back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Dëshmia e Pader Gjergj Fishtës në Kongresin e Manastirit

Gazeta

Kongresi i Manastirit (14-22 nentor 1908)
Kongresi i Manastirit (14-22 nentor 1908)

Dëshmia e Pader Gjergj Fishtës në Kongresin e Manastirit

“Ishim nga të gjitha skajet e Shqipnisë dhe të kolonive shqiptare ndër dhena të hueja. U treguem me të vërtet shqiptarë, sepse kurnjani nuk donte me i lëshue asnji fije penit nga mendimi i vet atij tjetrit.
Kongresi duhej të shpërndahej pa marrë kurrnji vendim.
-U tërbova prej inati. U çova në kambë e u fola: “O burra shqyptarë po a me të vërtetë do t’i lamë marre vedit para të gjithë botës?!
Po a mendoni ndopak se çka do t’u thomi shqyptarëve kur të na pvesin se çka keni ba ju dijetarët atje në Manastir?
Çka do t’u thomi na njerzve të pashkollë që nuk dijnë as me shkrue as me këndue…?
Na jemi që mendojmë me ba Shqypninë e si do ta bajmë atë kur na nuk duem me u marrë vesht ndërmjet vedit se si duhet me u shkrue germa A e ajo I?
Burra po ju flas me zemër në dorë se asht marre, turp e faqe e zezë me i lanë marre vedit para popullit shqyptar e para tanë botës, që pret dishka prej nesh e na të kthejmë pa kurrgja në dorë ndër shpija tona.
Po ulnju burra, ulnju sheshit e pse të kalojmë edhe nji ditë ma shumë në kët vend, mos ta lamë duerbosh popullin që na pret…!
-Aferim! Padër Gjergj…! Aferim të kjoftë! – bërtiti me të madhe nji hoxhë me mjekërr. Ai u çue në kambë e e erdh drejt te un, më puthi në ballë e më tha:
“Kështu flet shqiptari që e din se asht shqiptar…!”
Ulnju burra, -u tha, – ulnju këtu në shesh të zgjedhim nji komisjon e në krye të vemë Pader Gjergj Fishtën, e vetëm komisjoni do të caktojë se shka duhet të bajmë sot – për të mirën e popullit shqiptar nesër…
Fjala e tij u ndigjue me duartrokitje, dhe më caktuen Kryetar të Komisionit të Kongresit të Manastirit, i cili do të delte bosh sikur mos të ishte tregue toleranca e eme që të pranojshim dy alfabete njiherit, atë të Stambollit që kërkonte Mit’hat Frashëri dhe kët që u vendos.
Kjo sjellje e eme në Kongres të Manastirit më ka kushtue mjaft shtrejtë në jetë, sepse Abat Doçi, të cilin un e përfaqsova në atë Kongres m’u idhnue, e kur u ktheva më tha: “Pater Gjergj, un të kam dijtë si nieri që nuk ban kompromis në jetë!”
…Por Shqypnija s’mund të bahej ndrysh…!
At Gjergj Fishta
http://shkodra.ws/lajme/deshmia-e-pader-gjergj-fishtes-ne-kongresin-e-manastirit

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.