back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Dhimbja ime për Kolumbinë… dhe pse ndodh që Botërorët s’i fiton më i miri…

Gazeta

James Rodrigues (Brasil-Kolumbi)
James Rodrigues (Brasil-Kolumbi)

Dhimbja ime për Kolumbinë…

dhe pse ndodh që Botërorët s’i fiton më i miri… nga Jozef Radi

Kolumbia ishte padiskutim skuadra më e mirë e këtij Botërori…
Kushdo që ka brenda vetes pasionin e futbollit, e ka për detyrë t’i heqë kapelen këtij ekipi të madh… Mbrëmë ajo nuk ishte edhe aq e tillë edhe pse mund të thuhet se Brazili e mposhti vetëm në shifra… Brazili i sivjetëm me të drejtë nuk i është frikur asnji skuadre sa Kolumbisë së këtij Botërori, bile stafi drejtues para ndeshjes e përgatiti opinionin brazilian edhe për nji eleminim të mundshëm dhe mund të them me garanci se s’ka ndeshje të këtij Botërori në të cilën bilbili të ketë fryrë papushim gjatë gjithë kohës si në këtë ndeshje… dhe s’ka ndeshje të këtij botërori në të cilën të tre golat kanë ardhur si rezultat i fryrjes së bilbilit…

James Rodriguez (er dies - Dhjeta)
James Rodriguez (er dies – Dhjeta)

Në pikpamjen taktike, Brazili si skuadër, njihet si skuadra më teknike në të gjitha kohrat. Kur hyn Brazili në fushë hyn nji teknikë e lartë… mbrëmë Brazilianët, duke e njohur veten si skuadra më pak teknike e botërorëve, ndoqën taktikën e coptimit të ndeshjes, si e vetmja mënyrë për ta mposhtur Kolumbinë, dhe Kolumbia si të gjitha skuadrat entuziaste që besojnë me euforikisht në vetvete, ra në kët grackë… Pjesa e tjetër e ndeshjes janë lotët e James Rodrigues, kësaj mjelme magjepse që aq shumë më kujton Marc van Basten, por me ngjyra më latine, kolumbiane… Ai qau pse: në at kulm ku ai e ngjiti veten para krejt Botës,  s’e tëhoqi dot skuadrën e tij, edhe pse me bollëk të lakmueshëm yjesh, e pazonja për ta prekur Lavdinë e fazës finale të një Botërori. Me Kolumbinë ndodhi siç ka ndodhë jo radhë nëpër Botërorë, ku ndodh që s’fiton më e mira, po fiton ajo skuadër që është mjaft e mirë, që e jeton pak ftohtë, edhe si kalkulim matematik  Botërorin… Me këtë rast vlen të kujtoj Hungarinë e ’54, Hollandën e ’74, Brazilin e ’82, skuadra me të cilat historia e futbollit do të mburret… por mburret ca më tepër me ato që kanë prekur trofetë e mëdha të kësaj Kupe…
Sot do të kemi edhe dy ekipe të tjera që do të përbëjnë katërshën e skuadrave më të mira të Europës, dhe ka shumë mundësi që në katër më të mirat e 2014, të jenë 2 europiane dhe dy amerikanolatine… ku per fat te keq do të mungojë Kolumbia e “er dies” James Rodrigues…
5 qershor 2014

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.