Studiuesit dhe shkrimtarët shqiptarë të të gjithë kohrave kanë arritur në një deduksion: Dardanët e Ilirisë janë pjestarë në Luftën e Trojës. Si është arritur në këtë përfundim dhe përse shërben ai? Mos vallë për të marrë lavdinë e tjetërkujt, apo për të justifikuar në mënyrë të mbrapshtë gjendjen e prapambetur shoqërore të shqiptarëve? Unë e konsideroj këtë problem me rëndësi të posaçme, pasi në bazë të këtij mashtrimi të përdorur është realizuar justifikimi vartësor i ilirëve nga pellazgët.
Sot problemi Dardan në kuadër të Iliricitetit të tyre konsiderohet i kopsitur saktë nga pikëpamja historike, gjuhësore, etnografike, në sajë të disa punimeve të studiuesve dhe shkrimtarëve shqiptarë; ku përmend disa prej tyre, sipas rradhës kohore (kjo është literatura që zotëroj unë dhe jo e gjithë përmbajtja):
1-Zef Mirdita “Rreth problemit të romanizimit të Dardanëve” – në Kuvendin e I-rë të studimeve Ilire 15-20 shkurt 1972, Tiranë 1974, vëll. II, f. 171 – 180
2-Mark Krasniqi “Krahinat etnografike të Kosovës” në Konferencën Kombëtare të studimeve etnografike 28 – 30 qershor 1976, Tiranë 1977, f. 111-120.
3-Moikom Zeqo, Kalorësit Dardanë, Tiranë 1977
4-Sulejman Krasniqi, Dardanët, Tiranë 1985
5-Ahmet Kelmendi në “Kontributi i Aleksandër Xhuvanit në të mësuarit e gjuhës shqipe në shkollat e Kosovës si dhe në stabilizimin e gjuhës së përgjithshme letrare kombëtare”, Konferencë shkencore kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Prof. Dr. Aleksandër Xhuvanit, Tiranë 1986, f. 251
6-Idriz Ajeti në “Kontribut për studimin e onomastikës mesjetare në territorin e Malit të Zi, Bosnjes e Hercegovinës dhe të Kosovës”, Konferencë shkencore kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Prof. Dr. Aleksandër Xhuvanit, Tiranë 1986, f. 347
7-Mark Krasniqi në “Kuptimi etno-gjeografik i toponimeve të Rugovës”, Konferencë shkencore kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Prof. Dr. Aleksandër Xhuvanit, Tiranë 1986, f. 359.
8-Hilmi Agani në “Rreth dygjuhësisë (bilinguizmit) në lokalitetin e Rahovecit”, Konferencë shkencore kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Prof. Dr. Aleksandër Xhuvanit, Tiranë 1986, f. 367
9-Mark Krasniqi në “Gjurmë e gjurmime” (studime etnografike), Tiranë 1982.
10-Zef Mirdita në punimin “Studime dardane”, Tiranë 1982.
11-Edi Shukriu – Hoti në “Kultura materiale dardane në gjysmën e dytë të mijëvjeçarit të parë p. e. sone” (Iliria 2 – 1986, f. 23 – 34) – marrë nga revista “Gjurmime Albanologjike, seria e shkencave historike”, XIII – 1983, Prishtinë 1984, f. 7 – 26.
12-Muzafer Korkuti në “Parailirët, Ilirët, Arbërit”, Tiranë 2003.
13-Kristo Frashëri në “Historia e Kosovës, vëll. I, Dardania (Kosova Antike)” (Tiranë 2008).
14-Luan Përzhita në “Mbretëria Dardane” (histori e shkurtër e shtetit 2400 – vjeçar), Botart 2009.
Ndërsa lidhja e botës ilire me botën trojane, me anë tëe Dardanisë është një tendencë sa e vjetër dhe e re duke mos pasur asnjë bazë teorike e praktike ku hamendësitë përbëjnë të vetmin argument “historik”.
Por të pakët duhet të jenë ata shqiptarë që dinë se problemi është shumë – shumë më i komplikuar dhe bota e teorisë historike nuk e pranon kaq lehtë këtë lidhje hipotekore edhe pse lista e dijetarëve që pranojnë lidhjen e emrit dardan me botën ilire është e pasur (të paktën kështu pretendon akademiku ynë, Prof. Kristo Frashëri, në: Historia e Kosovës, vëll. I, Dardania, f. 41); sipas të cilit kjo listë përmbledh: Johann von Hahn me studimin e tij monumental “Studime Shqiptare”, Gustav Mayer me veprën “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”, D. Zippel me punimin kushtuar ilirëve deri në kohën e perandorit August, pasi përmblodhi burimet antike, Kurt Schutt me disertacionin “Hetime mbi historinë e ilirëve të vjetër”, Nikola Vuliç në punimet: “Kombësia e dardanëve” dhe “Dardanët”, Domeniko Mustilli, i cili pranon përkatësinë ilire të dardanëve. Ndërsa kundër kesaj lidhje janë: historiani rumun G. G. Mateescu, arkeologu serb M. V. Garasanin (po aty, f. 41-43), por dhe rumuni R. Vulpe, bullgarët D. Decevi e Vl. I. Georgieve, kurse prej kroatëve K. Novaku (Zef Mirdita, Studime dardane, f. 20). Ekzistojnë studiues jashtëshqiptarë (Ivica Degmexhiq) që i lidhin dardanët e Ilirisë me dardanët e Troadës, të cilët prej andej janë vendosur në Gadishullin Ballkanik (Zef Mirdita, Studime… f. 23). Nuk duhet anashkaluar fakti që kohët e fundit studiuesit Oliver Jens Shmidt dhe Eva Anne Frantz përmblodhën në një libër (“Historia e shqiptarëve”, Tiranë 2012) një seri studimesh të autorëve jashtëshqiptare të cilët tentojnë të përmbysin jo vetëm lidhjen dardano-ilire, por të gjithë ndërtesën e ngritur mbi vazhdimësinë shqiptare të ilirëve duke tentuar t’i japin një ngjyrë tjetër historisë së Ballkanit të sotëm sipas interesave politike të kohës. Ata kanë të drejta për sa kohë që studiuesit shqiptarë nuk kanë formuar një metodikë fitimprurëse nga analiza e fakteve historike, pasi në të kundërtën gjithçka përmbyset në favor të autoktonisë së shqiptarëve të sotëm, gjë të cilën studiuesit shqiptarë, por dhe të huaj, nuk dinë ta argumentojnë në asnjë element. Fakti që kërkush në atë libër nuk di të argumentojë asnjë pretendim tregon mirëfilli se e vetëquajtura shkencë e historisë nuk është tjetër veçse një aspekt i politikës së sotme.
