back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

‘Çorapës’ i iku vegza! nga Kimete Berisha

Gazeta

Kimete Berisha
Kimete Berisha

‘Çorapës’ i iku vegza!

nga Kimete Berisha

Gazetarit të ish sigurimit të Enver Hoxhës, thuajini se shqiptarët e Kosovës janë dergjur dhe disa prej tyre janë tredhur nëpër burgjet serbe për idealin e Shqipërisë, kur u ka kushtuar më së shtrenjti, me jetë.
Disa s’ka dalë prej burgut të gjallë?
E ty, thuaj, s’po të vjen turp, po na ul aq poshtë, sa po e mat dashurinë tonë ndaj atdheut me plazhe e me bukë, dhe po thua se shqiptarët e Kosovës shkojnë në pushime në Shqipëri sepse është më lirë, sepse janë fukarenj dhe e marrin miellin me vete, e jo pse e duan Shqipërinë!
Tek e fundit ku e di ti çfarë është dashuria, ti maestro i urrejtjes njerëzore dhe i neverisë.
Ti je si ai qeni që e do veç pjellën e vet.
Ti vetëm “leh” kur na thua neve “mos ejani për patriotizëm në plazhet tona”, thuajse Shqipërinë ta ka lënë baba amanet.
Po kush hamami je ti të na tregosh neve motivin për çka vimë ne në Shqipëri.
A vimë për patriotizëm a për çka vimë ne, është punë e jona.
Mos na e shpjego Shqipërinë të cilën e njohim, dhe e kemi dashur edhe pa e njohur, dhe e duam fort edhe pasi që e kemi parë çfarë fytyre ka.
Zoti yt janë paratë, për të cilat ti e shet Shqipërinë, me ta lënë në dorë.
Pse na quan ti neve të varfër!?
Qysh u bëre ti i pasur, aq i pasur u bë b…a jote e madhe, sa krejt Kosova po të duket e varfër!
Pse na thua se e marrim bukën me vete në pushime!
Ku e di ti që e marrim bukën me vete!
Ende e bën punën e spiunit që e di çfarë kanë njerëzit nëpër valixhe, a çka!
Çka ka të keqe buka, tek e fundit!
Ani çka që kërkojmë çmime të lira!
Jo ne varfanjakët, siç na quan ti njeri pa mëshirë dhe pa karakter, po s’ka njeri i pasur në botë që nuk kërkon çmime më të ulta në treg.
Nuk është turp me qenë i varfër në një shtet të varfër, si Ne.
.
Gazetari Mero Baze
Gazetari Mero Baze

Turp është me qenë i pasur si Ti.

Shumë hotele në bregdetin shqiptar ua ndalojnë larjen në pishina shqiptarëve të Kosovës, u thonë se në to mund të lahen vetëm “të huajt”… dhe serbët.
Çka është gjithë ky nënçmim i zhgjyranave të Durrësit ndaj nesh!
A është e mundur të jetë “urrejtje” e organizuar kjo!
Po ti bregdetin e ke parë veç me dylbi të Ali Pashës.
Ne si fëmijë e dimë çka janë pushimet në bregdet, derisa ti dhe çiftat tu keni punu gjithë verën nëpër ara, s’keni dëgju radio as s’keni parë televizor, keni lexu veç për Stalinin dhe për Jeseninin, e në mbrëmje i keni spiunu çobanët te xhaxhi peder.
Kush jeni ju që na nënçmoni dhe na urreni kaq shumë!
I ndani pushuesit: në kosovarë dhe të huaj.
Ju që edhe bukën e keni fetish.
Ju që Zotin e keni para.
Njëqind herë ua bën shqiptari i Kosovës një pyetje, nuk përgjigjen, e bëhen kinse s’po kuptojmë, ndërsa çdo kafene dhe çdo klub i Shqipërisë mbahet me muzikën e reperëve shqiptarë të Kosovës.
Dyfytyrësi.
Ju duhet me kuptu se nuk blihet dashuria në Kosovë, siç shitet tek Ju në aksham pazar.
Ne për dashuri ndaj jush e kemi dhanë jetën.
P.S. Mos i lejoni me ju nënçmu.
Flisni dialektin tuaj, nëse nuk u kuptojnë, le ta gjejnë një përkthyes shqip-shqip.
Shkoni, mos iu ndani Shqipërisë, se është vendi ynë.
Jemi Një popull.
E ti Çorapë, “Shut the fu..k up!”
Edhe Burgun e Smrekovnicës mbas luftës në librin tënd e ke përshkruar që ka qenë si ‘hotel’ për të burgosurit shqiptarë gjatë luftës, kaq i pafytyrë që je).
Marrë nga http://www.botasot.info/opinione/733798/corapes-i-iku-vegza/
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.