e di e kemi folur shpesh që kjo vepër vjen mbas një pune
të gjatë e këmbëngulese; dhe një vullneti të paepur
që ka kapërcyer hendeqe që pak kush i di o i mendon…
Jam i sigurt që ke sjellë një vepër për njerëz të lirë
një vepër kundra diktaturës dhe kundra diktaturave
sepse ti ke qenë gjithnji njeri guximi dhe vullneti të rrallë,
njeri letrash dhe idealesh që kurrë s’të njollosi ideja
e një vepre për partinë… dhe një vepre për vete…
Pikërisht për këtë arsye do të flasin pak daullet e partive
dhe mediat që promovojnë surogato letrare e figurat e palyrta
Prandaj asnji trishtim miku im i rinisë, vetëm shëndet
për t’u dalë në krye projekteve tua aq të vyera…
që me siguri do të bëhen pronë e shumë lexuesve…
jozef radi, 2 shkurt 2018
.
“Dardha lulëzoi në dhjetor” është një roman i madh dramatik me ngjarje që zhvillohen në një sfond të caktuar historik. Ai ndjek rrugën e heroit, Nadir Rabiu – i mbiquajtur Nadi i Anisës – dhe grupit të tij të miqve nga klasa e parë deri në fund të shkollës së mesme. Ky roman ka gjerësinë e një vepre informuese klasike si dhe aftësinë në përshkrimin e karaktereve dhe të vendeve. Çfarë e bën atë emocionues dhe magjepsës për lexuesin është vendosja në Shqipërinë e viteve gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë. Një vend i ndarë prej Italisë vetëm nga një rrip i ngushtë detar, por aq shumë i largët dhe i padepërtueshëm në ato vite. Është Shqipëria e diktatorit komunist Enver Hoxha, një univers kampesh përqwndrimi i izoluar edhe nga vendet e tjera komuniste – Jugosllavia e Titos, BRSS-ja e Hrushovit dhe, në fund, edhe nga Kina e Maos. Ne italianët rreth dhunës së tmerrshme që është konsumuar gjatë diktaturës kundër një populli të tërë ne nuk dimë pothuaj asgjë, dhe kjo vepër mbush një boshllëk të madh dhe u jep drejtësi viktimave të harruara.
Në një mjedis mbytës, të varfëruar ekonomikisht dhe kulturalisht prej përzgjedhjes izoluese të udhëheqësve të saj dhe të dominuar nga frika patologjike që mund të përfundoje në burg edhe për një frazë mospajtimi ndaj regjimit, rritet grupi i djemve beratas që i jep jetë romanit. Ata janë myslimanë, të krishterë ortodoksë dhe hebrenj, por që jetojnë në simbiozë dhe familjet e tyre ndihmojnë njera-tjetrën. Gjithmonë bashkë, në shkollë dhe në lojë, protagonistët zhvillojnë një solidaritet që do të zgjasë për një jetë të tërë, ashtu siç do të zbuloni në romanet e mëvonshme të esalogjisë së Shpend Sollaku Noé-së “Bij të Saturnit”. Këta miq kanë për të qenë të detyruar të mbushin radhët e diasporës dhe të nisin jetën e vështirë të intelektualëve në mërgim, të brengosur, të sfilitur nga punët e rëndomta dhe rreziku i humbjes së identitetit kulturor.
Qyteti i lashtë dhe fisnik i Beratit ka një rol prej protagonisti në këtë roman. Rrugët e tij të ngushta dhe të pjerrëta, kishat e dhe xhamitë e tij, kalaja dhe lumi i tij ravijëzojnë perimetrin brenda të cilit zhvillohet shumica e takimeve dhe dialogjeve. Është vetë bukuria e këtij qyteti e tillë që i shtyn banorët në një qendresë të natyrshme ndaj regjimit komunist që kërkon të fshijë të gjitha gjurmët e një të kaluare të lavdishme.
Fëmijëria e këtij grupi shokësh, në fund të fundit, është e qetë, pavarësisht nga varfëria dhe detyrimi për të marrë pjesë me shkollën në mitingjet qesharake anti-amerikane, në ditët e krizës së raketave kubane të vitit 1962. Edhe pse nuk mungojnë fëmijët prepotente të zyrtarëve të partisë, që tiranizojnë moshatarët. Por drama nis me arrestimin për arësye politike të Munìr Rabìut, babait të Nadit – një përkthyes i frëngjishtes dhe njeri i kulturës – dhe të Abàn Vakëfit, gjyshit të shokut të Vaçi – një njohës brilant të gjuhëve orientale. Fati i familjes Rabiu precipiton brenda një nate. Siç ishte normë nën diktaturën e Hoxhës, pas arrestimit të kryefamiljarit, gruan e tij dhe gjashtë fëmijët i dëbojnë në një kamp të kobshëm internimi, në të cilin u nënvihen angarive dhe abuzimit. Që atje e tutje, fati i rezervon për Anisën – figurë tragjike dhe heroike të Dolorosa Mater – një sërë e vuajtjesh dhe pikëllimesh që i dëmtojnë shëndetin, por që nuk arrijnë ta thyejnë moralisht.
