viti 1976 – 1980

Për të respektuar një amanet të Babait, i cili dëshironte që djali i tij të ruajë dhe të pasurojë shqiptarizmin e tij, pra që mos e harronte origjinën e tij, Skënder Sherifi pranon të shkojë në Prishtinë në vitin 1976, edhe pse ishte në lukset supreme franceze, dhe në kushte ideale, të ofruara nga Pierre Seghersi në Paris dhe në Provencë Por i shtyrë nga gjaku shqiptar, nga gjeni i të parëve, nga zëri i brendshëm, nga instinkti, shkon në Kosovë dhe mbërrin në shtëpinë e Piktorit shqiptaro-malazez, profesorin e Arteve plastike në Akademinë e Prishtinës, zoti Rexhep Ferri, dhe pas disa kohe shkon e jeton në Konviktin e Studentëve kosovarë në Prishtinë, përreth 4 vjet, deri në fundin e vitit 1980.
I ndarë mes Parisit të Pierre Seghersit – Brukselit ku jetonte familja e tij – dhe Prishtinës. Dhe gjatë asaj periudhe shqiptaro-kosovare, shumë interesante për Autorin, sidomos në formimin e tij si Shqiptar është takimi me Ibrahim Rugovën, i cili do të luante më vonë po atë rolin që kishte luajtur Pierre Seghersi në Paris, për autorin. Si një dhuratë e ardhur direkt nga Qielli!
I mahnitur nga personaliteti, eksperienca, fuqia dhe origjinaliteti i veprës së tij letrare e poetike, i duket Sherifi, si një mrekulli e vërtetë për botën shqiptare.
Zoti Rugova, bëhet miku i tij, vëllai i tij shpirtëror në Kosovë, dhe merret personalisht nga ana e tij etike, autentike dhe intelektuale, me veprën aq atipike të Skënder Sherifit si Poet (çka nuk e bën me asnjë Poet tjetër gjatë gjithë Jetës së tij!) Duke e njohur nivelin artistik dhe origjinalitetin e kësaj vepre, gati Marsiane për botën shqiptare në vitin 1976, Ibrahim Rugova, sikurse Pierre Seghersi, e kupton rëndësinë e saj dhe vlerën që mund të ketë në të ardhmen për Brezat e ri.
Ai, me një ndershmëri të paparë, niset me idenë bazë: “si mund ta vendosë këtë Autor brenda gjithë normave letrare shqiptare, por i cili na vjen me një eksperiencë dhe një pasuri njerëzore e artistike, ndoshta unike dhe të papërsëritshme në krejt Botën tonë shqiptare, siç e thoshte ai vet në atë kohë? Pra çka me bërë me atë Njeri që e ka të njejtën origjinë me ne, por i cili vjen nga një tjetër Galaksi poetike, e pa njohur në Kosovë?”
Ibrahim Rugova ia shtron spontanisht vetes Detyrën njerëzore e përfshirjes së krijimtarisë së S. Sherifit në vitet 1976-1980, në Literaturën shqiptare, bile me dy botime, në koleksionet e Rilindjes, duke u përpjekur ta bëjë atë, Anëtar të Familjes letrare, përkrah emrave më të rëndësishëm të Letërsisë kosovare, dhe e realizon.
Konkretisht ia përkthen vetë, dy Vepra poetike autorit dhe ia boton jashtë dëshirës kolektive të anëtarëve, te Shtëpia botuese Rilindja: në vitin 1980, të parën me titullin: “Lojë dhe Kundërlojë” – dhe më vonë të dytën: “Oksigjeni”, të përshtatura në gjuhën shqipe nga vetë Rugova. Një privilegj tepër i rrallë për autorin! Pastaj vetë Lexuesi mund ta analizojnë, sepse e merr vet Rugova atë angazhim unik ndaj këtij Autori?
Rugova vendos kështu pra, veprën e Sherifit për herë të parë në Familjen e Letërsisë shqiptare në Kosovë, duke e botuar direkt te “Rilindja” në gjuhën shqipe, dhe pa e specifikuar ose theksuar fare në Libër, që ishte teksti komplet një përkthim i tij prej gjuhës frënge. Kjo tregon madhështinë unike të këtij Njeriu në Botën shqiptare! Gjatë atyre 4 viteve në Kosovë, natyrisht që Skënder Sherifi njihet personalisht me gjithë elitën intelektuale dhe artistike të vendit, të cilët i takon, herë pas here.
Personalitete sikurse Ali Podrimja, Azem Shkreli, Esad Mekuli, Enver Gjergjeku, Anton Pashku, Bekim Fehmiu, Faruk Begolli, Fadil Hysaj, Agim Sopi, Muslim Mulliqi, Ali Hadri, Esad Stavileci, Pajazit Nushi, Idriz Ajeti, Nexhmije Pagarusha, Mahmut Bakalli, Sinan Hasani, Rexhep Zogaj, Ekrem Kryeziu, Bedri Emra, Xhevdet Xhafa, Fehmi Agani, Rexhep Ismajli e plot të tjerë…