Mund të veçoj Joachim Matzinger në punimin “Shqiptarët si pasardhës të ilirëve nga këndvështrimi i gjuhësisë historike” (f. 13-39), ku përmendet një nëndegë e hipotezës së prejardhjes së shqiptarëve nga dardanët (shënimi 6, f. 14).
Rëndësia e kritikës nuk qëndron në përmendjen e mendimeve të kundërta, por, kryesisht, në kritikën e metodave të ndjekura për të kundërshtuar apo aprovuar një ngjarje historike sipas kategorive shkak-pasojë, rastësi-domosdoshmëri, sasi-cilësi dhe të gjitha këto të lidhura me qenien shoqërore, nëpër të cilat parakalojnë të gjitha ngjarjet e ndodhura në historinë e Njerëzimit. Duhet të deklarojë që në fillim se të gjithë studiuesit shqiptarë dhe jashtëshqiptarë i rrëshqasin kësaj metodike dhe mundohen të hidhen nga dega në degë për të vërtetuar atë që nuk ekziston dot. Në këtë drejtim ajo që quhet shkencë e historisë le për të dëshiruar tej mase dhe gjithçka i nënshtrohet politikës agresive, si një veprimtari instiktive për mbijetesë; çka do të thotë se e ashtuquajtura shkencë e sotme e historisë nuk merr për bazë ligjet natyrore të shoqërisë njerëzore, por ligjet individuale të fantazisë njerëzore duke e kthyer historinë e njerëzimit në një mankth mashtrimi politik me tendencë drejt krimit kolektiv (të paktën nazizmi dhe komunizmi i shek. të XX-të e kanë pasur në themel këtë praktikë).
Është përsëri akademiku ynë që vë në dukje se Johann von Hahn-i ishte i pari dijetar që sheh në rrënjën e emrit të dardanëve fjalën dardhë, të cilën e pranon edhe Gustav Majer (po aty).
Por çfarë thotë analiza, sipas raportit kohor-hapsinor, e popullatës që fshihet pas emrit Dardani dhe çfarë përfaqëson ky emër në shkencën e historisë? Çfarë lidhje ka ky emër me popullatën të quajtur ilire?
Për herë të parë emri Dardan haset në veprën e Homerit “Iliada” (kjo kundërshton tezën F. Papazoglu-t mbi përmendjen e emrit Dardan për herë të parë në vitin 344/3 p.e.s; – kështu pretendon Edi Shukriu – Hoti në studimin e saj: “Kultura materiale dardane në… (Iliria 2/ 86, f. 24), ose këtu fshihet një manipulim i panjohur i Homerit) dhe mbetet për të përcaktuar se çfarë përcakton ky emër në historinë e lashtë të gadishullit tonë dhe në mitologjinë helene (është një pikë ku çuditërisht bashkohen dy popuj pa asnjë lidhje gjenetike e shoqërore, por që fshehin një ngjarje dhe një pasojë formale pas të cilave fshihen shumë dukuri). Por duhet thënë që në hartën e famshme të botuar nga Cordiniano, në librin e tij Shqipëria (vëll. 1), të cilin shtëpia botuese Almera nuk e ka botuar, por që unë e kam riprodhuar në disa artikuj (fig. 1), emri i Dardanisë ekziston mirëfilli krahas banorëve primitive të gadishullit tonë të pa emërtuar (koha e ekzistencës nënkuptohet përpara dhe paralel me Luftën e Trojës), por që besonin në kultin e gjarprit. Nuk e di se çfarë ka pasur ndërmend Cordiniano kur ka publikuar këtë hartë, por nëqoftëse do ta konsiderojmë të saktë rezulton se midis dardanëve dhe vendasve autoktonë nuk ka asnjë lidhje gjenetike përderisa ekziston emri në njerin prej tyre (pra rezulton që dardanët të jenë pellazgë të ardhur). Por problemi i emrit dardan tek Iliada është më pak probleme për sa i përket përkthimit në disa gjuhë të botës dhe në mënyrën se si shkruhet. Kështu p.sh.
