Ilir Seci, nji refleksion i vogël mbas golit të Admir Mehmedit
I emocionuar mbas golit të parë të një shqiptari në Kupat e Botës, po mendoja… se ne shqiptarët e Shqipnisë dhe të Kosovës vetëm sa rrahim gjoks… se kur vjen puna për rezultate Shqiptarët e Iliriidës,(Maqedonisë),ashtu punëtore e fjalëpakë si janë, arrijnë Majat!
Jo më kot krejt rekordet tona kombëtare i mbajnë shqiptarët nga trojet tona në Maqedoni:
-E para shqiptare që merr çmimin Nobel Nënë Tereza …
-I pari burrë shqiptar që ka marrë çmimin Nobel Ferid Muradi…
-I pari shqiptar që shënon në një Botëror Admir Mehmedi…
Shqiptaret e Boterorit 2014
Edhe pse Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, shqiptarët do t’i kenë ambasadorët në Brazil. Pjesë e këtij evenimenti pritet të jenë nëntë futbollistë shqiptarë.
Shqiptarët do t’i kenë ambasadorët në Kampionatin Botëror ‘Brazil 2014’, edhe pse Kombëtarja shqiptar nuk ka arritur ta siguroj kualifikimin në evenimentin më të rëndësishëm të futbollit. Pjesë e Kampionati botëror pritet të jenë nëntë futbollistë shqiptarë.
Shkodran Mustafi, të enjten është ftuar në listën e gjerë prej 33 lojtarëve te përfaqësuesja e Gjermanisë. Mbrojtësi i Sampdorias ka gjasa të mëdha që të përzgjidhet në mesin e atyre që do të shkojnë në Brazil.
Kurse, Adnan Januzaj, i cili së fundmi e zgjodhi Belgjikën, sipas gjitha gjasave do të merr pjesë në Botërorin 2014, i cili nis me 12 qershor.
Ndërsa, Zvicra në këtë garë pritet të udhëtoj me gjashtë futbollistë shqiptarë. Ata janë: Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami.
Kurse, edhe mesfushori kosovar i Dinamo Zagrebit, Arjan Ademi ka gjasa të ftohet nga Kroacia në këtë eveniment.
Shqiptarët që kanë marrë pjesë në Botërore në të kaluarën ishin, Ardian Kozniku me Kroacinë, Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Xherdan Shaqiri dhe Albert Bunjaku me Zvicrën.
Nji Pyetje… a ka sot tre lojtare si keta ndonji skuader e kohes se sotme????
Rud Gullit – Fran Rejjkard dhe Mark van Basten
Ilir Seci për ndeshjen Itali – Angli
Ndeshja Angli-Itali u luajt në Manaus mes xhunglës atje ku buron Amazona… Aty janë harxhuar 270 milionë dollarë për të ndërtuar një stadium ku do të luhen vetëm katër ndeshje të Botërorit dhe pastaj stadiumin do ta mbulojë heshtja dhe harresa, sepse Manaus nuk ka një ekip futbolli!?
Për me pasë nji ide se ku i bie Manaus, mund të thuhet se ba me e gjuejtë lojtarët topin fort bjen të ato fiset lakuriqe që patëm pa para do vjetësh si kuriozitet të fotografuara nga ajri me helikopter…
Profecia e Mond Hasanit
Siç ju thashë natën e parë të botërorit: italianët janë të varur nga Balotelli… Ama ju thashë edhe se anglezët do t’ju zhgënjejnë!
Për ata që kanë kujtesë të largët futbolli…
Gjermania e 1974 – padyshim mund të konsiderohet si nji nga skuadrat ma të mira të botës… Le t’i kujtojmë nji për këta lojtarë, pa harrue asnjiherë që ata të gjithë së bashku kanë at vlerën për të cilën ne po flasim…
Ulrich Hoenes (1952),
Paul Breitner (1951),
Berti Vogts (1946),
Jürgen Grabowski (1944),
Gert Müller (1945),
Wolfgang Overath (1943),
Jupp Heynckes (1945),
Hans-Georg Schwarzenbeck (1948),
Bernd Cullmann (1949),
Sepp Maier (1944),
Franz Beckenbauer (1945)
Rezultatet e dy ditëve të para – Brazil 2014
12/6 BRAZIL – KROACI 3 – 1
13/6 MEKSIKA – KAMERUNI 1 – 0
13/6 SPANJA – HOLLANDA 1 – 5
13/6 KILI – AUSTRALIA 3 – 1
14/6 GREQIA – KOLUMBIA 0 – 3
14/6 URUGUAJ – KOSTARIKA 1 – 3
14/6 ANGLIA – ITALIA 1 – 2
15/6 BREGU FILDISHTE – JAPONIA 2 – 1
15/6 ZVICRA – EKUDORI 2 – 1
15/6 FRANCA – HONDURAS 3 – 0
16/6 ARGJENTINA – BOSNJA
16/6 GJERMANIA – PORTUGALIA – 18.oo
16/6 IRAN – NIGERIA – 22.oo
Rio de Janeiro poezi nga Gjergj Kola
Ky qytet i konsumon dashnitë
me nofullat prej betonit
e dhambët premës të qelqit
i ndan përgjysë pa krisëm
mandej pshtyn jashtë lëvoren e zezë
dhe përtyp mishin e bardhë
kadalë i pastron me kunjë t’fildishtë
mbetjet e ditës nëpër rruge
statuja e Krishtit Redentor të dashnisë
rrin e ndryme në betonin e heshtjes…
qershor 2014