Etapa e tretë themeluese e Autorit: Rikthimi i Uliksit në vendin e të parëve!
Shqipëria: që nga viti 1990 deri sot në 2018

Skënder Sherifi vjen në Shqipëri pas vitit 1990 për herë të parë dhe zbulon Shqipërinë mitike, të cilën ia kishin ushqyer në shpirt Prindërit e tij.
Takimi i shqiptaro-frankofonit në Tiranë, në vitin 1991 te Hotel Dajti – me zotin Jusuf Vrioni është një tjetër mundësi vlerësimi për të. Vrionin, e mahnit leximi i një vepre me titullin “Passion”, me parametra moderne, çka e konfirmon ai vetë në emisionin “Portret” të televizionit publik shqiptar në qershor të vitit 1992, para publikut shqiptar, duke pohuar se: “Jam tepër i gëzuar që kam njohur një Autor të tillë, i cili ka krijuar e konceptuar me siguri Poezinë që do shkruhet më vonë në shekullin XXI, mund të thuhet një lloj “Kullë Babeli post-moderne”, me një literaturë që është sot për sot, jashtë çdo kufiri të njohur tokësor e planetar.”
Kurse më vonë, gjatë viteve, do e rikonfirmojnë vlerën e kësaj vepre, përmes shkrimeve, prezantimeve publike dhe parathënieve të tyre, disa personalitete shqiptare sikurse: Edmond Tupja, Moikom Zeqo, Anton Papleka, Artan Fuga, Përparim Kabo, Mimoza Ahmeti, Ardian Marashi, e shumë të tjerë.
Etapa e Shqipërisë në fakt e rrënjos përfundimisht Skënder Sherifin në Botën shqiptare, dhe dikur ai vetë e kupton pas vitit 2003, cili do jetë misioni i tij jetësor?
Nëse frankofonia e tij është më se evidente, kur dihet Jeta e tij Evropiane, me periudhën belgo-pariziane.
Mund të afirmohet që edhe shqiptarizmi i tij është poashtu evident, kur dihet edukata e tij familjare në fillim, me ritet e zakonet Malësore, dhe më vonë duke u konsoliduar me etapën kosovare (përmes Rugovës) kurse tani me etapën shqiptare, e cila vazhdon që prej 28 vite në Tiranë. Pra është 100% frankofon, por edhe 100% shqiptarofon, dhe në realitet, të dy anët nuk vijnë në kundërshtim, por e ushqejnë njëra-tjetrën në një harmoni të thellë brenda tij!
Duhet ditur, që rrugëtimi aq i pasur dhe atipik i këtij autori, mes Brukselit-Parisit-Prishtinës dhe Tiranës, e ka një logjikë të brendshme. Mund të dallohet shumë qartë, brumi ose sensi shqiptar i këtij itinerari tepër special, pa marrur para sysh se çka mund të thojnë të tjerët? Pos asaj, në këto vitet e fundit: vetë Autori ua ka propozuar Lexuesve, disa Vepra të shkruara direkt në gjuhën shqipe, të botuara dhe të promovuara rregullisht në Tiranë!