1-në dy botime greqisht OMHPOY IɅIAΔA, AΘHNA 1868, dhe Homeri Opera in five volumes, ed. D.B. Monro/Th. W. Allen Oxford, Oxford University Press. 1920, Ἰλιάδος Β (kënga 2), që ka 877 vargje, fjala Dardan shkruhet Δάρδανος dhe ndodhet në vargun 701. E njëjta situatë është dhe në botimin e vitit 1978 me copirajt të M. M. Willcock me një koment shtesë anglisht.
2-në botimin italisht, Omero – Iliade, bot. 1966, nën okelion Autori e Capolavori, me përkthim të Vincenzo Monti-t, libro II (kënga e II), që ka 1173 vargje, fjala dardan shkruhet dardanio dhe ndodhet në vargun 942. Por një botim në internet (2012) i po këtij përkthyesi ka disa ndryshime të vogla: kënga e dytë ka 1169 vargje dhe fjala dardanio ndodhet në vargun 940.
3-në botimin spanjisht, Homero Iliada, La Habana, Cuba 1972, të përkthyer nga Luis Segala Y Estalella në formën e grup vargjeve, canto II (kënga e II) ka 877 vargje dhe në grupvargjet 695-710 fjala dardan shkruhet dardano.
4-në botimin shqip, Homeri Iliada, të përkthyer nga prof. Gjon Shllaku kemi disa ribotime sipas kësaj hapësire:
-bot. 1965, kënga e II-të ka 1053 vargje dhe fjala Dardan shkruhet Dardan dhe ndodhet në vargun 856.
-bot. 1979, kënga e II-të ka 1054 vargje dhe fjala dardan shkruhet dardan dhe ndodhet në vargun 854.
-bot. 2006, kënga e II-të ka 1049 vargje dhe fjala dardan shkruhet dardan dhe ndodhet në vargun 849.
Ndryshimi i emrave dhe i numrit të vargjeve në poemat e Homerit ndjehet edhe në këngën e katërt, sidomos në përkthimet shqip. Në botimin e parë (1965), kënga e 4 – vargu 335, Ajaksat konsiderohet prijësa të Akejve; ndërsa në botimin e dytë (1979), kënga e 4 – vargu 329, Ajaksat konsiderohen prijësa të danajve; gjë që nuk ndodh në përkthimin italisht (vargu 341), botimin greqisht. (vargu 234) dhe botimin spanjisht (grupvargu 234-239).
Vetvetiu më lind pyetje: përse në origjinal, greqisht, dhe në botimin e parë shqip fjala dardan është me të madhe ndërsa në të gjitha botimet e tjera ajo është me të vogël? Çfarë është kërkuar të ndryshohet? A nuk fillon në këtë pikë pazari e historianëve komunistë me formalistët historianë (dmth njerëzve politikë) të botës jashtëshqiptare? Në këtë pikë fillon pikëpyetja më e parë e problemit Dardan në planin historik dhe të gjithë ata që flasin me kompetencë dhe siguri kanë si burim më të parë informacionet e dhëna nga lashtësia tregimtare, por që sot nuk ka asnjë vlerë pasi gjithçka lidhet me interpretimin vetiak. Dmth shtrojmë pyetjen: Si është e vërteta historike e problemit Dardani?
Sipas Appianit të Aleksandrisë (95-165) Dardani konsiderohet si i biri i Ilirit dhe e gjitha kjo sipas vizionit historiko-mitologjik grek (Kristo Frashëri, Historia e Kosovës, f. 41, 45), por duke u mbështetur në veprën e Homerit (shek IX Para Kri.) “Iliada” konstatojmë se shënimi 149 bot. I-rë (shën. 146 i bot. II-të) thotë: “- Dardani (vargu 856 bot. I, vargu 854 bot. II.). “Kështu quhej një pjesë e Trojanëve prej Dardanit që, sipas mitologjisë, ka qenë bir i Zeusit. Prandaj edhe mbreti i Trojës Priami quhej Dardanid. Por në disa raste me emër Dardanë quheshin nga Homeri në përgjithësi Trojanët”. Kë duhet të besojmë në këtë rast, pasi rezulton që Iliri dhe Zeusi na paska qenë i njejti subjekt lindës edhe pse për njerin rast (të dytin) bëhet fjalë për stad religjoz të zhvillimit, kur për tjetrin (të parin) për një emërtim që në atë kohë nuk ka ekzistuar kurrë sipas pikëpamjes që aludon autori shqiptar? Eshtë më e lehtë të pranohet huazimi i emrit nga ana e ilirëve prej botës pellazge se sa të pranohet lidhja historike midis dardanëve të Ilirisë dhe dardanëve të Trojës pellazgjike.
.
Por po të shihet problemi sipas varëtsisë së elementeve shoqërorë nga qenia e organizimit nuk është e vështirë aspak të konkludohet me ndryshe dhe më afër të vërtetës pamvarsisht ne na pëlqen ky përfundim.
