Deklarimi i librave me shkresë, Partisë…
nga Ilia Karanxha
Në vitin 1946, Partia e Lavdishme e Punës ju kërkoj të gjithë intelektualëve të vendit të deklaronin me lista të veçanta të gjithë librave që dispononin në shtëpite e tyre…
Pra fillonte shpërlarja e trurit dhe krijimi i njeriut të ri!
Në vazhdim një listë e librave që ishin në posedim të Familjes Tashko…
Aleksandra Tashko Ilo, kishte qënë Presidentja e parë e gruas shqiptare. Ndërsa në fëmini, si një nxënëse në shkollën e parë shqipe për vajza, lojti rolin e Wilhem Telit për t’u demostruar autoriteve osmane se të huajt (pra turqit) nuk ishin të dëshëruar në Shqipëri!
Duhej të krijohej kultura e re sipas mësimeve të Partisë… Në Vlorë, gjithë librat e Eqrem Beut, që kishte një bibliotekë shumë të pasur, u nxorrën në sheshin e Vlorës dhe u dogjën… Fëmijët mblidhnin kapakët librave, se ju dukeshin të bukura!!
Në fotot:
1.Aleksandra Tashko Ilo me të shoqin në ballkoni i shtëpisë në qendër të Korçës.
2.Një listë e librave në shtëpi në dipozicion të saj, që ja deklaronte Partisë…
3.Paradoks… No comment! (foto nga Vasil Ndoni)
Këto dëshmi personale po edhe foto e zotit Ndoni, tregojnë se e keqja ka nisur qysh herët dhe s’ka qënë aq e paorganizuar sa shpesh mendohet, përkundrazi, për ta realizuar më së miri atë duhej angazhuar pjesa më e errët e shoqërise, që s’kishte asnjë kosheincë për atë çka po i bënte vendit… Pësues do të ishin jo vetëm ata që e kuptuan po edhe ata që kurrë s’e kuptuan sa dhe si duhet të keqen. Shpesh ata u tulatën para saj me shpresë se mund të shpëtonin… Rezultati: ky që kemi sot, është thjesht dëshmi se paskemi qenë më të forte se sa kishim besuar… Jo se kemi ndonjë ndritje, thjesht jemi dëshmi si shpirt mbijetese! Asgjë më shumë…!!!