Disa data dhe evenimente mjaft simbolike Emblematike dhe domethënse
Në karrierën letrare të Autorit: Skënder Sherifi

1.Në vitin 1980 dhe 1989 – Profesor Doktor zoti Ibrahim Rugova ia përkthen Autorit, 2 vepra prej frëngjishtës në gjuhën shqipe, dhe ia boton te Rilindja, shtëpia botuese shtetërore e Kosovës. Ky është hapi i parë, dhe prezenca fillestare e Veprës së Skëndër Sherifit, pranë Lexuesit shqiptarë, dhe integrimi i tij brenda Literaturës tonë Kombëtare.
Veprat quhen: “Lojë dhe Kundërlojë” – dhe “Oksigjeni” Prishtinë dhe t’arkivuara në Bibliotekën e madhe kombëtare.

2.Në vitin 1996 – botohet Vepra e parë e autorit në Shqipëri (Tiranë) me vendimin personal dhe mbështetjen direkte të zotit Teodor Laço (autor dhe Ministër i Kulturës). Titulli i Librit: “Ora e Meteoreve” Globus R. viti 1996 – Tiranë. Me një financim nga Ministria prej 700 dollarë US.
Mundësia e parë për Lexuesit e Shqipërisë, për ta zbuluar veprën e këtij autori në gjuhën shqipe brenda vendit. Pra 16 vite pas Kosovës, ngaqë libri “Lojë dhe Kundërlojë” botohet te Rilindja në vitin 1980!

3.Në vitin 2003 – Autori përfshihet në Elitën e Letërsisë Botërore në Fjalorin enciklopedik të famshëm Larousse në Paris, “Dictionnaire des Littératures Mondiales” dhe përfshihet në mesin e 26 autorëve më të rëndësishëm të Letërsisë shqiptare, prej nga fillimi i shkrimeve shqipe në vitet 1400 dhe deri sot 2018 , pra për 7 shekuj, “Histori dhe trashëgimi të Letërsisë shqiptare”. Figuron pranë Shakespearit, Bernard Shaw, Mary Shelley dhe Samuel Sheppard në faqet 815/16 të fjalorit francez.
Fjalor enciklopedik e tematik mbi Letërsinë Botërore, që propozohet çdo 25 ose 30 vite në Paris – me gjenerata autorësh me vlera të konfirmuara. Hyrja e autorit Skënder Sherifi në atë Fjalor francez prestigjioz në vitin 2003 është natyrisht një eveniment madhor, një privilegj i rrallë, jo vetëm për itinerarin e vet autorit, por edhe për gjithë Publikun dhe pastaj Letërsinë shqiptare në përgjithësi.

4.Në vitin 2008 – autori e boton në Belgjikë (Bruksel) librin e tij të famshëm, gati simbolik dhe emblematik, një vepër globale jashtë të gjitha normave letrare të njohura, me titullin: “Love” në versionin origjinal francez. Vepër që mahniti opinionin dhe specialistët e letërsisë, dhe kritikën e mirënjohur të Gazetës së përditshme belge frankofone: “La Libre Belgique” e cila e vlerëson këtë vepër Love – në TOP 10 teshën e librave më të mirë të të gjithë vitit 2008, në hapësirën e botimeve letrare frankofone të Francës – Zvicrës – Belgjikës dhe Luksemburgut. Skënder Sherifi është i vetmi autor me një vepër të zhanrit “Poezi” në këtë listë. Kështu që libri LOVE ngelet për Lexuesin si një Ufo, si vepër Kult.
Do përshtatet pas 4 viteve në gjuhën shqipe nga Albert Nikolla dhe do botohet në vitin 2012, në Tiranë te “Ilari” me sukses, duke qenë ende sot si referencë e Poezisë Moderne shqiptare, për shumë Lexues.

