back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024

Cili është misioni i Godoles në PD? – nga Rexhep Polisi

Gazeta

Jonila Godole
Jonila Godole

Cili është misioni i Godoles në PD?

nga Rexhep Polisi

Jonila Godole deklaroi mbrëmë në emisionin “Opinion” se, nuk është anëtare e Partisë Demokratike dhe as nuk do të bëhet ndonjëherë anëtare e kësaj Partie. Ndërkohë Jonila Godole është Sekretare për të Përndjekurit Politikë në PD si dhe anëtare e kryesisë së kësaj Partie e emëruar nga Basha. Të gjithë e dinin se Godolja nuk kishte asnjë lidhje me ish-të përndjekurit politikë dhe me Partinë Demokratike, por ajo kishte penetruar në PD për një mison, siç deklaroi mbrëmë.
Po cili është misioni i Jonila Godoles në PD?
Është fare e kuptueshme se Godole është futur në PD me orientim të Soros dhe misioni i saj është dobësimi dhe shkatërrimi i Partisë Demokratike. Që ditën e parë që u emërua Sekretare për të Përndjekurit Politikë në PD, Godole doli me një deklaratë publike duke kërkuar largimin e liderit historik, Sali Berisha nga Partia Demokratike.
Godole jo vetëm që jep udhëzime se kush duhet të të largohet nga PD, por edhe bën lista se kush duhet të futet në PD. Me idetë e saj komuniste, janë futur në kupolën e PD njerëz pa kontribute dhe me bindje të majta vetëm e vetëm që ta kenë nën kontroll Partinë Demokratike dhe ta kthejnë atë në një shtojcë të “Rilindjes”.
Jonila Godole u emërua Sekretare për ish të Përndjekurit Politikë në PD, por edhe pse mban këtë funksion ajo e ka shfaqur hapur alergjinë që ka për për ish-të përndjekurit dhe burgosurit politikë. Kjo shtresë e përvuajtur dhe masakruar nga diktatura e ka shprehur hapur se nuk e gjen veten te Godolja dhe ata që e rrethojnë Godolen. Asnjë nga kjo shtresë nuk i afrohet Godoles dhe të gjithë kanë alergji prej saj!
Godole nuk ka bërë asnjë aktivitet për të ish-të përndjekurit politikë dhe as ka për të bërë ndonjëherë se qëllimi saj nuk është bashkimi i të djathtës dhe shtresës së të persekutarve nga diktatura, por përçarja dhe përbuzja ndaj tyre.
Jonila Godole nuk ka asnjë lidhje me PD-në. Ajo vjen nga një familje komuniste që ka goditur atë shtresë që gjoja ajo “përfaqëson” në Partinë Demokratike. Babai i saj ka qënë oficer kufiri në Sarandë në kohën e diktaturës. Dihet se oficerët në pikat kufitare përzgjidheshin nga regjimi, ata ishin njerëzit më të zellshëm dhe më të besuarit e partisë-shtet që t’i shërbenin diktaturës.
Godolja që në moshën 17 vjeçare, siç deklaroi vetë mbrëmë në “Opinion”, ka nisur punën si gazetare dhe i ka shërbyer me devotshmëri Partisë Socialiste dhe luftës të pakursyer kundër PD dhe liderit historik Sali Berisha.
Tani Godole flet edhe për të ardhmen e PD(?!) Por Godolja para se të flasë për të ardhmen e PD duhet të flasë për të shkuarën e saj dhe të kërkojë falje për nxitjen e revolucionit komunist në vitin ’97 me shkrimet e saj kriminale!
Një nga shkaqet që demokratet sot urrejnë Bashën është edhe Godole sepse u emërua Sekretare për të Përndjekurit Politikë në PD ndërkohë që nuk ka asnjë lidhje me të persekutuarit sepse rrjedh nga nje familje komuniste dhe i ka shërbyer dhe i shërben PS-së.
Godolja u emërua edhe anëtare e kryesisë së PD ndonëse nuk është anëtare e PD dhe nuk ka votuar asnjë herë për PD. Si mund të reformohet PD me komunistë?!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.