Biografi e Ahmet Zogut, Mbretit të Shqiptarëve
-Ahmet Zogu lindi në Burgajet me 8 tetor 1895.
-Mbas vdekjes së babait të tij, Xhemal Pashë Zogu, ai u bë kreu i shtëpisë së tij, duke u mbështetë nga nëna e tij, Sadije Toptani që më pas u bë Nëna Mbretëreshë. Në moshën 13 vjeç, Ahmet Zogu bëhet kështu shef i krahinës së Matit.
-I ri, ai dërgohet në liceun Francez të Gallatasarajit në Stamboll për të kryer studimet.
-Në vitin 1912, Zogu largohet nga Turqia për t’u kthyer në Shqipëri, mbas lajmeve alarmante që vinin nga vendi i tij.
-Në moshën 17 vjeçare Ahmet Zogu rrok armët dhe në krye të 2000 njerëzve të besuar, shkon të luftojë për të mbrojtur Shkodrën e rrethuar nga serbët e malazezët.
-Megjithë moshën e re Zogu është i ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912.
-Ahmet Zogu merr pjesë në luftimet kundër serbëve në Krujë, ku arrin një fitore me njerëzit e tij, duke refuzuar edhe ndihmën e Austro-Hungarezëve.
-Në 1917 një komision imperial i drejtuar nga Princi ëindischgraetz dërgohet në Mat dhe i ofron Zogut gradën e Kolonelit të ushtrisë Imperiale dhe e fton që të lidhet me forcat austriake. Zogu refuzon duke u shprehur kështu: “Austria ka ardhur në Shqipëri si mike për të zmbrapsur ushtrinë serbe. Në të njejtën kohë, po si mike e jona ajo nuk ka të drejtë të ndërhyjë në problemet tona të mbrendëshme. Shqipëria është një vend neutral dhe neutraliteti i saj duhet respektuar!”
-Nën preteksin e vdekjes së Perandorit Franc Jozef një delegacion i kryesuar nga Ahmet Zogu niset në Austri dhe aty mbahet në Austri nën survejim shtëpiak. Me gjithë protestat e Zogut ai do të lëshohej vetëm mbas amnistisë së vitit 1918.
.
-Në këtë kohë 1919-1920, Zogu kthehet nga ekzili i forcuar dhe më pas niset me një grup njerëzish për të marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes.
-Zogu deklaroi në ketë kongres: “Ne nuk do t’ju lejomë armiqëve tanë të futen në tokat tona si në një shtëpi pa zot. Pushkëve dhe topave të tyre ne do t’ju kundërvemë fortifikatat e trupave tanë…”
-I emëruar nga qeveria Delvina, ministër i Brendëshem në moshën 25 vjeçare, Zogu arrin në krye të trupave shqiptare të thyejë trupat italiane në Vlorë.
-Mbas dorëheqjes së kryeministrit Vrioni dhe Pandeli Evangjeli, Emërohet Kryeministër dhe Komandant i Ushtrisë Shqiptare.
-Me 2 dhjetor 1922, ai adreson këtë mesazh: “Jam i bindur se qeveria e re do t’ju përgjigjet dëshirave të popullit, njëkohësisht dëshirën e tij për të krijuar një shtet Perëndimor, plotësisht të civilizuar. Qeveria kurrë nuk do të pengojë të drejtat e qytetarëve dhe lirinë e shtypit. Shqipëria është një vend i vogël dhe politika e saj duhet të jetë e qartë, transparente dhe e realizueshme. Ne përkrahim shtetet fqinje dhe kërkojmë që këto shtete të respektojnë plotësisht e njëkohësisht pavarësinë dhe sovranitetin e Shtetit tonë!”
-Më 20 prill 1924, përballë tensionit të krijuar nga opozita e Nolit, Zogu strehohet në Jugosllavi.
-Me 24 dhjetor Zogu drejton trupat çliruese dhe mbrrin në Tiranë ku aklamohet nga populli.
-5 janar 1925, Zogu emërohet nga Këshilli regjent i krijuar në Lusnje, të formojë një qeveri të re.
-Pëson disa antentate po njëherësh akuzohet edhe për eliminimin e kundërshtarëve të vet…
-21 Janar 1925, Zogu paraqet një Projekt Kushtetutë që e bën Shqipërinë Republikë.
.
-31 Janar – Zogu shpallet President i Republikës Shqiptare.
-1925 mbasi mbledh 540 shefat e Krahinës së Shkodrës, Dibrës dhe Kosovës, ju paraqet programin e tij ata i japin besën se do ta mbështesin dhe t’i shërbejnë denjësisht.
-27 nëntor 1926, dhe 21 nëntor 1927 nënshkruhen dy paktet me Italinë, këto pakte kanë karakter politik, ekonomik dhe ushtarak me një kohëzgjatje 20 vjeçare.
-Me 1 shtator 1928, me ndryshimin e Kushtetutës e Shpall Shqipërinë Monarki dhe Ahmet Zogun: Mbret i Shqiptarëve Zogu i Parë. Kjo u bë që Zogu të ndjehej edhe mbret i shqiptarëve në Kosovë dhe Çamëri.
-2 Maj 1938, Zogu I martohet me Zonjushën Konteshën Geraldina Appogny, hungareze.
.
-5 prill 1939, i lind i biri Leka, ndërkohë Ai thërret Asamblenë Kombëtare për të shpallur Gjendjen e Luftës.
-7 prill 1939, me Pushtimin nga ana e Italisë, Mbreti Zog do të largohet me eskortën e tij nga Shqipëria.
-Mbas këtij çasti, Zogu dhe familja e tij do të kalojnë peripeci duke kaluar nga Greqia, Rumani, Poloni, vendet Baltike, Suedi, Norvegji për të arritur në Francë në prill 1939, së bashku me oborrin e tij të përbërë nga 60 vetë.
-10 maj 1940, me hyrjen e nazistëve në Francë peripecitë nuk mbarojnë. Zogu detyrohet të largohet në Orleans, Royan, Bordeaux, ST Jean de Luz ku niset për në Angli. Mbreti George VI i jep azil politik. I zhgënjyer nga mospërkrahja e perëndimorëve ai largohet nga Londra në Egjipt në janar të vitit 1946, ku pritet nga Mbreti Farouk I.
-7 janar 1947 Mbreti Zog mbas një marrveshje me Ballistët zgjidhet si President i Juntës Ushtarake dhe duke pasur si zëvendës s. Ermenji dhe Kryeziu si dhe sekretar Gaqo Gogon.
-Krijon Kompaninë 4000, duke pasur si qëllim stërvitjen e patriotëve për të rrëzuar qeverinë komuniste.
-Më 1951, Mbreti Zog shkon në USA për të diskutuar e bashkëpunuar me CIA-n për rrëzimin e qeverisë komuniste në Tiranë.
.
-Me urdhër të Zogut Kompania 4000 shpërndahet mbas disa dështimesh dhe vrasjen e ushtarëve mbsi më vonë u mor vesh se njëri nga komandantët amerikane Kim Philby ishte agjent sovjetik.
-Në 1954, mbas rënies së Mbretit Farouk dhe ardhjes në pushtet të Naserit, Mbreti Zog largohet nga Egjipti.
-Zogu mbrrin në Cannes në Francë
-5 shtator 1957, Zogu shpall djalin Leka i Parë Trashgimtar të Kurorës Mbretërore.
-9 prill 1961, Ahmet Zogu shuhet në Spitalin e Sursnes afër Parisit, në orën 16, në moshën 65 vjeçare.
.