Së pari duhet sqaruar se kujt i përkasin dardanët: botës pellazge apo botës ilire, pasi të dyjave është jo vetëm e pamundur praktikisht, por teorikisht antimaterialiste nga pikëpamja filozofike. Meqënëse sot në Shqipëri pranohet kjo lidhje, atëhere zbërthimin e botës dardano-ilire do ta paralelizojmë me gjendjen shoqërore të dardanëve trojanë. Punimet e studiuesve shqiptarë janë të afta të realizojnë këtë zbërthim me kusht që konkluzionet t’i nënshtrohen kontinumit kohor-hapsinor. Duke parë atë që shkruajnë studiuesit dhe shkrimtarët shqiptarë për këtë problem jam i detyruar të vë në dukje ekuacionin e zhvillimit të shoqërisë njerëzore ku qelizat shoqërore paraqiten sipas kohës së lindjes, raportit dhe shtritshmërisë hapsinore të tyre. Pikërisht kjo përbën zgjidhjen e problemit dhe përmbysjen e fantazisë së shkrimtarëve dhe studiuesve shqiptarë (edhe studiuesit jashtëshqiptarë nuk bëjnë përjashtim nga ky këndvështrim). Ekuacioni i mëposhtëm është i aftë të argumentojë se është e pamundur të kemi shtet pa elementet paraardhës (edhe pse ato përfaqësojnë një bashkësi objekt-subjekt), kur e kundërta është një rregullsi ligjore. Dmth është e mundur të kemi një shoqëri të paorganizuar në shtet, por idetë fetare të jenë prezente, së bashku me pronën, luftën, skllavërinë… etj. Por është e pamundur të kemi shtet me pronën deri në stadin e formës fisnore, apo të kemi shtet me të drejtën zakonore të pashkruar; është e pamundur të kemi shtet me idetë fetare të formës pagane (kultin e natyrës); është e pamundur të kemi shtet me formën patriarkale të familjes.
→ → → → → →
familje + fe + juridiksioni + pronë + luftë + skllavëri + qytet + klasë + shtet
(ekuacioni klasik i zhvillimit kohor të shoqërisë njerëzore sipas vartësisë hapsinore të elementeve përbërës; shigjetat tregojnë varëtsinë hapsinore)
Raportet kohore të qelizave materialo-subjektive të shoqërisë tregojnë se ato i nënshtrohen një rregullsie të varur nga dinamika e gjithseicilës dhe kjo përbën gjithë thelbin e metodikës materialiste të shkencës së historisë pasi relacionet universale midis strukturave shoqërore duket sikur e prishin këtë rregullsi dhe këtë kanë marrë për bazë studiuesit shqiptarë dhe jashtëshqiptarë kur kanë konkluduar mbi botën dardane, pellazge, ilire dhe të pasardhësve të tyre. E gjitha kjo kërkon të zbërthehet dialektika e çdo qelize shoqërore nga lindja deri në pozicionin e sotëm dhe kjo do të tregojë se kush lidhet me botën dardano-trojane dhe atë ilire.
Zbërthimi i këtij problemi e ka një vështirësi analitike: nuk njohim në rrënjë dinamikën lindëse të qelizave materialo-shoqërore të dardanëve ilirë dhe të atyre trojanë. Kështu që jemi të detyruar të marrin në konsideratë faza të mëvonshme zhvillimi duke parakaluar format lindëse. Por analiza sipas kohës historike çon në përfundimin se shoqëria autoktone karakterizohet nga një veçori: kanë shpejtësinë e zhvillimit jashtëzakonisht të vogël dhe për këtë janë më të prapambeturit në kontinent; ose në të kundërtën duhet të pranojmë që e gjithë shkenca e njerëzimit, prej 2500 vjetësh, ka ecur në tym dhe ajo është thjesht një iluzion mashtrues, pasi i gjithë zhvillimi shoqëror i shqiptarëve, përgjat kësaj kohe, është në kundërshtim me të gjitha praktikat politike të zbatuara në Tokë dhe metodikat ekzistuese nuk janë të aftë ta shpjegojnë atë.
Vini re një metodikë zbërthimi të inicuar 200 vjet më përpara dhe të lënë në harresë me qëllim politik:
.
Familja:
Problemi i familjes dardane nuk mund të ndiqet në mënyrë të izoluar nga bota tjetër ilire pasi të dhëna të veçanta nuk ka, por në dimë fazat kalimtare të familjes ndër autoktonët e Ballkanit për të ardhur te e sotmja që diaponojmë. Kështu është pranuar se: “Në burimet e shkruara antike, tek Skylaksi, gjeograf dhe historian grek i shekullit VI-V para e. sonë, thuhet se “burrat i nënshtrohen pushtetit të grave” megjithëse po aty flitet për skllavëri në shoqërinë e liburnëve. Ja pra në kohën kur shoqëria ilire, në përgjithësi kishte pësuar ndryshime të mëdha në diferencimin klasor e megjithatë gjurmët e matriarkatit janë ruajtur” (Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I, f.148). E njejta situatë paraqitet edhe në Epirin e Lashtë ku “Një tjetër veçori është pozita e veçantë e femrës, e cila në ndryshim nga ajo në Greqinë klasike të qyteteve, ka të drejtë të plotë pronësie dhe jetërsimi dhe mund të luajë edhe rolin e kryetarit të familjes. Dhe veçoria e tretë është se shoqëria në Epir është e organizuar në grupe etnish në vend të organizimit në polise (qytet-shtet) që është karakteristikë për Greqinë Qëndrore dhe Jugore, ndërsa e para ngjan me ato të territorit ilir fqinjë” (Gjerak Karaiskaj, Butrinti dhe fortifikimet e tij, f. 25). Raportet e zhvillimit shoqëror të romakëve binin në sy kur krahasoheshin me botën primitive ilire dhe nuk “është për t’u habitur pse një romak, duke ditur dobësinë dhe shëndetligësinë e grave