back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Ciao amore ciao – Giusy Ferreri e Luigi Tenco

Gazeta

Luigi Tenco & Giussy Ferrero - Ciao amore, Ciao
Luigi Tenco & Giusy Ferrero – Ciao amore, Ciao

“Ciao, amore, ciao!”

nga Luigi Tenco & Giusy Ferreri

Festivali tradicional i Sanremos e mbylli edhe sivjet për të 63 herë siparin e vet dhe pati si fitues nji djalosh: Marco Mengonin me kangën “Thelbësore”, që të kujtonte diçka nga tradita e këtij evenimenti muzikor italian! Por ajo që unë doja të ndalesha kësaj here asht nji prej kangëve ma historike të këtij festivali, asaj të Luixhi Tenkos: “Ciao, amore, ciao!”, e vitit 1967, kohë kur unë isha djalosh pak më shumë se 10 vjeç dhe ajo vetvrasja e kantautorit të ri skenën e festivalit, për nji histori dashunie, kangtaren franceze Dalida, mbetet nji nga tronditjet e moshës sime… sepse më dukesh habi se si mund të vetvritesh nji artist per nji histori dashurie në nji skenë magjike sa Sanremo!!! Kjo kangë edhe pse ka kalue gati nji gjysëm shekulli jetë, e ruan edhe sot krejt magjinë që i nevojitet nji kange me qenë në të gjitha kohnat moderne, me qenë e të gjithë brezave, me qenë e pamoshë… dhe njiherësh mbetet nji prej njollave të këtij festivali në vlerësimin e vlerave… Vlerave të kësaj kange, ku krahas autorit në origjinal Luigi Tenco, i asht shtue edhe ky riinterpretim nga zani i Giusy Ferreri, ku ajo asht mbivendosë mjeshterisht, duke e ba kët kangë të mbetet gjatë në mendja tashma jo thjesht si histori, as si nji pjesë muzikore e pavlersueme prej kohës së vet, por si nji vlerë e papërsëritshme e shumë elementeve bashkë që ta bajnë të paharrueshme kët kangë… Sigurisht këngëtarja Giusy Ferreri ka mjaft meritë, sepse i ka dhanë shpirti dhe forcë dhimbjes dhe dashnisë së kësaj kange të jashtzakonshme…

Jozef Radi 19 shkurt 2013 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.