5.Me rastin e Ceremonive Festive të 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, më 2012, në Tiranë – Autori ftohet personalisht nga Kryeministri zoti Berisha, për të marrë pjesë në të gjitha ceremonitë dhe programet zyrtare të këtij përvjetori unik.

6.Në vitin 2015 – autori celebron simbolikisht në Tiranë “Jubilarin” e tij, me ato tre datat super simbolike të rrugëtimit të tij human e artistik:
Së pari 60 vjetori i tij të lindjes, së dyti 25 vjetorin e prezencës dhe kontributit të tij kulturor dhe Letrar në Shqipëri, dhe së treti 45 vjetorin e përvojës së tij praktike si shkrimtar. Me këtë rast special, organizohen në Tiranë dy evenimente në Prill të vitit 2015

a)Me iniciativën e Ministrit të Çështjeve Sociale zotit Erion Velia, organizohet një mbrëmje “kujtese” dhe prezantimi i veprës të autorit Skënder Sherifi. Te Qendra e re Kulturore për Rininë në Tiranë. Me 8 prill!

b)Kurse me datën 15 prill 2015, me iniciativën personale të Ministres së Arsimit dhe Sportit, zonjës Lindita Nikolla, organizohet një mbrëmje speciale te Salla e Teatrit Spahivogli në Tiranë, ku vetë ministrja znj. Lindita Nikolla i dhuron solemnisht Autorit në emrin e vet personal dhe atë të Qeverisë shqiptare, një Certifikatë “Mirënjohje Kombëtare”, për gjithë veprën dhe angazhimin e tij në Kulturën frankofone dhe atë shqiptare, me vlerat unike që i ka përcjellë autori gjatë dekadave të fundit.

7.Po në Prill të vitit 2016: nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit, i organizohet autorit Skënder Sherifit, një Turne zyrtare nëpër 12 Shkolla të Mesme të Shqipërisë (Tiranë – Shkodër – Durrës) ku prezantohet autori dhe vepra e tij para nxënësve shqiptarë.

8.Në librin e tij të fundit francez, botuar me rastin e Jubilarit në vitin 2015, në Bruksel, me titullin: “Odiseja e Dashurisë” janë përmbledhur në pjesën e dytë të veprës, si Dosje shtesë rreth 60 opinione profesionale mbi nivelin e veprës së tij nga disa autorë, kritikë të specializuar belgë, francezë, shqiptarë dhe kosovarë, zviceranë, etjerë. Ngelët një vepër referenciale dhe si “kartë vizitë” për prezantimin global të Autorit, para gjithë atyre që nuk e njohin.

9.Autori ftohet nga Kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama për të marrur pjesë si Personalitet shqiptar, në Samitin e parë të Diasporës që do organizohet në Tiranë, mes datës 18 dhe deri me 20 Nëntor 2016.

