Ndërmendje për një nga fenomenet e artit komik
Charlie Chaplin (16 prill 1889 – 25 dhjetor 1977)
nga Albert Vataj
Si sot, 40 vite më parë, më 25 dhjetor 1977, u shua në moshën 88-vjeçare, legjendari i filmit pa zë, antidepresivi i një bote të gremisur në asgjënë e pasluftës, regjisori dhe aktori anglez, Çarli Çaplin.
Ai ishte një talent i jashtëzakonshëm, i cili e shpenzoi jetën për t’i bërë njerëzit të qeshin dhe të mendojnë, kumtoi gjithqysh thelbin e misterit të komikes dhe humorit.
Kur bota vuante pasojat e Luftës së Parë Botërore, shumë njerëz gjetën shpresë në filmat e tij, edhe pse pas komikes së tyre fshihej një jetë e trishtuar.
Në një sondazh mbarëbotëror të drejtuar nga kritikë të filmit, Çaplini votohet si aktori më i madh i historisë së kinemasë. “Në çastin që bleni një biletë, ju papritur ndodheni në një botë tjetër” – shprehej Çaplini. Shfaqja tek ai, nga zbavitje e rëndomtë shndërrohet në art. Ai i dha komedisë një frymë të re në një kohë kur paniku i pasluftës, fashizmi dhe depresioni ishin pjesë e jetës, në Evropë dhe Amerikë. Ndërsa jeta e tij pas ekranit ishte e tronditur, dhe ndoshta ky ka qenë shkaku i frymëzimit të thënies së famshme së “Jeta është një tragjedi kur e sheh me lupë, dhe komedi në rrjedhën e saj.”
(marre nga muri i FB. i Albert Vatajt, 25 dhjetor 2017)
.
Ja 30 thënie tejet frymëzuese te Charlie Chaplin
**
Një ditë pa qeshur, është një ditë e çuar dëm.
**
Karakteri i vërtetë i një burri shfaqet kur ai është i dehur.
**
Që të qeshësh me të vërtetë, duhet ta marrësh dhimbjen tënde, dhe të luash me të!
**
Më pëlqen gjithmonë që të eci në shi, kështu askush nuk do të më shohë duke qarë.
**
Një lavir, një xhentëllmen, një poet, një ëndërrimtar, një vetmitar, gjithmonë shpresojnë për romancë dhe për aventurë.
**
Jam në paqe me Zotin. Konflikti im është me Njeriun.
**
Ne mendojmë shumë dhe ndjejmë pak.
**
Një prej ironive të jetës është që të bësh gjënë e gabuar, në momentin e duhur.
**
Asgjë nuk është e përhershme në këtë botë të ligë – as edhe telashet.
**
Unë jam për njerëzit. Nuk kam ç’i bëj.
**
Në fund, çdo gjë është një shaka.
**
Imagjinata nuk është asgjë, pa veprimin.
**
Dhimbja ime mund të jetë arsyeja për të qeshurën e dikujt. Por e qeshura ime nuk duhet të jetë kurrë arsyeja për dhimbjen e dikujt.
**
Të ndihmosh një mik në nevojë është e kollajtë, por t’i japësh atij kohën tënde nuk është gjithmonë e favorshme.
**
Më mirë të vdesim, se sa të vazhdojmë të jetojmë kështu.
.
**
Gjëja më e trishtë që mund të imagjinoj, është që të mësohem me luksin.
**
Nuk do ta gjesh asnjëherë ylberin, nëse sheh poshtë.
**
Unë mbetem një gjë, dhe vetëm një gjë, dhe kjo është një klloun. Më vendos në një avion shumë më të lartë, se sa çdo politikan.
**
Nuk kam nevojë për drogëra për të qenë një gjeni, mos mendoni se një gjeni është njerëzor. Por unë kam nevojë për buzëqeshjen tuaj, që të jem i lumtur.
**
Fjalët nuk kushtojnë. Gjëja më e madhe që mund të thuash është “elefant”.
**
Ne të gjithë duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Të tilla janë qeniet njerëzore. Ne duam të jetojmë me lumturinë e njëri-tjetrit, jo me mjerimin e njëri-tjetrit.
**
Mbaj mend, gjithmonë mund të përkulesh dhe të mos kapësh në tokë asgjë.
**
Jeta është tragjedi kur e sheh nga shumë afër, por kur e sheh nga larg, është një komedi.
**
Pushteti të duhet vetëm kur duhet të bësh diçka të dëmshme, përndryshe Dashuria mjafton për të bërë çdo gjë.
**
Dështimi është i parëndësishëm. Duhet kurajë për t’u shfaqur si budalla.
**
Për çfarë të duhet një kuptim? Jeta është një dëshirë, jo një kuptim.
**
Dëshpërimi është një narkotik. Ai e vë mendjen në gjumë dhe e shpie drejt indiferencës.
**
Jeta do të ishte e mrekullueshme nëse njerëzit do të mund të të linin rehat.
Marre nga http://www.bota.al/2016/05