back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Botohet libri, “Ndjesia e Aromave” i Arjola Kondakçiut

Gazeta

 

Arjola Kondakçiu - "Aroma e Ndjesive"
Arjola Kondakçiu – “Ndjesia e Aromave”

Botohet libri, “Ndjesia e Aromave”

i Arjola Kondakçiut

Të dashur miq!
Mbas një shkëputje të gjatë 12-vjeçare në botime, i rikthehem lexuesit me një pjekuri letrare të përfshirë në librin e tretë, “Ndjesia e Aromave” që sapo doli nga shtëpia botuese “Jozef” në Durrës.
Ky libër erdhi si një aromë ripërtëritëse pas humbjes së pjesshme të kujtesës që m’u shkaktua si pasojë e një aksidenti, dhe ndërthurja e ndjesive letraro-artistike me copëzat e kujtimeve nga fëmijëria, shërbeu si terapi e fuqishme për stabilizimin e kujtesës.
Ja pse ia kam dedikuar djalit tim M.
“Si përkujtues të kujtimeve të veçanta, që u japin ngjyrim edhe momenteve më të vështira ndër vite, dhe me grimcat e tyre bëhen burim frymëzimi për njohjen e vetvetes në kuptueshmërinë e së ardhmes, duke i dhënë një tjetër vlerë jetës sonë…”

Arjola Kondakçiu - Shqipëria Live për "Aromën e Ndjesive"
Arjola Kondakçiu – Shqipëria Live për “Ndjesia e Aromave”

Në këtë libër janë përfshirë recensione letrare dhe publicistikë artistike, shkruar brenda 2 vitesh, ja pse në këtë përmbledhje të shkurtër dua të shfaq mirënjohje për gjithë ata miq (të njohur dhe virtualë), që si pakuptuar më kanë dhënë inkurajim shpirtëror e frymëzim nëpërmjet krijimeve të tyre.
…Falënderoj këshilluesin tim të parë letrar shkrimtarin Nuri Plaku, të cilin e përzgjodha me shumë respekt si recensuesin e këtij libri, sepse ka besuar gjithmonë tek fuqia e penës sime në të shkruar; Mariglen Sinani për bashkëpunimin në realizimin e kopertinës, skicave në vizatime si dhe përfshirjen e disa prej pikturave të tij shoqëruese brenda librit; të talentuarin Aurel Jazxhi për fotot artistike vendosur në kopertinë; botuesin Aurel Kaculini për mbështetjen dhe gatishmërinë.
Shkrimtarët: Shpend Sollaku Noé, Dorian Hatibi, Alba Dajlanaj, Doranin Agalliu Ekkm, Aurel Llazi Bardho, Dan Ibrahimi, Flora Idriz Peci, Ermal Lâlà, Adelina Pali, Rei F. Hodo, Teuta Dhima, Fadil Ismajli, Hazir Luta, Bujar Mucaj, Lazer e Jozef Radi, Jani Koçillari, Mirela Duka-Xoxi, Abedin Çetaku, Idriz Balani e Marinela Sela Honeste Videre, për frymëzimin që mora në refleksionet letrare të ndërtuara nga leximi në librat e tyre.

Arjola Kondakçiu  - Duke soditur Pranverën
Arjola Kondakçiu – Duke soditur Pranverën

Gjithashtu, artistët Markel D Capo, Zymer Mulliqi, Jonida Çuko e Xhensilda Ndreka, Fabjola Satka Art Ror e Aseli Kryemadhi, Antigoni Suli Gjergji, Edmond Brozi, Ledian Gjeci, Elvin Shytaj, Lorenc Ramaj, Frosina B. dhe Liza Brozi për pjesën publicistike të shkrimeve bazuar në artin e tyre.
Por me shpirt falënderoj edhe ata persona që kontribuan financiarisht për një pjesë të shpenzimeve për botim, duke i vlerësuar për këtë xhest human ndaj artit të së shkruarit; si dhe ata që me veprimet e tyre kanë dashur “tinëzisht” të më rrëzojnë nga ana letrare, ku jam shkurajuar por jo dorëzuar, pasi forca e brendshme e mirësisë që më karakterizon më ka ndihmuar që të ringrihem më e fuqishme në të gjitha format.
Vetë libri im “Ndjesia e Aromave” është një dëshmi e dashurisë për letërsinë, natyrën e njeriun.
Përulësisht falënderime!
Arjola Kondakçiu

Për ata që dëshirojnë ta bëjnë pjesë të bibliotekës së tyre, i kam vendosur një çmim jofitimprurës/ Libri kushton 8 mijë lekë (të vjetra) ose 7 euro/
Mund të kontaktoni me mua për porosinë, dhe më vonë do t’ju informoj për shpërndarjen në disa librari.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.