10.Në muajin gusht dhe shtator 2017, Autori e merr iniciativen spontane për t’ia adresuar 2 Vepra të tij (Love dhe Odiseja e Dashurisë) të dedikuara personalisht për Presidentin e Republikës franceze, zotin Emmanuel Macron dhe shoqen e tij Brigitte Macron, dhe të shoqëruara me 2 Letra personale të Autorit mjaft të argumentuara, të cilat trajtonin kryesisht këto Tema: e para letër në gusht fliste për artin-kulturën dhe frankofoninë, dhe rolin apo vendin e saj sot në Botën shqiptare, kurse e dyta fliste ekskluzivisht, përmes një analize super të argumentuar, për integrimin urgjent politik të 6 Shteteve Ballkanike që kanë ngelur sot, jashtë BE-së, pra Unionit Evropian, duke menduar prioritarisht për interesat e Botës shqiptare natyrisht (në Shqipëri – Kosovë – Mal të Zi dhe Maqedoni) Pse duhet bërë ky gjest politik madhor? Dhe çka mund të fitojnë apo humbin konkretisht Bashkimi Evropian me këtë veprim të guximshëm, puro politik?
Dhe autori i merr 2 Përgjigje nga Presidenca franceze në Elysée, me daten 2 gusht 2017 dhe 27 shtator 2017, për ta falënderuar për Librat, për t’ia shprehur mirënjohjen duke i thënë, që përmes veprimtarisë tuaj e keni nderuar dhe pasuruar gjuhën dhe kulturën franceze, dhe për ta siguruar që Presidenti francez, i ka marrur në konsideratë këto 2 letra me përmbajtjet e tyre.

Si përfundim:

Autori Skënder Sherifi, pas hyrjes së tij në Fjalorin francez të famshëm Larousse në vitin 2003 në Paris – si autor i evidentuar shqiptarë, ka vendosur që t’ia dhurojë si Testament Shpirtëror dhe Letrar gjithë veprën e tij Kombit të tij, Shqipërisë, ku e ka origjinën, gjenezën, dikund buzë Valbonës, por dhe Kosovës, ku ka lindur në vitin 1954, në Viti, por edhe si shenjë respekti ndaj vëllait të tij shpirtëror zotit Prof. Dr. Ibrahim Rugova, duke deklaruar se Vepra e tij është një Amanet personal për gjithë Popullin shqiptar kudo që të jetë, por prioritarisht për gjithë Brezat e rinj që do vijnë në dekadat e ardshme.
Kështu që nëse bazohemi në faktet dhe veprimet e tij konkrete që flasin vet, mund të afirmohet që Autori
e ka çuar pa asnjë diskutim Misionin e tij, si Njeri, si Humanist universal e si Atdhetar shqiptar, deri në fund.

Bibliografia e Autorit

I.Francë: në gjuhën franceze

1.Dikund Dikush – 1980 – Poezi – “Quelque part Quelqu’un”
Botimet: Saint-Germain-des-Prés (Paris)

2.Oksigjeni – 1984 – Poezi – “Oxygène”
Botimet: Saint-Germain-des-Prés (Paris)

II.Kosovë: në gjuhën shqipe

1.“Lojë dhe Kundërlojë” – 1980 – Poezi
Botimet: Rilindja – Prishtinë – Kosovë me një përkthim nga frëngjishtja i Prof. Dr. zoti Ibrahim Rugova

2.“Oksigjeni” – 1989 – Poezi
Botimet: Rilindja – Prishtinë – Kosovë me një përkthim nga frëngjishtja i Prof. Dr. zoti Ibrahim Rugova

3.“Poezi” – qershor 2008 – Prishtinë – Kosovë
Botimet: Faik Konica të dirigjuara nga miku i autorit: zoti Nazmi Rahmani – me një parathënie të Ramadan Musliut

III.Kosova: përkthim nga gjuha shqipe në frëngjisht

1.“Dega e Pikëlluar – La Solitude d’une Branche” -botuar në vitin 1980 – te Rilindja në Prishtinë.
Antologjia e Poezisë shqipe në ish-Jugosllavi me 20 poet të zgjedhur.
Projekt i Rilindjes i mbështetur nga Institucionet e Krahinës Autonome të Kosovës. Një promovim unik i poezisë shqiptare në 4 shtete dhe gjuhë evropiane: Francë – Angli – Gjermani dhe Spanjë me një tirazh në të dy gjuhët në 3000 kopje.
Ibrahim Rugova ia ka pas porositur autorit përshtatjen e Antologjisë në gjuhën frënge.
Vepra është prezantuar me një interesim dhe sukses të madh në Panairet e Librit, dhe te Bota Frankofone dhe ka pasur një mediatizim mjaft të gjerë në France – Zvicër e Belgjikë, me gjithë influencën dhe statutin e autorit (Poet i njohur shqiptaro-frankofon) duke pasur 27 artikuj shtypi, përveç disa emisioneve nëpër radio e televizione. Pra ky ishte në fakt kontakti i parë i Evropës me krijimtarinë e Poetëve shqiptarë të Kosovës dhe ish Jugosllavisë, dhe me realitetin specifik konkret të Kosovës në kontinentin evropian, të cilin nuk e njihte fare Perëndimi.

