back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Çështja e inceneratorëve s’është punë procedurash! – nga Ylli Manjani

Gazeta

Ylli Manjani
Ylli Manjani

Çështja e inceneratorëve s’është punë procedurash!

nga Ylli Manjani 

Nëse duan të nxjerrin të vërtetën e skemës mafioze të trajtimit të mbetjeve me incenerim, duhet të gjejnë përgjigjet e këtyre pyetjeve:

1.Përse u vendos trajtimi i mbetjeve me Incenerim?! BE nuk e sugjeron. Është metoda më e shtrenjtë e mundshme, aq më tepër për një vend të varfër si yni.
2.Përse 3 inceneratorë?! I gjithë Ballkani s’ka asnjë. Kush i bëri llogaritë? Si dolën këto llogari?! Cili është ndikimi real në mjedis, sot e në vijim?!
3.Përse u përzgjodhën kompanitë koncensionare Pa tender?! Çfarë avantazhesh të mëdha kishin këto kompani?! Kush i prezantoi para vendimmarrësve?!
4.Sa para kishin të gatshme për investim koncensionarët, dhe cili ishte burimi i këtyre parave?! Ligji antimafia është shpikur për këtë rast. 
5.Cila ishte analiza e leverdishmërisë ekonomike e trajtimit të mbetjeve me incenerim? A u llogaritën tarifat e rritura? Po pushteti lokal a mori pjesë dhe deri në ç’masë?  
6.Cila është pronësia e të tre kompanive të inceneratorëve?! 
7.Cilat janë detyrimet financiare të shtetit që burojnë nga këto kontrata?! Përse paguhen para për incenerim pa inceneratorë?! 
8.Cila është hierakia e vendimmarrjes publike dhe cilat janë përgjegjësitë në secilën hallkë të saj? 
9.A kishte fond në dispozicion buxheti i shtetit kur u lidhën kontratat veç e veç, fond i cili do të përballonte detyrimet kontraktore?! Mos kemi të bëjmë me një skemë piramidale?! Me një Sude-qeveri!!!

Përgjigjet e këtyre pyetjeve gjenden në dokumenta zyrtare por edhe në pyetjen e personave përgjegjës. Në tilla raste bëhet një ekspertizë e plotë dhe e gjithanshme, mundësisht me ekspertë jashtë Shqipërie, të cilët duhet të zbërthejnë këtë skemë sipas këtyre pyetjeve. 
Kjo do duhej të ishte skema dhe plani i hetimit.
Natyrisht nuk përjashtohet dhe hetimi i përgjegjësive procedurale, por ajo nuk çon tek thelbi i problemit. 
Kjo që sugjerojnë dhe bëjnë hetuesit politikë në parlament e SPAK, ku gjejmë kush firmosi e kush e lagu pa e lagur, pa kokë, pa trup e pa një bosht llogjik, nuk çojnë në zbardhjen por në mbylljen e skandalit!!!
Kjo çështje mund të ishte një rast i mirë për ta hetuar këtë sude-shtet fund e krye.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.