back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Çlirimi i Shkupit – 11 gusht 1912 – 11 gusht 2023

Gazeta

çlirimi I Shkupit
çlirimi i Shkupit

Çlirimi i Shkupit

11 gusht 1912 – 11 gusht 2023

111 vjet më parë, më 11 gusht 1912, u ngrit për herë të parë në Shkup, pas gati 5 shekujsh robëri nën Perandorinë Osmane, flamuri kombëtar shqiptar. Momenti solemn ndodhi pasi rreth 200 luftëtarë, të komanduar nga Bajram Daklani e Zefi i Vogël, hynë në qytet dhe kryen aktin simbolik të shpalljes së autonomisë nga Perandoria Osmane, akt i cili çoi peshë zemrat e shqiptarëve të Shkupit e më gjerë.
Dy ditë më vonë, më 13 gusht 1912, hynë në qytet forcat e Isa Boletinit, të pasuara më 15 gusht nga rreth 6 mijë luftëtarë të komanduar nga Bajram Curri etj. Ndër aktet e para të Bajram Currit ishte hapja e burgut dhe lirimi i 960 të burgosurve që dergjeshin të prangosur aty.
Shqiptarët ishin të vendosur të hiqnin qafe pushtuesit shumëshekullorë. Numri i kryengritësve u rrit shpejt dhe arriti në 30 mijë në ditët që vijuan. Pa kaluar shumë kohë, kryengritja u përhap edhe ne viset e tjera të Kosovës dhe Shqipërisë. Qeveria osmane i pranoi pjesërisht 14 pikat me natyrë autonome të parashtruara nga Hasan Prishtina, të mbështetura asokohe edhe nga Austro-Hungaria (të parashtruara në të ashtuquajturin propozimi i Vjenës i 13 gushtit), ndërsa Fuqitë e Mëdha kundërshtuan dhënien e autonomisë dhe caktimin e kufijve të Shqipërisë. Ato u druheshin shteteve ballkanike dhe përplasjes së interesave të tyre mbi territoret shqiptare. Për këtë arsye, qeveria osmane e quajti çështjen shqiptare problem të brendshëm të saj. Por pavarësisht, mungesës së mbështetjes nga Fuqitë e Mëdha, lufta e shqiptarëve për pavarësi do të vazhdonte e do të kulmonte disa muaj më vonë me ngritjen e flamurit kombëtar në disa qytetete të tjera shqiptare, dhe në Vlorë, më 28 nëntor 1912.

Administratori i faqes së FB Mid’hat Abdyl Frashëri

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.