IV.Shqipëri: në gjuhën shqipe

1.“Ora e Meteorëve” – 1996 – Tirana – Shqipëri – Poezi.

Botimet: Globus R. të dirigjuara nga zoti Petraq Risto. Me një parathënie të Profesorit Edmond Tupja (poet e përkthyes në Tiranë)
Kjo është vepra e parë që autori e ka botuar në Shqipëri, me një mbështetje zyrtare shtetërore të Ministrit të Kulturës, zoti Teodor Laço prej 700 dollar USA. Dhe kontakti i parë i autorit me publikun shqiptar të Tiranës. Libri u promovua atë vit te sallat e Hotel Rognerit,
dhe u prezantua nga 2 Ministrat e Qeverisë shqiptare: zoti Teodor Laço, dhe zoti Halit Shamata, dhe nga Edmond Tupja, Jusuf Vrioni, etj, kurse Poezitë i lexoj aktorja e mirënjohur zonja Margarita Xhepa.

2.“Ateljetë e Ëndrrave– 2005 – Tirana – Shqipëri – Poezi.

Botimet: Globus R. të dirigjuara nga zoti Petraq Risto.
Përkthim në gjuhën shqipe i librit origjinal frëng i autorit: “Les Ateliers du Rêve” nga zoti: Albert Nikolla, vet shkrimtar.
Me një parathënie të zotit Edmond Tupja dhe Moikom Zeqo.

3.“Trio e Përjetshme” – mars 2011 – Tirana – Shqipëri – Dramë
Botimet: ILAR – të dirigjuara nga zoti Ilir Lleshi
Tekst personal për Skenën shqiptare. Propozim për një Spektakël origjinal skenik me 11 aktorë (me një kor modern dhe 3 role kryesore)
Me një parathënie të zotit Profesor Artan Fuga, dhe me 17 mendime mbi Veprën të shprehura nga disa Personalitete frankofone dhe shqiptare të ardhura nga 4 shtete të ndryshme. (Francë – Belgjikë – Shqipëri e Kosovë)

4.“Love “- mars 2012 – Tirana – Shqipëri –
Poezi dhe Prozë… Vepër faraonike!
Botimet: ILAR – të dirigjuara nga zoti Ilir Lleshi
Adaptimi në gjuhën shqipe i kësaj vepre “kult” të autorit, e cila është seleksionuar nga Shtypi belg, në listën e Top 10 – t’shes, së Librave më të mirë të vitit 2008 në Belgjikë, dhe përkthimi i saj në shqip, u bë me shumë mjeshtri nga zoti: Albert Nikolla, shkrimtar dhe kritik letrar.
Vepra iu prezantohet lexuesve shqiptarë nga 14 Personalitete të ardhura nga 5 shtete të ndryshme (Francë – Belgjikë – Itali – Kosovë e Shqipëri)