romake, ka qënë i mahnitur jo vetëm me një pozitë të tillë të gruas ilire, por edhe me qëndrueshmërinë e vitalitetin e saj: ato janë “matres familias” në kuptim të “zonjës së shtëpisë” e cila pozitë është e strukturave të lira sociale blegtorale” (Zef Mirdita, Studime dardane, f. 76). Të gjitha këto më çojnë në përfundimin se familja ilire ishte akoma në fazën e matriarkalitetit me gjithë botën e madhe të relacioneve universale të saj me botën jashtëilire. Të gjitha këto nuk do të kishin asnjë vlerë nëqoftëse nuk do të krahasoheshin me të sotmen ku ekziston mirëfilli forma patriarkale e familjes, të paktën deri në fillimet e shek. të XX-të, sidomos në Kosovë (kam parasysh punimin e Mark Krasniqit “Gjurmë e Gjurmime”, f. 192-234, mbi familjet e mëdha patriarkale shqiptare në Kosovë, ose po ky autor pranon ekzistencën e familjeve patriarkore me nga 20 deri 50 pjestarë në Rrafshin e Dukagjinit, – Konferenca kombëtare e studimeve etnografike, f. 114); kështu që zbërthimi i formës së familjes ilire deri tek forma shqiptare e familjes është në përputhje të plotë me ecurinë klasike të familjes sipas metodikes të ndjekur nga F. Engelsi, Origjina e familjes, pronës private dhe e shtetit (f. 71-72) duke më çuar në përfundimin se popullata bartëse e saj është e të njejtit bosht biologjik, por që përmban një veçori shoqërore të cilën popujt e Europës nuk e disponojnë në atë përmasë (ndoshta bën përjashtin popullata baske): shpejtësinë tepër të vogël të zhvillimit shoqëror. Kjo e fundit përbën të gjithë të fshehtën e gjenezës së popullit të sotëm shqiptar dhe shenjën dalluese nga të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit, të paktën, por dhe bazën teorike për ndërtimin e metodikës kërkimore shkencore në fushën e shkencës së historisë.
Por paralelizmi me popullatën pellazgo-trojane, sipas këndvështrimit të dinamikës së familjes, tregon se faza në të cilën ndodhej familja shqiptare përputhet me atë pellzge, por e gjitha kjo sipas një diference kohore që kap vlera mbi 3500 ku për se si përmbajtja hapsinore nuk përputhet plotësisht duke qenë më mbrapa familjes trojane në pozicionin e sotëm. Kjo e fundit karakterizohet nga një patrialkalizëm tipik, dmth monogami për gratë dhe poligami për burrat, por në fazën fundore të saj drejt monogamisë. Duhet vënë në dukje që dualiteti patriarkalitet-monogami i ka ndjekur shqiptarët dhe paraardhësit e tyre prej më shumë se 2500 vjet duke treguar se përmbajtja e popullatës autoktone nuk është ajo që kujtojmë.
.
Idete fetare
Edhe problemi i dinamikës së ideve fetare ndër popullatën që mban emrin dardan nuk mund të trajtohet në mënyrë të veçantë, në raport me botën ilire. Në qoftëse për botën trojane kjo është e lehtë të konstatohet, por botën gjithpërfshirëse ilire kjo është pak e vështirë pasi nuk kemi asnjë të dhënë se çfarë forme fetare kanë pasur dardanët e Ilirisë, kur për shumicën e ilirëve të tjerë kjo është e dukshme. Duhet vënë në dukje që bota fetare është bota më e vjetër që i njihet Njerëzimit dhe në këtë pikë fillon çdo gjë e njohur saktë.
Përputhjet dhe mospërputhjet e formave fetare me dinamiken e zhvillimit shoqëror tregon se kjo dinamikë është e ndikuar nga jashtë ku kategoria rastësi-domosdoshmëri përcakton formën e përbashkimit shoqëror deri në ekzistencë. Kjo ka rëndësi të vihet në dukje paraprakisht, pasi na mëson mënyrën se si duhet trajtuar bota fetare ndër shqiptarët dhe paraardhësit e tyre. I them të gjitha këto pasi ka pasur nga ata studiues që problemin fetar e kanë parë në mënyrë tmersisht antihistorike dhe ireale pa i ditur jo vetëm detyrën në histori të institucioneve fetare, por pa ditur dhe rolin vendimtar të institucioneve fetare në Shqipëri. Nuk e di a ka qenë kjo ndërgjegja e vërtetë e njerit prej studiuesve seriozë të këtyre problemeve, apo ia kanë imponuar të shprehet për hipokrizi shkencore për të fshehur faktin cilësor të dukurisë, kur shkruan: “shqiptarët nuk kanë pasur kishë kombëtare, sepse fenë ua ka imponuar pushtuesi i huaj, të cilin kisha e ka përkrahur duke e vënë në shërbim të tij. Në këtë mënyrë, pra, kisha, feja, ka qenë antikombëtare e kjo është pasqyruar edhe në antroponiminë shqiptare, në të cilën emrat kombëtare janë mënjanuar krejtsisht” (Mark Krasniqi, Gjurmë e gjurmime, f. 107). Rëndësia e këtij konstatimi qëndron në mosmarrjen për bazë të rolit të ideve fetare në përmbajtjen e shkencës së historisë, pasi fakti i mësipërm jo vetëm që nuk është i vërtetë, por ai fsheh dhe gjenezën e shqiptarëve të sotëm pasi duke u përgjithësuar si dukuri nuk shpjegon përse paraardhësit e largët të shqiptarëve nuk huazuan nga pellazgët dhe helenët botën politeiste, por e parakaluan atë përgjat gjithë kohës së ekzistencës së dualitetit relacional ilir-pellazg dhe epiroto-helen duke përkrahur monoteizmin e krishterë e pastaj atë islam. Kjo është pika argumentuese kryesore që ndan epirotët nga helenët dhe bashkimin e tyre me ilirët.
