back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Brezi ynë është i verbër, për ta parë mirëqenies përreth nesh! – nga Alyssa Ahlgren

Gazeta

Alyssa Ahlgren
Alyssa Ahlgren

Brezi ynë është i verbër, për ta parë mirëqenies përreth nesh!

nga Alyssa Ahlgren

Jam ulur në një kafe të vockël në një qytet të quajtur Nokomis të Floridas, duke vrarë mendjen për çfarë të shkruaj.
Lundroj nëpër Facebook, dhe shoh titujt e lajmeve rreth politikanëve dhe planeve të tyre për ta “ndrequr” të ashtuquajturën padrejtësi të botës kapitaliste. Lë telefonin mënjanë dhe hedh edhe njëherë sytë rrotull.
Shoh njerëz që flasin lirshëm, me MacBook përpara, porosisin ushqim dhe u vjen sa hap e mbyll sytë, makina që fluturojnë në rrugë, dhe gëlltitem. Jetojmë në kohërat më të privilegjuara, në vendin me mirëqenie më të lartë në botë, dhe na ka zënë sytë një lloj verbimi i çuditshëm që s’na le të shohim asgjë.
Makina, ushqim, teknologji, Liri për të bërë çfarë dhe me kë të duam. Këto gjëra kaq fort janë mbrujtur në mënyrën Amerikane të jetesës, sa ne nuk e vrasim mendjen dy herë për asnjërën prej tyre.
Ne jemi kaq mirë këtu në Shtetet e Bashkuara, sa niveli i varfërisë tek ne fillon 31 herë mbi atë të botës. 31 herë!!!
Praktikisht askush, as edhe një nuk mund të konsiderohet i varfër në Amerikë, me nivelet e standartit të përbotshëm.
Kur me një të klikuar mund të urdhërojmë në Amazon çfarë të duam, dhe ta gjejmë tek dera e shtëpisë ditën e nesërme, jo vetëm që s’e vlerësojmë këtë, por jemi të pakënaqur, madje madje mosmirënjohës?
Mosmirënjohja jonë bëhet gjithmonë e më evidente kur shohim sesi kanë fituar popullaritet politikat socialiste midis të rinjve të brezit të ri.
Kongresmenia Alexandria Ocasio-Cortez, tha para pak në një gazetë tek fliste për brezin e Millenial’s “Një brez i tërë, i cili tani është duke u bërë elektorati më i gjerë në Amerikë, arriti në këtë moshë pa e njohur mirëqënien”
Nuk e njohu kurrë mirëqenien?! Pa lëre këtë fjali të zërë një moment vend në trurin tënd.
Personalisht kur e kam dëgjuar për herë të parë, kam menduar se kjo ishte gjëja më injorante dhe më egoiste që më kishin zënë veshët që kur kam zbritur në Tokë.
Dhe nuk është vetëm ajo.
.
Alyssa Ahlgren
Alyssa Ahlgren
Shumë të rinj nëpër shkolla, rrugë e kolegje, megjithatë e marrin fjalën e saj për të mirëqënë, gjë e cila është krejtësisht e pavërtetë dhe vetëshkatërruese.
Brezi ynë është ushqyer nga Mas-mediat me një lloj narrative vetëvrasëse ndaj Amerikës, sikur ky vend nuk paska qenë kurrë vendi i barazisë, mirëqenies dhe ëndrra e çdo njeriu në planet. Ka me qindra mijëra njerëz që presin pas portave të Amerikës duke vdekur për të emigruar këtu.
Përse atëhere me gjithë çfareë ne shohim rreth e përqark vetes, edhe në këtë kafen e vogël madje ku unë jam ulur tani, duan të na bëjnë të besojmë që në Amerikë s’ka barazi, dhe që politikanët duan të bëjnë diçka më mirë, dhe ne të votojmë politikanë që janë duke i vënë kazmën kapitalizmit, atij që e ka bërë Amerikën vendin më të lakmuar në botë?
Ndërkohë që bota është duke u zhytur përherë e më shumë në pabarazi, këtu në Amerikëe kemi një gjeneratë të tërë edukuar (çedukuar) me idenë se nuk ka barazi sociale.
Përse ne veteë biem prè e kësaj politike?
Përgjigja është e thjeshtë. Brezi ynë ka parëe vetëm mirëqenie, nuk ka asnjë pikë reference për t’u krahasuar, s’ka parë më keq dhe beson verbërisht atë që mjeshtrat e politikës dinë ta bëjnë më mirë se kushdo. Të luajnë me ndjenjat e njerëzve.
Ne nuk i kemi jetuar Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, as Luftën e Koresë, Vietnamin, dhe akoma më shumë nuk e kemi jetuar rritjen dhe rënien e Socialzmit dhe Komunizmit.
Ne nuk dimë si është të jetuarit pa internet, Iphone, pa makinë. Madje as të jetuarit pa masazh dhe tatoo.
Ne nuk kemi probleme barazie dhe mirëqenie këtu. Ne kemi një tjetër problem më të madh. Problemin e së drejtës që i njeh vetes njëe politikan dhe shumë të tjerë si kjo më lart, dhe që e përhapin me makinerinë e tyre të medias në çdo qelizë të shoqërisë.
*Alyssa Ahlgren – MBA student, 2019.
.
(përgatitur në shqip për botim nga unë Ida Mengjesi, për arsye se kur diçka më godet me llogjikën e vet dua të bjerë sa më shumë në sy)
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.