5.“Duke pritur Rilindjen e ré kombëtare” – viti 2019 – Tirana – Prozë dhe Poezi. Projekt?
Vepra e dytë e shkruar direkt në gjuhën shqipe nga vetë Autori. (ende e pabotuar!)
Pjesa e parë: janë 20 tablo të zgjedhura nga autori në veprën e tij originale në gjuhën frënge “Passion” e botuar në vitin 2003 te Onufri.
Tablo të cilat i ka përshtatur deri diku, modifikuar dhe ri-interpretuar gati si rikrijim i dytë shqip, direkt për Publikun shqiptar… duke u dhënë Teksteve një brumë kombëtar.
Kurse pjesa e dytë: është një Thirrje, një Letër e hapur adresuar Shqiptarëve, për një Rilindje të Ré Kombëtare, me argumentet dhe vizionet personale të Autorit që tingëllojnë si Amanet.
Libri është mjaft i rëndësishëm dhe e ka një porosi thuajse Testamentare.Pastaj me këtë vepër, pas hapit të tij të parë, me dramën shqipe “Trio-në e Përjetshme”:
e kemi nga Autori një angazhim direkt, një pozicionim të qartë, në Literaturën shqiptare, por edhe një kontribut në favor të Kauzës Kombëtare në përgjithësi.

6. “Silenzio” – viti 2016 – Adaptim në gjuhën shqipe i veprës së parë të autorit të botuar me Poezi të Rinisë (volumi i parë, prej vitit 1972 deri në 1975). Pra një zhytje në atmosferën e viteve 70 në Evropë dhe Amerikë me syrin atipik të autorit. Pos faktit që kronologjikisht, ka vepra diçka historike në rrugtimin e Autorit.
Ja pra, si ka pas filluar Sherifi në Poezi, para 45 vitesh? Në moshën 17 vjeçare!
Për kuriozitet, ja vlen krahasimi me Literaturën shqiptare të vitit 1972 në Tiranë.
Një përkthim nën mbikëqyrjen profesionale të Zotit Bujar Hudhri .
7.“Odiseja e Dashurisë” viti 2018 – adaptim i lirë në gjuhën shqipe i Librit të botuar në frëngjisht në Mars 2015, me rastin e Jubileut special të Autorit i celebruar në Tiranë në Prill 2015. Një vepër me një skenar tepër origjinal!
Pra janë 7 Cuname dashurie për 7 Ditët e javës…
Dhe 1 mesazh, telegram, sms ose mail dashurie për çdo ditë, adresuar një të dashuri apo të dashure… krejtësisht i kemi 370 Love Letters!
Një kujdes maksimal kushtuar muzikalitetit, ritmit poetik, dhe origjinalitetit të metaforave.
Botim për ILARIN në Tiranë – gjatë vitit 2018

8.“Borderline” viti 2019 – te ILARI në Tiranë.
Adaptim i lirë, i librit origjinal në frëngjisht, i botuar në vitin 2014 (pra ky është Volumi i dytë i veprave të Rinisë – tekstet e vitit 1976)
Vjen në vijim kronologjik të librit “Silenzio” – Gjithë poezitë janë të shkruara në moshën 21 vjeçare dhe e simbolizojnë atë Botë aq të pasur dhe të shfrenuar, ku çdo gjë ishte e mundshme e vitëve 1970 (pas Revolucionëve të asaj kohe)

V.Shqipëri: në gjuhën frënge

1. “Les Ateliers du Rêve” – 2003 – Tirana – Shqipëri – Poezi. Botimet: Onufri – të dirigjuara nga zoti Bujar Hudhri.
Ky libër u botua pasi që Autori hyri në Fjalorin e famshëm francez “Larousse” në Paris në 26 shkrimtarët shqiptarë më të mirë për gjatë këtyre 7 shekujve Letërsi shqiptare (1400 – 2003) si shenjë homazhe.
Vepra u mbështetë me një fond nga Qendra Nacionale e Letrave në Paris.
Me një parathënie të Profesorit shqiptar, frankofon zoti Edmond Tupja.

