back to top
5.5 C
Tirana
E martë, 5 Nëntor, 2024

Dhëndri i Diktatorit, Pëllumb Xhufi: Kampi i shfarosjes i Tepelenës më i miri… – Redaksional i gazetës Minerva

Gazeta

Rrathet e Ferrit - Tepelena (Lek Pervizi)
Rrathet e Ferrit – Tepelena (Lek Pervizi)
Të gjithë ata që kanë vuajtur në Kampin e Tepelenës,
dhe me sa di unë janë mbi 1000 vetë ende të gjallë,
duhet të organizohen urgjentisht me firma, me denoncime, me dokumente, me peticione,
për këtë genocid të ri që po ndodh… Jo vetëm që po mbrohet krimi komunist,
por edhe po kërkohet të ngrihet në piedestal gjithë terrori komunist i 47 viteve…
Ky është një alarm për gjithë shoqërinë shqiptare!
Mbas 47 viteve pllumb xhufi i derës së familjes së diktatorit, qoftë edhe për këtë arsye,
nuk duhet të ishte në panelet mediokre të ballafaqimit me të vërtetën historike,
dhe të provokojë në mënyrën më të pacipë vuajtjet e një gjysëm shekulli,
të qindra e mijra njerëzve të pafajshëm…
Mbrojta e krimit është më e rëndë se vetë krimi…!
Jozef Radi
Holokausti i Foshnjave - Tepelenë (skica Lek Pervizi)
Holokausti i Foshnjave – Tepelenë (skica Lek Pervizi)

(Pë)-llumi

nga Nebil Çika

Llum kaluar llumit.
Pëllum Xhufi, historiani i leshit, siç e ka cilësuar J. Topalli ka dalë sërish sot në TV të mbrojë dajën e gruas së tij Enver Hoxhën dhe të mohojë holokaustin komunist ne Shqipëri. Kësaj radhe ka zgjedhë të mohojë një prej krimeve më të rënda komuniste, kampin e shfarosjes së Tepelenës ku nga torturat, uria dhe kushtet e rënda të jetesës vdiqën me shumë se 300 fëmijë dhe familjarë të tjerë te kundërshtareve politikë të reagimit të Hoxhës, kryesisht nga Veriu i vendit. Është e provuar botërisht dhe i njohur nga shteti shqiptar, nga BE, OSBE, OKB, etje, krimi i gjenocidit i kryer ne kampin e Tepelenës. I vetmi që nuk e pranoi ende madje vazhdon ta mohojë një është (Pë)llum Xhufi!!
Jo se nuk e di, e di mire se çfarë ka ndodhur në Tepelenë jo vetëm si historian, por edhe si pjesë e familjes së kasapit të Tepelenës dhe gjithë Shqipërisë Enver Hoxha. Këtë krim nuk ka guxuar ta mohojë as Nexhmije Hoxha, po pse ta bëjë ajo kur pikërisht për ketë punë ka dërguar në Itali kur nuk shkonte dot as miza, dhëndër Llumin!
Llumi është caktuar nga familja ta verë në dyshim, të mohojë një prej krimeve më të mëdha të familjes së tij gjenetike e politike dhe nuk e ka për herë të parë këtë gjë, e ka bërë edhe me krime të tjera të komunizmit dhe duhet thënë se ka qënë dhe mbetet më i zellshmi në mbrojtjen e gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit që diktatura e drejtuar nga familja e tij ka kryer për 45 vjet në Shqipëri.
Në Labëri thonë që: në kohët e hershme “dhëndrin në dasmë e dërgonin të mbushte ujë” që do të thotë se duhej të bënte punë te rëndomta, një zakon që mesa duket vjehrra Hoxha e Llumit nuk e ka harruar dhe e dërgon vazhdimisht të pastrojë haletë e shumta të sajë… si kjo që u mundua të bënte sot në Oranews!
Nuk më duket aspak rastësi që Llum Xhufi thirret, e i mundësohet mohimi i krimeve kundër njerëzimit të familjes së tij në emisionin e një tjetër mohuesi të këtyre krimeve, biri i një autori tjetër të njohur të këtyre krimeve, Dritan Hila. Me çudit e me befason kuraja dhe provokimi që këto lëtyra publike i bëjnë të përndjekurve politikë të komunizmit dhe sidomos familjarëve të viktimave të Kampit të Tepelenës, që në kushtet e mungesës së një ligji për të ndaluar mohimin e krimeve komuniste dhe përdhosjen e talljen publike me viktimat e tyre mund t’i drejtohen të drejtës zakonore, vetëgjyqësisë. Si mund të provokosh e të tallesh me fëmijët e masakruar mizorisht të tjerëve. Mirë turp e moral që nuk kanë, po frikë kanë apo jo?! Po sikur diçka e tillë t’iu ndodhë fëmijëve të tyre, çfarë do të thoshin ata?! Por sigurisht që nuk uroj t’u ndodhi gjë, gjë që ua këshilloj edhe te tjerëve që mund të jenë prekur drejtpërdrejt nga këto deklarata e komente të Llumit komunist.
Ne nuk kemi qenë dhe nuk mund të jemi si ata. Po u përzjeve me krundet do të hanë pulat .
Mos u merrni me të. Lëreni si e ka bërë Zoti, thjesht Pë(llum)!
28 mars 2018
Holokausti i Foshnjave (skicë nga Lek Pervizi)
Holokausti i Foshnjave (skicë nga Lek Pervizi)

