back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

“Dashuria – më e fortë se krimi!” Copëza nga dhimbja e Motrës (Ida Mëngjesi) për Vëllanë (Sokol Mëngjesi) – si në legjendën e Gjergj Elez Alisë

Gazeta

Ida Mëngjesi & Sokol Mëngjesi
Ida Mëngjesi & Sokol Mëngjesi
“Dashuria – më e fortë se krimi!”
Copëza nga dhimbja e Motrës (Ida Mëngjesi)
për Vëllanë (Sokol Mëngjesi)
si në legjendën e Gjergj Elez Alisë

***
Del nga koma avokati Sokol Mëngjesi.
Zoti qoftë me ty deri në shërimin e plotë, Sokol!
14 qershor 2024

Mëngjesin e 29 Majit 2024, në zonën e ish-Bllokut, Tiranë dhunohet avokati i njohur Sokol Mengjesi
Mëngjesin e 29 Majit 2024, në zonën e ish-Bllokut, Tiranë dhunohet avokati i njohur Sokol Mengjesi
Falenderim nga Ida Mëngjesi

Në emrin e vëllait tim të shtrenjtë,
në emër të prindërve të mi heronj,
në emër të Anxhelës së dashur dhe engjëjve tanë të bekuar,
dhe me gjithë qenien time do doja t’ju falenderoja nga zemra çdo njerin prej jush, të njohur e të panjohur që e mbuluat Sokolin me një mburojë të papërshkruar dashurie njerëzore, derisa sytë e tij të zgjuar u zgjuan nga kjo ëndërr e keqe.
Zoti ka mënyrat e tij për të na e provuar egzistencën e gjithëfuqishme, nëpërmjet mrekullive që bën herë pas here me njerëzit dhe ai do e ngrejë Sokolin në këmbë!
Në këto ditë të kobshme, që kanë zgjatur si muaj, kemi mësuar se asgjë nuk vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurisë njerëzore që u derdh mbi të dhe mbi ne në një mënyrë të papërshkruar me fjalë!
Drita e qirinjve të ndezur në të katër anët e botës, drita e çdo lutjeje të pëshpëritur nga buzët e dridhura dhe drita e mirësisë qoftë me ju çdo çast dhe mbretëroftë e mira në jetën dhe në shpirtin tuaj!
E mira nuk humbet!
Ida Mëngjesi, 16 qershor 2024

Alida Mengjesi
Ailda Mengjesi
Vëllait
Poezi nga Ida Mëngjesi

Ti ishe fëmija më i bukur në botë.
U bëre burri më i fortë i botës. Në një vend ku
burrat të godasin mbas shpine, si shtazë të godasin
pastaj s’dinë ku të futen nga gjaku i mëkatit
që ua ka zënë sytë. Por ti u ngrite
si Feniksi, nga hiri u ngrite,
si trimi nga legjendat
me po atë buzëqeshje të ëmbël si drita
me po ata sy ku qielli shihet në pasqyrë
dhe ul sytë nga turpi që s’të mbuloi pak më mirë.
Po ndoshta kështu, ti u ngjite më lart
dhe ne u bëmë pak më të fortë
zemra ime e ka mbajtur tënden përdore
dhe do e mbajë deri në fund. Përdore
do të shetisim korridoreve qiellore, rrugëve të qytetit
dhe do qeshim me botën, sikur mos te na hynte në sy
as dhimbja më e fortë, as dora më tinzare
s’e vret dot zemrën e njeriut që di të bëjë
veç mirë…

Gjithë lutjet e Botës
i kam mbledhur në një
dhe Zotit i flas veç për ty…
kur më del gjumi në mesnatë kthehem tek
bisedat e lëna përgjymë, dhe s’e njoh më frikën
s’më dhemb asgjë, veç kohës së humbur
të një fëmije të bukur që u bë burrë para kohe
dhe jetoi dy jetë në një…
Këtu kalimtarë jemi të gjithë dhe përtej
kësaj jete ka një tjetër që e njohin
veç ata që besojnë…
18 qershor 2024

Marrë nga Muri i FB i Ida Mëngjesit, qershor 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.