Busti dhe shtatorja e gjeneral Tellinit
nga Gazmend Bakiu
Gjenerali italian Enrico Tellini bënte pjesë në Komisionin e Përcaktimit të Kufijve, midis Shqipërisë dhe Greqisë. Për qëndrimin e tij korrekt… grekët e vranë me 27 gusht 1923, dhe për këtë i akuzuan shqiptarët, mirëpo e vërteta nuk fshihej dot dhe doli në shesh, pas jo pak komplikacioneve diplomatike.
Së fundi, grekët u detyruan ta pranojnë vrasjen dhe paguan dëmshpërblimin. Mbas pushtimit të vendit, fashistët i bënë një bust Gjeneral Tellinit në vitet 1939-40. Por, kur filloi lufta italo-greke (28 tetor 1940), italianët menduan se gjenerali Tellini duhej evokuar më fort, prandaj përgatitën dhe vendosën një monument tjetër për të, autori i të cilit ishte skulptori Odhise Paskali. Shtatorja ndodhej jo larg Parlamentit të sotëm, dhe sigurisht ishtë më e arrirë se busti, i cili u hoq.
Me ardhjen e kornunistëve në pushtet, Monumenti i Gjeneral Tellinit u shkri në fonderi, dhe në atë piedestal u vendos busti i Qemal Stafës, i cili pas vitit 2000, me zgjerimin e rrugës që sot quhet “Xh. W. Bush” u zhvendos në lulishten pranë Presidencës.
Pak a shumë në atë vend ku ishte Monumenti i Tellinit, tani është e vendosur shtatorja e Fan Nolit…
(Nga libri “Tirana e vjetër” i Gazmend Bakiut, Mediaprint, Tiranë, 2013, fq. 238/39)