back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Dhimbja… ne dy poezi – Shpend Sollaku – Noé & Ilir Prifti

Gazeta

Dy vëllezërit Fatmir dhe Shpend Sollaku
Dy vëllezërit Fatmir dhe Shpend Sollaku

Dhimbja… ne dy poezi

Shpend Sollaku – Noé & Ilir Prifti

Para pak kohe u largue nga kjo jetë
vëllai i madh i poetit Shpend Sollaku – Noe, Fatmiri.
Sigurisht humbja e një njeriu të dashur e një vëllai të madh
ndryshon relievin shpirtëror të secilit prej nesh…
Paraqesim këto dy poezi, një e Shpend Sollakut -Noé dhe tjetra e Ilir Priftit
që janë një dëshmi të vogla të një dhimbjeje të madhe,
e dëshmojnë relivet tona shpirtërore mbas humbjeve që pësojmë…
.
Shpend Sollaku - Noé - Dhimbje
Shpend Sollaku – Noé – Dhimbje

Në të dyzetat e Fatmirit…

nga Shpend Sollaku – Noé

Lajmi, ngjyer në zift të shkrirë
më kullon akoma mbi mish.
Pezull – një sharrë elektrike e çmendur,
që vazhdon t’më presë një këmbë,
një krah.
Nëpër thonjtë e dhimbjes
më shuhet esenca e shpirtit në acid.
Hedh lakun e drithmës
në ganxhën e hënës mbi Lushnje
dhe var
gjysmën time të vdekur.
.
Ilir Prifti - Dritëhije
Ilir Prifti – Dritëhije

“Beneficiorum gratia sempiterna est”1

nga Ilir Prifti

Vëllai i madh tashma ka shkue
dhe veç vetes, ka marrë edhe nji pjesë t’pandashme tonën.
Edhe n’u ndiefsh prap ai çunaku i vogël,
ai ka me ardhë me t’ndihmue n’hallin tand.
Ai prap ka me ardhë,
kur ti, i lodhun ankthi ke dashtë m’u ndie i sigurt n’dhomën tande…
 
Me u da prej tij,
s’asht si me nda dy kokrra molle t’ngjituna nji dege,
asht nji shtatore qi s’mundesh me ia hjekë gjysën
pa e lëndue pjesën tjetër,
përqafim i ngjizun me shendin e brengat e fatit.
Ikja e tij, na la thellë vedit nji borxh t’ambël,
e s’e shlyejmë dot veç s’bashku.
 
1.Mirënjoftja për veprat e mira, asht e përjetshme. (lat)

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.