back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Brukseli i hap dritën jeshile Shqipërisë

Gazeta

Komuniteti Europian
Komuniteti Europian

Brukseli i hap dritën jeshile Shqipërisë

Votohet rezoluta për Shqipërinë, 49 vota pro, 1 abstenim, asnjë kundër…

Komisioni i Jashtëm i Parlamenti Evropian miratoi sot rezolutën, ku kërkohet që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE. Me 49 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër, miratoi rezolutën e raportuesit për Shqipërinë, Nikola Vuljaniç.
Ndërkohë pak më herët se të miratohej rezoluta, europarlamentarët kanë diskutuar në lidhje me rrugën që Shqipëria ka bërë në drejtim të integrimit në Bashkimin Europian, ku vlerësojnë këtu, zgjedhjet e 23 qershorit dhe faktin që rezultati i tyre u pranua nga opozita.
“Janë tejkaluar të gjitha çështjet politike dhe ka një bashkëpunim për sa i përket integrimit në Shqipëri. Ndërsa, për sa i përket zgjedhjeve, mund të them se është hera e parë që opozita pranon rezultatin”, u shpreh europarlamentari, Volfgang Grossruck.
Por ky qëndrim i Grossruck-ut ka hasur në kundërshtimin e kryetarit të Komisionit, Elmar Brok, i cili tha se nuk ka rëndësi se cila parti i ka pranuar zgjedhjet, por e rëndësishme është bashkëpunimi ndërmjet palëve. Bruk kërkoi që mazhoranca dhe opozita të bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën, ndërsa vlerëson bashkëpunimin e të dyja palëve për çështjet e integrimit.
Tashmë rezoluta pritet të miratohet dhe nga Parlamenti Europian, për t’i hapur rrugën vendimit final që do të merret nga Këshilli i BE-së më 19 dhjetor. Deri tani nuk ka pasur asnjë zë kundër dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë dhe vendimi pritet të jetë pozitiv.
Shqipëria ka aplikuar për marrjen e statusit kandidat në prill të vitit 2009, para zgjedhjeve parlamentare të atij viti. Kërkesa u konsiderua lëvizje politike pasi, zyrtarë të BE-së thanë se kërkesa është bërë para kohe.
Në tre progres-raportet e fundit, ku është marrë në konsideratë kjo kërkesë e Shqipërisë, në dy prej tyre Komisioni Europian u rekomandoi dhënien e statusit me plotësimin e disa kushteve. Shqipëria dështoi në plotësimin e tyre deri në maj të vitit 2013, kur parlamenti miratoi me konsensus tre ligjet e kërkuara.
(Marrë nga Shekulli Online/ E.B. 05.12.2013)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.