back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Ç’më tha Babai im Petro, për Terezën e Kalkutës nga Artur Zheji

Gazeta

Shenjtorja Nënë Terezë & Petro Zheji
Shenjtorja Nënë Terezë & Petro Zheji

Ç’më tha Babai im Petro, për Terezën e Kalkutës

nga Artur Zheji

Opinionisti i njohur shqiptar,
Artur Zheji tregon
se çfarë i kishte thënë babai i tij Petro Zheji
për Nënë Terezën.

Ja çfarë shkruan Zheji:
Ishin vitet ’80. Domethënë rreth 36 vite më parë. Vetëm distanca e viteve më duket si një ëndërr më vete. Ndërtesat dhe çdo fasadë kishte pllakate të bojatisura me ushtarë, punëtorë, kazma dhe lopata. Yje dhe “PPSH” dhe “LAVDI Marksizmit!” Asnjë gjurmë besimi, asnjë shenjë e Zotit…
Petro Zheji, im atë më tha: “Do vijë një ditë që do të shohësh se ata që pështyjnë sot më shumë Zotin, do ta lëvdojnë më së shumti! Do të mbushin Kishat dhe do të vrapojnë të zenë vendet e para, sa më afër Altarit! Do vishen me rrobat më të bukura dhe do të alivanosen nga përdëllimi dhe adhurimi i rremë, kur tu kalojë afër prifti i rradhës… Kurse ne, që besojmë sot, kur shumëkush e mohon Perëndinë, nga padija dhe nga frika… nëse do të shkojmë në Kishë do të rrimë në rreshtat e fundit dhe plot turp për ata të rreshtave të para…”
Dhe kur e takuam në Romë Nënë Terezën, në Kishën e saj afër Coloseut… i puthëm duart e saj të rreshkura dhe i thamë nënzë dhe me përulje që të lutej për Shqipërinë. “God bless you! God bless Albania!” – na u përgjegj me zë të lartë Nëna.

Nënë Tereza gjatë vizitës në Shqipëri 1990
Nënë Tereza gjatë vizitës në Shqipëri 1990

Ishte viti 1991.
Petro, im atë më tha duke u kthyer në këmbë nga kisha e saj, për Terezën e Kalkutës: “Të gjithë mendojnë se ajo vuan dhe rraskapitet! Dhe të gjithë ata që mendojnë kështu janë veçse budallenj dhe nuk kuptojnë asgjë nga Besimi dhe Zoti! Kush e ka atë Hir (atë dhuratë) si të Terezës, është vetëm euforik dhe vetëm i gëzuar! Dhe gëzimi shkon në infinit kur të tjerët, me mijëra, i gëzohen Gëzimit të Saj! Nëse ka njeri fat në këtë botë, është pikërisht ajo! Sepse ka brenda vetes një lumturi të pashtershme!”
http://www.gazetaexpress.com

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.