back to top
7.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Çmimi Special i Karrierës për Gëzim Hajdarin – Çmimi XLVII letrar “Val di Comino”, e dielë 23 tetor 2022

Gazeta

Premio Letteraio "Val di Comino" 2022
Premio Letteraio “Val di Comino” 2022

Çmimi Special i Karrierës për Gëzim Hajdarin

Çmimi XLVII letrar “Val di Comino” 

Alvito – Teatri Komunal – e dielë 23 tetor 2022, ora 18.00

Janë shpallur fituesit e Edicionit të 47-të të Çmimit Letrar “Val di Comino”. Ja cilët janë fituesit që do të marrin çmimet e tyre ditën e dielë me 23 tetor 2022, në orën 18:00 në Teatro Comunale di Alvito.
Për poezinë Antonella Anedda, me vëllimi Gjeografie, Garzanti, Milano;
Çmimi Special i Karrierës për Gëzim Hajdarin;
Për Esenë letrare, Mirka Tavoni, me Disa ide mbi Danten, Il Mulino, Bologna;
Për Esenë Historike Francesco Sabatini,
Për Çmimin e Karrierës; për Histori Lokale Claudio Vettese, me Si ishim/ Tregime – Zakone – Tradita, Arpinate Stampa, Arpino;
Për Gazetari Valentina Bisti, e Tg1 Rai.
Për Teatrin, çmimi do t’i jepet aktorit Michele Placido.
Aktiviteti, pas një recitali nga veprat e Fituesve, iu besua Dionisio Paglia, i cili do të bëjë homazhe për të ftuarit dhe të pranishmit përmes muzikës. Gjithashtu një koncert nderi, me interpretimin e Fabio Viglietta në violinë dhe Natale Facchini në piano.
wwwilcronista.com

Emrat e fituesve te Premio Letteraio "Val di Comino" 2022
Emrat e fituesve te Premio Letteraio “Val di Comino” 2022

Val di Comino do të kthehet për një ditë si kryeqyteti i kulturës. Edhe një herë Alvito do të jetë qendra e shkrimit dhe e artit poetik. Qyteti dukal, në fakt, është gati të presë Edicionin e Dyzet e Shtatë të çmimit të themeluar në vitin 1976, nga nënpresidenti i atëhershëm i provincës, Gerardo Vacana. Që nga ajo ditë e ka vazhduar me të njëjtin pasion si gjithmonë bashkë me bashkëpunëtorët e tij historikë të Qendrës së Studimeve Letrare po edhe me djalin e tij, Luixhin.
Ky ambienti është tashmë ndër më të vjetrit dhe më jetëgjatët në Lazio dhe emra të shquar shfaqen në listën e nderit, duke përfshirë poetë, eseistë, romancierë, përkthyes, gazetarë dhe aktorë. Edhe sot, ashtu si dikur, përtërihet magjia që për gati gjysmë shekulli ka nxitur dhe tërhequr në Valle shumë protagonistë të panoramës së letërsisë dhe artit italian.
Dje, në mëngjes u zbuluan edhe emrat e fituesve të “Val di Comino” 2022, i cili si zakonisht përfshin disa rubrika.
Juria, e kryesuar nga Giovanna Ioli dhe e përbërë nga Marcello Carlino dhe Gerardo Vacana, caktoi Antonella Anedda për poezinë, me vëllimin “Geografie” (Garzanti, Milano), duke i caktuar një çmim të veçantë për karrierë Gëzim Hajdarit; për esetë letrare Mirka Tavoni, me “Disa ide për Danten” (Il Mulino, Bologna); për esetë historike Francesco Sabatini, për tërë veprën e tij; për historinë lokale Claudio Vettese, me “Si ishim / Tregime – Zakone – Tradita” (Arpinate Stampa, Arpino); për gazetarinë Valentina Bisti, nga Tg1 Rai; për teatrin aktori dhe regjisori Michele Placido. Ata do të jenë në skenë në ambientin magjepsës të teatrit bashkiak Alvito për të mbledhur simbolin e pergamenës së “Val di Comino”. Ceremonia e dorëzimit është caktuar për ditën e dielë në orën 18.
Prej vitit 1976, pra, çmimi që ka si shpirt shtytës poeti Vacana, ka bërë një rrugë të gjatë. Një histori tashmë e përbërë nga emocione dhe interpretime me intensitet të rrallë, të afta të magjepsin dhe të befasojnë publikun. Si ai, në 2005, nga Giorgio Albertazzi apo ai, në 2008, nga Enrico Lo Verso. Në skenën e Alvitos në këtë udhëtim, afër të pesëdhjetave, u alternuan autorë dhe ikona të njohura të kinemasë dhe teatrit italian, duke përfshirë edhe emra si Giancarlo Giannini, Giuliano Gemma, Lina Sastri dhe Giuliana De Sio.
Të dielën, jemi përballë një akti të ri që do të pasurojë edhe më tej albumin “Val di Cominos”.

.

Përgaditi Jozef Radi

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.