Gjendja e ideve fetare në Iliri gjatë shekujve 40 para Krishtit – 6 pas Krishtit është e jashtëzakonshme nga çfarëdo lloj këndvështrimi (qoftë kohor e qoftë hapësinor). E jashtëzakonshmja qëndron edhe në diçka tjetër; studiuesit tanë ilirologë (edhe të huaj) nuk janë mbështetur kurrë tek feja seriozisht për të vërtetuar gjenezën e shqiptarëve, kur ne themi se vetëm feja është ajo që mund të lidhë teorikisht, të paktën deri më sot, ilirët me paraardhësit e tyre të paemër, por që besonin në kultin e gjarprit dhe që përbejnë fillesën e racës së bardhë në kontinent.
Në Iliri ne gjejmë për kohëra të ndryshme forma të ndryshme idesh fetare ku të tre format e ideve fetare nuk janë të barasvlefshme nga pikëpamja kohoro-hapësinore. Domethënë në Iliri mungon evoluimi klasik i kultit të natyrës në politeizëm dhe ky i fundit në monoteizëm. Pikërisht në këtë mungesë qëndron pika më e fortë e domosdoshmërisë teorike për vërtetimin e gjenezës së ilirëve, të cilët deri më sot janë pa të. Por kjo gjë nuk ka qënë pengesë që në Iliri të kemi edhe kulte pagane, edhe politeizëm, edhe monoteizëm ku vetëm i pari është autokton dhe i evoluar nga një rend paraardhës dhe një popullsi po e tillë, por me emërtim tjetër.
Studiuesit shqiptarë, sidomos pas 1945, kanë probleme me botëkuptimin e tyre filozofik. Ata në mënyrë abuzive pranojnë organizime shoqërore shtetërore tek ilirët jashtë qelizave të domosdoshme të shtetit duke harruar me dashje se ekziston edhe pyetja: Po sikur dualiteti social që mbretëron në Ilirinë e asaj kohe të ketë pasur pikërisht shfaqjen e një lidhje të rastit midis shoqërisë ilire primitive dhe një shtrese politike pellazge si një mbetje mutacioni shoqëror mijravjeçar dhe për të mbuluar prapambetjen mitologjike të ilirëve, në këtë rast edhe të dardanëve, mundohen t’i bashkangjitin këtë shoqëri dhe këtë shtresë në argumentat e tyre?
Analiza e shoqërive përkatëse tregon se lufta nuk ka qënë pjesë përbërëse në asnjë formë të saj në shoqërinë ilire dhe dardane. Ajo ka ekzistuar vetëm si një imponim i rastit nga ana e komshinjve të tyre të organizuar në shtet dhe, në këtë drejtim shoqëria ilire dhe ajo dardane përputhen plotësisht duke argumentuar lidhjen biologjike e shoqërore midis tyre.
Por kjo gjë nuk mund të thuhet për shoqërinë pellazge të kohës së Trojës. Të paktën shoqëria helene, në aspektin informativo-historik, fillon pikërisht me Luftën e Trojës, gjë që e diferencon jashtë mase shoqërinë pellazge nga ajo dardano-ilire.
Analiza teorike e elementeve socialë në përberje të shtetit nxjerr të tjera përfundime nga ato të pretenduara mbi ekzistencën e shtetit ndër ilirë.
. Skllavëria
.
Elementi i skllavit është një ndër qelizat kryesore që ngatërron gjenezën e ilirëve në përgjithësi e dardanëve në veçanti. Fillimisht gjithçka ju nënshtrua gjetjeve arkeologjike ku varret me prangat e skllavit kanë mbuluar pothuajse të gjithë territorin e Ilirisë së dikurshme. Por analiza e gjetjeve arkeologjike sipas filozofisë historiko-materialiste e përmbys situatën duke e ndarë elementin e skllavit nga shoqëria parailire dhe ilire si një produkt autokton të zhvillimit të shoqërisë në fjalë. Nuk është e vështirë të kuptohet përse arkeologët dhe historianët shqiptarë të epokës komuniste e pranuan apriori ekzistencën e elementit të skllavit në shoqërinë parailire dhe ilire edhe pse kjo binte ndesh me paralelet e tjera shoqërore.
Por pati nga ata studiues që jashtë interesave politike u munduan t’i afrohen së vërtetës dhe të dilnin kundër historiografisë komuniste të diktatorit. Sipas autorit të studimeve dardane “dihet fare mirë që faktori i skllavit te fiset ilire nuk ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën ekonomike… Në dritën e këtyre të dhënave (krahasimi me epokën arkaike në Greqinë e vjetër, GH), mund të shihet qartë se elementi i skllavit, jo vetëm në kohën arkaike, por as më vonë nuk ka luajtur kurrfarë roli të rëndësishëm në bujqësi. Me fjalë të tjera nocioni skllav “ka të bëjë me strukturat qytetaro-zejtare, të cilat, sipas Aristotelit, paraqesin një turmë zejtarësh dhe punëtorësh me një hordhi skllevërish” (f. 69-70). Në funksion të shoqërisë dardane autori pranon ekzistencën e fjalës duloi e cila “nuk është me prejardhje indoevropiane dhe se vendformimi i saj është nga Azia e Vogël. Në bazë të rezultateve që nxjerrim nga analiza e nocionit duloi, që ka të bëjë me një kategori të strukturave sociale, të cilat paraqiten tek dardanët, në kontekstin kohor, social e ekonomik, mund të konkludohet se ky element paraqet një qiraxhi, respektivisht “anëtarët e shtëpisë” pikërisht ashtu siç e shpjegon edhe Hesychiu si Oiketai.” (f. 92).