.
E masakruar, me katër fëmijë më pak, familja Rabìu më në fund arrin të kthehet në shtëpi. Sapo përpiqen të rifillojnë jetën në Berat, gjithsesi, Nadi, miqtë dhe familjarët e tij, janë të detyruar të pësojnë efektet e “Revolucionit Kulturor” që Hoxha imiton prej Maos: të gjitha format e besimeve fetare ndalohen; kishat, xhamitë dhe sinagogat mbyllen apo përdoren për qëllime të tjera.
Grupi i miqve tashmë është në shkollë të mesme, arrijnë dashuritë e para dhe zbulimi i seksit. Nadi kultivon talentin për muzikën dhe me kitarën e tij kompozon këngë të mrekullueshme që i çelin perspektivën e suksesit. Ata që zotërojnë një televizor mund të shohin edhe programet muzikore që vijnë nga Italia dhe të ëndërrojnë një botë tjetër. Duket sikur një erë lirie fryn në Shqipëri; regjimi bën ndonjë lëshim që përkon me një lulëzim modern të arteve, por edhe me një çelje e blerim jonormal të bimëve.
Në fund të një vjeshte të ngrohtë si stina e verës, dardha (e Rabinjve) ashtu siçe thotë edhe titulli i romanit, lulëzon në dhjetor. Por, me ardhjen e të ftohtit të parë dhe të një stuhie breshëri të dhunshme, lexuesi e kupton metaforikisht se hapja e regjimit është e përkohshme, e gënjeshtërt dhe që po arrin një goditje e re, një rigjallërim i censurës dhe i dënimeve.
Me një intuitë brilante të fantazisë së autorit, që natyrisht nuk duam të zbulojnë në këto rreshta, familja e zvogëluar Rabiu gjen një mënyrë të efektshme për të mbetur së bashku dhe për t’i shpëtuar një përndjekjeje të re. Por ky nuk është një fund i lumtur, sepse lexuesi ndjen hidhërimin e një brezi idealistësh të rinj, të dashuruar me kulturën dhe lirinë, të cilët janë të detyruar të jetojnë në një kafaz. Por edhe nëse individi duket sikur i nënshtrohet mekanizmave shtypëse të diktaturës, afektet familjare janë një spirancë shpëtimi, ndërsa dashuria për kulturën dhe artin frymëzon dhe çel horizonte përtej kufirit të mjegullës.
Pas një prodhimi të gjerë poetik në gjuhën shqipe dhe italiane, Shpend Sollaku-Noé, figurë shumëdimensionale prej intelektuali, i cili jeton në Itali qysh prej vitit 1992, si një mërgimtar politik, çimentohet në këtë mënyrë edhe me romanin. Ashtu si tek poezia, ai trajton veçanërisht temën e marrëdhënieve ndërmjet individit dhe pushtetit despotik. Me romanin, sidoqoftë, Shpend Sollaku-Noé ka gjetur një mjet shprehës më të pasur dhe të larmishëm që dëshmon se e zotëron me mjeshtëri.
“Dardha lulëzoi në dhjetor” është pjesë e ekzalogjisë së romaneve “Bij të Saturnit”, tashmë të mbaruar së shkruari nga Shpend Sollaku-Noé. Kjo hekzalogji është frymëzuar nga faktet e ndodhura vërtetë në më shumë se pesëdhjetë vjet të të kaluarës së afërt të Europës; duke filluar nga Ligjet Raciale, për të vazhduar me diktaturën nën regjimet e ashpra komuniste dhe më gjerë. Skena e ngjarjeve, subjekti dhe personazhet gradualisht shtrihen në botë, që nga kriza e Kubës (1962) deri në depresionin e madh botëror të filluar në vitin 2008. Titujt e shtatë romanëve të hekzalogjisë janë: “Trenat e humbur të Atzel Brauner-it”, “Dardha lulëzoi në dhjetor”, “Filius Hostis”, “Ganxha”, “Scorpius”, “Kavie”, “Walscher”. Sidoqoftë, secili prej romaneve tek “Bij të Saturnit” ka jetën e vetë të pavarur edhe jashtë këtij kompozimi të madh letrar.
Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.