Dhëndëri i Enver Hoxhës Pëllumb Xhufi:

Kampi i shfarosjes i Tepelenës më i miri.

Viktimat familjarë të armiqve, meritonin të vdisnin…

Redaksional i gazetës Minerva

Historiani komunist Pëllumb Xhufi, burri i mbesës së diktatorit Enver Hoxha mbron hapur krimet e diktaturës komuniste duke quajtur kampin komunist të shfarosjes në Tepelenë, ku vdiqën nga torturat, uria dhe sëmundjet më shumë se 300 fëmijë të kundërshtarëve politikë të komunistëve “më të mirin…!”.
Pëllumb Xhufi ka publikuar në studion e “Arena” të drejtuar nga djali i një prej drejtuesve më kriminelë të Sigurimit të Shtetit, Dritan Hila në Ora News një dokument të CIA-s rreth kampit të Tepelenës që e shkruan për këtë kamp si Aushvici shqiptar, duke e cilësuar ketë dokument si mashtrim. Ai tha se konsiderimi i këtij kampi si Aushvici Shqiptar është banale. Ai vazhdon me tej mashtrimin e tij publik duke e konsideruar te drejte dënimin e njerëzve në atë kamp pasi sipas tij ishin familjeve e armiqve të regjimit të sponsorizuar nga Jugosllavia.
.
Pushkatimi i Intelektualëve (grafikë nga Lek Pervizi)
Pushkatimi i Intelektualëve (grafikë nga Lek Pervizi)
Xhufi: Çështja e kampit të Tepelenës ishte ndoshta kampi më i mirë se kampet e tjera. Kampi i Maliqit ishte më i tmerrshëm. Askush nuk e thotë pse u ngrit ky kamp. Pas prishjes me Jugosllavinë, ka ndodhur një gjë e madhe pasi Jugosllavia ngriti bazat në Prizren dhe në Ulqin, ku organizoheshin grupet që arratiseshin nga Shqipëria. Armatoseshin, vinin dhe bënin aksione. Në këtë kamp u izoluan familjet kryesisht nga veriut.
Këta që e kanë promovuar çështjen e këtij kampi ku është angazhuar edhe Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tepelenës, e kanë quajtur Aushvici shqiptar, kampi i shfarosjes në masë. Po ta dëgjojnë lobet çifute do të tmerrohen sepse është një banalizim. Unë kam pasur rastin të shoh dokumentet e CIA-s për këtë kamp që ishin informuar nga njerëz nga brenda. Ata thonë që këta janë familjet e njerëzve të arratisur të sponsorizuar nga Jugosllavia.
Hila: A ka një numër të vdekurish në këtë kamp? Thuhet se kanë vdekur 300 fëmijë.
Xhufi: Absolutisht! Kanë qenë kazermat e ushtrisë deri në fund të viteve 60. Ato i ka ngritur ushtria italiane, ndërtesa solide me tulla.
 
Nuk është hera e parë që historianë e politikanë komuniste shqiptarë mohojnë krimet e komunizmit ndërkohë qe ne vendet e BE-se mohimi i këtyre krimeve konsiderohet krim dhe dënohet penalisht…
.
Marre nga Gazeta Minerva 29 mars 2018

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.