2.“Passion” – 2004 – Tirana – Shqipëri – Poezi eksperimentale futuriste. Te Onufri –
Botime të dirigjuara nga zoti Bujar Hudhri – Vepër
Mirëpo qëllimi parësor i Autorit, ishte me ia kushtuar këtë Veprimtari të plotë, ose këtë Propozim personal në 2 volume, Botës muzikore frankofone, me një material sa më origjinal.
Si vazhdimësi e Këngës poetike franceze, të autorëve superkualitativ e të rafinuar të cilët na kanë lënë një diskografi dhe kontribut në top nivel, si për shembull: Léo Ferré – Georges Brassens – Jacques Brel – Jean Ferrat – Claude Nougaro – Barbara – mund të citojmë edhe Charles Aznavour – Guy Béart – Charles Trenet – Alain Bashung… kurse kemi në të njëjtin stil anglo-sakson shembujt e Bob Dylanit dhe Leonard Cohen. Dhe qëllimi ose ëndrra e autorit, ishte me këtë rast, për t’ia propozuar Këngës frankofone, mundësisht me këtë nivel të teksteve (të këtyre Mjeshtrave të mëdhenj që i përmendem) pikërisht në gjuhën franceze, krijimtarinë e tij në këtë fushë. Projekt për 2019

7.Këngë Dashurie (Love Songs – 2) Vazhdimi i volumit të parë me Tekste poetike për Këngën frankofone. Kemi përsëri 500 Tekste për ta mbyllur Projektin kushtuar Muzikës dhe Këngës frankofone me 1000 Tekste. Projekt për 2020!
Diçka absolutisht e paparë në gjithë Botën shqiptare, si Kontribut i një autori, adresuar direkt Këngës dhe Muzikës frankofone.

Shënim i veçantë mbi Autorin në Fjalorin e famshëm Francez “Larousse” – Paris 2002 – 2003

Sherifi (Skënder): shkrimtar shqiptar i Belgjikës, i lindur në Viti të Kosovës, në vitin 1954. Autor i disa Veprave me Poezi të botuara në Paris – Tiranë – Prishtinë dhe Bruksel, në gjuhën franceze dhe në gjuhën shqipe.
Ai shprehet me një Lirizëm vezullues, eksepcional, dhe na i hedh Fjalët e tij, sikur Diejt mbi Detin e trazuar, duke i përzier me një Lumturi të rrallë, Stilet gjuhësore tepër të rafinuara, me ato më popullore, argotike dhe zhargonore. Autori na tërheq me Muzikën e kohës, në bordin e Anijes së tij Kozmike.

Në veprat e tij poetike:
(Dikund Dikush – 1980 ; Lojë dhe Kundërlojë – 1980; Oksigjeni – 1989; Ora e Meteorëve – 1996) zhargonet argotike dhe ironia e tij shpërthyese, na imponojnë një Modernitet.
Autori është përkthyes, gazetar, i pasionuar për Letërsinë, Filmin, Teatrin, Muzikën dhe Pikturën. Është një shqiptar i vërtetë frankofon, një kozmopolit, një Njeri unik i të vërtetave, i miqësive, i besnikërive dhe i dhembshurive që xixëllojnë dhe kumbojnë.

Nga Fjalori enciklopedik francez “Larousse” i Letërsisë Botërore – viti 2003 në Paris – dhe i botuar në çdo 25-30 vjet në Francë për t’i nderuar vlerat universale të Letërsisë Planetare. (figuron te faqja 815-816 e Fjalorit francez)
Autori figuron në faqen e tij me gjithë Elitën e Literaturës Botërore, pasi që gjendet me Shakespeare, Bernard Shaw, Mary Shelley dhe Samuel Sheppard. Konsiderohet nga vetë ekipi francez i Fjalorit, në familjen e 26 Shkrimtarëve më të mirë në të gjitha kohërat, kjo do të thotë konkretisht për gjatë 7 shekujve të Letërsisë shqiptare, që kur njihen shkrimet tona në gjuhën shqipe dhe deri sot! (1400-2019)
Ky fakt e nderon jo vetëm Autorin, por gjithë Letërsinë shqiptare.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.