back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Dëshirë për të uruar nga Viktor Hygo

Gazeta

Viktor Hugo (1802-1885)
Viktor Hugo (1802-1885)

Dëshirë për të uruar…*

nga Viktor Hygo

Sjellë në shqip nga Manjola Brahaj

Të dëshiroj në radhë të parë që të duash e që, duke dashtë, gjithashtu të të duan. E, nëse nuk është ashtu, të jesh i shpejtë në të harruar, e pasi të kesh harruar të mos mbash mëri.
Dëshiroj, pra, që të mos jetë ashtu, por po qe se është, duhet të dish të jesh pa u dëshpëruar.
Të dëshiroj gjithashtu që të kesh miq, e që, edhe nëse janë të këqinj e jokorrektë, të jenë guximtarë e besnikë, e të paktën të kesh një te i cili të mund të besosh pa dyshuar.
Sepse jeta është kështu, të dëshiroj gjithashtu që të kesh armiq. As shumë e as pak, në masën e duhur në mënyrë që, ndonjëherë, ta vësh në pikëpyetje sigurinë tënde.
E që mes tyre, të ketë të paktën një që të jetë i drejtë, që të mos ndihesh tepër i sigurt.
Të dëshiroj për më tepër që të shërbesh, por jo të jesh i pazëvendësueshëm. Dhe që në momentet e këqija, kur mos të mbesë asgjë tjetër, ai shërbim të jetë i mjaftueshëm për të të mbajtur në këmbë.
Po ashtu të dëshiroj që të jesh tolerant; jo me ata që gabojnë pak, pasi kjo është e lehtë, por me ata që gabojnë shumë dhe në mënyrë të parikuperueshme, dhe që duke bërë një përdorim të mirë të asaj tolerance, të shërbesh si shembull për të tjerët.
Të dëshiroj që duke qenë i ri të mos piqesh para kohe, e që kur të jesh i rritur, të mos insistosh për t’u plakur, e që kur të jesh i plakur mos t’i dedikohesh dëshpërimit.
Sepse secila moshë ka kënaqësinë dhe dhimbjen e vet dhe është e nevojshme që t’i lejojmë që të rrjedhin në ne.
Të dëshiroj që kësaj udhe të trishtohesh, jo gjithë vitin, por vetëm një ditë. Por në atë ditë të zbulosh që buzëqeshja ditore është e mirë, që e qeshura që bëhet zakon është ushqim dhe e qeshura e vazhdueshme është e dëmshme.
.
Zbulimi i Botës...
Zbulimi i Botës…
Të dëshiroj që të zbulosh me urgjencë maksimale, pavarësisht gjithçkaje, se ekzistojnë e të rrethojnë qenie të lodhura dhe të trajtuara padrejtësisht dhe njerëz të palumtur.
Të dëshiroj që të ledhatosh një mace, të ushqesh një zog, të dëgjosh një zog rrëfashku duke kënduar triumfalisht këngën e tij mëngjesore, sepse në atë mënyrë do të ndihesh mirë pa ndonjë arsye.
Dëshiroj gjithashtu që të mbjellësh një farë, sado e vogël që të jetë, dhe ta shoqërosh në rritjen e saj, për të kuptuar se nga sa jetë është e përbërë një pemë.
Të dëshiroj, edhe që të kesh para, sepse është e nevojshme të jesh praktik. Dhe të paktën një herë në vit një pjesë nga ato para t’i vësh mënjanë dhe të thuash: “Këto janë të miat!”, vetëm për të qenë i qartë se kush është pronar i kujt.
Të dëshiroj gjithashtu që asnjë nga dashuritë e tua të mos vdesë, e nëse vdes ndonjë, të mund të qash pa u ankuar dhe të vuash pa u ndjerë fajtor.
Të dëshiroj në fund që, nëse je burrë, të kesh një grua të mirë, e nëse je femër, të kesh një burrë të mirë nesër dhe të nesërmen, dhe kur të jeni të rraskapitur apo të buzëqeshur, prapë të teprojë dashuri sa për t’ia nisur nga e para.
Nëse të gjitha këto gjëra ndodhin, nuk kam më asgjë për të të uruar.
*Titulli në origjinal është: “Të dëshiroj në radhë të parë të duash”

.

Marrë nga muri i Fb i Manjola Brahaj, 1 janar 2018
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.