Por akademiku ynë duke dashur të verë në pah ekzistencën e elementit skllav në shoqërinë ilire, pavarësisht nga ato që thamë më lart, e pranon me gjysëm zëri zbërthimin e studiuesit apolitik dhe vë në dyshim gjithçka të përcaktuar për shoqërinë dardane. Sipas tij “Termi dulloi ka kuptimin e skllavit. Ai përdorej edhe për skllavin e Athinës klasike. Disa historianë mendojnë me të drejtë se te dardanët dulloi nuk ishte skllav në kuptimin klasik të termit, si kategori shoqërore e zhveshur nga të gjithë të drejtat civile dhe në varësi juridike absolute të një padroni, por fshatarë të shpronësuar, të cilët punonin si qiramarrës në tokat e pronarëve të mëdhenj, ekonomikisht të pavarur, por të detyruar të shërbenin në kohë lufte në repartet e padronëve apo despotëve. Veç kësaj, sipas Zef Mirditës, ka mundësi që dulloi e dardanëve nuk i takonte etnikonit të padronit, pra nuk ishte ilir.” (Kristo Frashëri, Historia e Kosovës, vëll. I, f. 33).
Në të vërtetë po të pranohet ekzistenca e skllavit në shoqërinë ilire jemi të detyruar të parapranojmë ekzistencën e ekuacionit sipas elementeve: juridiksion + pronë + luftë, por zbërthimi sipas formës klasike dhe imponimi tek shoqëria dardane e këtij ekuacioni tregon që shoqëria dardane ka qënë tepër – tepër larg asaj që presupozojnë studiuesit shqiptarë, kur tek dardanët e Trojën elementi i skllavit kishte arritur shkallën e shfrytëzimit seksual (raporti i Akilit me Briseidën) duke na argumentuar distancën kolosale që ndante dardanët e Ilirisë nga dardanët e Trojës sipas elementit të skllavit.
. Qytetet
.
Elementi social me kryesori që ka sjellë një ngatërresë në përcaktimin e gjenezës së shqiptarëve të sotëm është ai i qytetit, pasi ekzistenca e një numri të stërmadh të tyre në Epirin Qendror dhe të shkatërruar nga Paul Emili më 168 pa. Kri. e ka devijuar në thelb këtë gjenezë deri në atë shkallë sa argumentimi i gjenezës së shqiptarëve fillon e nënkuptuar me qelizën qytet, por pa e ditur kohën, mënyrën dhe strukturën e lindjes së qytetit në planin filozofik dhe historik. Kjo ka bërë që të pranohen pa hezitim të gjitha qytetet e lashta, që gjenden në tokën dardane, ilire dhe atë epirote, si produkte autoktone kur analizat e shpellave rezultojnë të rendit 3500-4000 dhe jane vendbanimet rastësore të vendasve autoktonë. Ndërsa në këtë kohë qytetet pellazgjike e kishin filluar rrugën e vet historike; dmth dinamike dialektike e produktit social e pellazgëve nuk përputhet me atë autoktone dardano-ilire. Atëherë çfarë ka ndodhur?
Por pranohen një kompleks ideshë që realizojnë një zgjidhje të problemit shumë afër përgjigjes së saktë të këtij problemi. Sipas autorit të studimeve dardane, kur analizon të dhënat me karakter socialo-politik, “në dritën e këtyre të dhënave duhet parë dhe mungesa e qendrave urbane të tipit klasik në Dardani, që ishin karakteristike për botën e lashtë greke e romake” (f. 126). Fillimin e urbanizimit të Dardanisë autori e lidh me kolonizimet helene në brigjet e Adriatikut, madje edhe në brendësi të Gadishullit Ballkanik, duke e konsideruar Damastionin një produkt të tillë të rëndësishëm (f. 78-79). Merita e këtij autori qëndron në vënien në dukje të problemit të urbanizimit të Dardanisë përgjat epokës pararomake ku mendimet e kundërta në lidhje me sistemin e urbanizimit nuk e kanë anashkaluar formën e asaj që ka ekzistuar realisht. Kështu që ky autor pranon se “përsa i përket trevës dardane në bazë të pak njohurive që kemi, duhet thënë se materiali ndërtimor ka qenë pothuajse gjithnjë druri. Kjo shihet në Gadimjen e Epërme, 27 km në juglindje të Prishtinës, ku është dëshmuar edhe banesa nën dhe në trajtë eliptike. Sidoqoftë, me gjithë materialin e mangët dhe të pakët, në bazë të kërkimeve përnjohëse shihet se treva dardane ka qënë e dendur me vendbanime të tipit të “qytezave”, vërtet të vogla, por të cilat për nga forma dhe pozita e tyre, sidomos në trevën klasike të dardanëve… e shumta përputhet me fshtatrat e sotme (f. 98-99). Edhe kur vjen puna për një epokë kohore të mëvonshëme, kur ndikimi helen e humbet performancën historike, autori ynë pranon se “zanafilla e urbanizimit, duhet kërkuar në kohën kur elementet autoktonë të vendbanimeve protourbane shkrihen në kohën e kontakteve të drejtëpërdrejta me elementet e huaj dhe kështu marrin trajta urbane në brendësi të mureve më të drejtën qytetare romake dhe me vetëqeverisjen municipale” (f. 121). Dhe baza praktiko-historike e urbanizimit të Dardanisë është e lidhur me perandorinë Romake duke marrë një rëndësi të shumanshme të lidhur me strukturën sociale, zhvillimin ekonomik dhe sistemin administrativo-politik të Dardanisë (f. 115).
