back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Ca të vërteta për Betonin Romak

Gazeta

Colosseu - me Beton Romak
Colosseu – me Beton Romak

Ca të vërteta për Betonin Romak

Materiali më i fortë i prodhuar nga njeriu që i ka rezistuar kohës është betoni romak.
Betoni romak është një nga shpikjet më të mëdha njerëzore që ndryshoi arkitekturën botërore në ndërtim. Falë kësaj shpikje ne po arrijmë lartësite kilometrike me ndërtesa të larta.
Durrësi është një nga qytetet e para antike në Ballkan ku u përdor betoni romak në shumë ndërtesa. Gjurmë të betonit romak ka edhe te ujësjellësi antik i Petrelës, Albanopolit dhe rrethinat e Krujës.
Po çfarë e lidh Shqipërinë me betonin romak?
Përbërësit e betonit romak janë: gëlqerja, shtufi, tulla e thërmuar, pluhur vullkanik dhe uji i kripur i detit. 50% e betonit romak përbëhet nga gëlqerja, ndërsa përqindja komponenteve të tjerë ndryshon sipas ndërtimit. Përhapja e betonit romak në Shqipëri lidhet me distancat e materialit kryesor që është gëlqerja.
Sipas studimeve të fundit, betoni romak nuk hollohej aq shumë sa betoni i sotëm, ai përpunohej gjysëm i thatë, dhe herëpashere i hidhej uji deti që të kristalizohej në maksimum. Kjo ndikoi që të jetë materiali më i fortë i shpikur nga njeriu, dhe t’i rezistojë dymijë viteve dhe ekstremeve të temperaturave.
Jo me kot pas dymije vitesh, shpikje të betonit, Kruja u mbush me fabrika çimentoje dhe u blene malet gëlqerore dhe shtufore nga kompani të mëdha ndërkombëtare. Kodrat e Krujës janë i vetmi vend në bote ku shtufin, argjilën dhe gurin gëlqeror i kanë në të njëjtin vend dhe me cilësinë më të mirë se në çdo vend tjetër.

Marrë nga Muri i FB i Alban Çakallit

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.