Po t’i krahasojmë të gjitha këto me qytetin e Trojës të epokave heroike helene nuk është e vështirë të arrihet në përfundimin se lidhja sociale midis tyre nuk ekziston në asnjë aspekt nga pikëpamja e urbanizimit jo vetëm pse urbanizimi i Trojës i përket një kohë tej mase më të vjetër se urbanizimi i Dardanisë, por dhe ngjashmëria formale nuk ka përputhje pasi kemi të bëjmë me rende të ndryshme shoqërore dhe kohë aplikimi krejt të ndryshme dhe të diferencuara në vlera dhjetrashekullore.
Klasat shoqërore
Në të vërtetë gjeja më e rëndësishme në zhvillimin e një shoqëria është shkalla e zhvillimit të klasave shoqërore jashtë konteksit të padrejtësive shoqërore, por brenda konceptit të pabarazisë sociale që vjen si rezultat i ndryshimit të mënyrës së jetesës dhe kalimit nga jeta bujqësoro-blegtorale në atë qytetare.
Studiuesit shqiptarë, pas 1945, kanë qënë tëë detyruar të pranojnë ekzistencën e klasave shoqërore në territorin e banuar nga shqiptarët për të justifikuar filozofinë e përdorur në drejtimin politik të aplikuar (diktatura komuniste) edhe pse kjo i binte ndesh gjenezës historike të Popullit Shqiptar. Çudia qëndron në mosndryshimin e pozicionit edhe të studiuesve kosovarë, të cilët ndodheshin nën trusninë e shkencës jugosllave dhe e kishin më të lehtë të pranonin primitivizmin e popullatës autoktone në raport me vendvarrimet e pellazgëve të ardhur. Kështu autorja e studimit mbi kulturën materiale në Dardani pranon se: “si pasojë e diferencimit shoqëror që shprehet dukshëm në kulturën materiale (madhësitë e ndryshme të tumave, ekzistenca e varreve qendrore, vlera e objekteve të gjetura në varre etj) që nga fillimi i shek. VI p.e.s, lind dhe dëshira e parisë fisnore të formuar (aristokracia fisnore) për objekte luksoze” (Iliria 2/ 86, f. 29). Problemi i diferencimit shoqëror ndër popujt e zhvilluar nuk ka qënë dhe fort e vështirë të përcaktohet pasi dinamika e procesit në fjalë, duke qënë e shpejtë dhe shumë pak e ndikuar nga ambienti rrethues, gjë që ka bërë të jetë lehtësisht e zbërthyeshme (këtë e shohim në veprën e Frederik Engelsit: Origjina e familjes, pronës private dhe shtetit). Vështirësia qëndron në përcaktimin e procesit ndër popujt e vjetër, të cilët duke mbartur një shpejtësi të vogël zhvillimi dhe duke pasur ndikimin jashtautokton shumë herë më ndikues se dinamika e brendëshme, e bëjnë zbërthimin e diferencimit social tepër të ngatërruar. Autorja e mësipërme duke mos zotëruar asnjë metodike analitike për procesin në fjalë dhe duke mohuar, sidomos, të sotme nuk mund të pranojë dot dualitetin social në Dardaninë e atyre viteve të pajtuar formalisht në sajë të sasisë njerëzore në disfavor të ardhurve dhe në këtë mënyrë ngatërron vendvarrimet e pellazgëve të ardhur me jetën primitive të vendasve autoktone.
E sotmja sociale e shqiptarëve, duke përfshirë edhe Kosovën, deri në fillim të shek. të XX-të, përmban një popullate të diferencuar formalisht nën diktatin e politikës otomane duke krijuar një pamje sipas raportit fshat-qytet, por kurrsesi sipas raportit klasë punëtore-klasë fshatare. Të paktën kjo e fundit është komanduar prej 2500 vjetësh nga relatuesit jashtëautoktone dhe me largimin e popullatës qytetare për shkaqe politike procesi i diferencimit qytet- fshat ka filluar nga fillimi. Të paktën pas shekullit të XV-të kjo është e evidentuar saktësisht në Shqipëri, ku mbeturinat e procesit politik vazhdojnë me permasa më të mëdha se sa përmasa e procesit historik duke na argumentuar se ndërgjegjsimi i procesit është antihistorik dhe i dëmshëm për jetën sociale të shqiptarëve (të paktën pas 1945 ky fenomen ka qënë mbizotërues në shoqërinë shqiptare).
Një krahasim me të kaluarën e kohës trojanë tregon se popullate autoktone në shek. e XX-të ka qënë tepër – tepër larg diferencimit shoqëror të realizuar nga shoqëria e ardhur pellazge e shekullit të XV Para Kri. dhe krahasimi nuk mund të bëhet kurrsesi.
.
*Titulli i këtij shkrimi ka numrin 68 që futet në numrin e studimeve që ka bërë Genc Hoti rreth këtyre temave
Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.