back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Dialogu – si rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve – rubrikë voal.ch nga Elida Buçpapaj

on

|

views

and

comments

Elida Buçpapaj - Voal.com
Elida Buçpapaj – Voal.com

Dialogu – si rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve

rubrikë voal.ch nga Elida Buçpapaj

VOAL botoi lajmin se ligji Anti-SLAPP merr vulën e miratimit përfundimtar nga Parlamenti Evropian, një direktivë që i udhëzon vendet anëtare të ngarkojnë sistemet e tyre të drejtësisë me detyrën për të vlerësuar paraprakisht paditë ndaj gazetarëve dhe aktivistëve nëse janë apo jo të bazuara si dhe për t’iu ngarkuar kosto shtesë paditësve abuzivë.

Miratimi i këtij ligji vjen në një kohë kur regjimi i Tiranës është gjithnjë e më agresiv ndaj gazetarëve dhe mediave, në një kohë kur regjimi i Tiranës me ngulm dhe në stil të gjerë keqpërdor drejtësinë për të frikësuar gazetarët dhe mediat, për t’ua mbyllur gojën gazetarëve dhe mediave (në Shqipëri dhe Diasporë) që duan të thonë të vërtetën.
Kur liria e fjalës është më e rrezikuar se kurrë dhe kur censura dhe shkelja e mendimit të lirë ka arritur deri tek Vatra, që ka ndryshuar identitet dhe tek gazeta Dielli, pasi aty nuk mund të shprehin më mendimet e tyre as Vatranët dhe as bashkëpunëtorët e vjetër të gazetës, VOAL ka hapur këtë rubrikë, marrë shkas nga reagimi i Prof. Thanas Gjika dhe pastaj komunikimi me të i Elida Buçpapajt në rrjetin social të Facebook-ut.
Veç me komunikim duke i shkuar së vërtetës deri në fund do të shërojmë plagët e trashëguara nga diktatura dhe do të ndërtojmë demokracinë e vërtetë, ku fjala e lirë dhe mediumet e saj përbëjnë pushtetin e katërt, sot më i nëpërkëmbur se kurrë.

Stema e Vatrës
Stema e Vatrës

Thanas Gjika:

Gëzohem që u miratua ky ligj në Parlamentin Europian. Është mbushur shtypi shqiptar me sharje e fyerje të pabaza drejtuar gazetarëve dhe gazetave.
Uroj që edhe ligji për mbrojtjen e të drejtave të individit të rimarrë forcë me këtë rast, sepse sharjet dhe shpifjet pa argumente nuk po pushojnë në jetën tonë, sikur jemi njerëz primitivë.
Ndonjë kundërshtar i Federatës Panshqiptare Vatra të Amerikës, në vend që të gëzohej se i Përndershmi Peshkop Theofan Koja, Doktor në Teologji, ka mëse dy vjet që iu bashkua kësaj federate dhe tani Këshilli i saj e zgjodhi Anëtar të Këshillit të Federatës Vatra, filloi ta sulmojë Peshkopin e nderuar duke e quajtur agjent të kishës Greke, ia deformoi emrin në Atë Theofanis Koja dhe guxon të shpifi sikur Federata Vatra ka rrëshqitur në prehrin e kishës Greke.
E këshilloj z. V. Lumaj, që ta mbylli gojën, ta thyeje tastjerën e kompjuterit e të mos vijojë të gënjejë edhe të tjerë.
Është më mirë për të dhe shokët e tij që t’ju luten edhe priftërinjve të tjerë shqiptarë të kishave ortodokse e katolike që të bëhen anëtarë të Federatës Panshqiptare Vatra të Amerikës, si ka qenë në kohën e Hirësisë së Tij Peshkopit, Fan Noli.

Elida Buçpapaj:

I nderuar Prof. Thanas Gjika, po është shumë i rëndësishëm në mbrojtje të gazetareve dhe jo të shkelësve të ligjit. Shkelës i ligjit dhe i Kanunores së Vatrës është pikërisht ai i thënçin kryetar, bashkë me kryesinë ilegjitime të emëruar prej tij.
Botuesit e Voal.ch, që kanë bashkëpunuar me Vatrën e Diellin prej 1992, – janë të censuruar nga ai i thënçin kryetar i Vatres, që ka shkelur Amendamentin e parë të Kushtetutës Amerikane dhe, për çudi, kjo ka rënë në vesh të shurdhër.
Ju ngrini shqetësimin tuaj, po për shkeljen e Amendamentit të parë të Kushtetutës Amerikane a jeni i shqetësuar,
po për gjyqin kundër fraksionit të Dr. Gjon Buçaj, a jeni i shqetësuar?
Ne na censuruan me pretekstin se botonim qëndrimin e këtij fraksioni, kur ne kryenim veçse detyrën.
Po për përjashtimet e stilit stalinisto-enverist a jeni i shqetësuar, me etiketime si tradhtarë, emra të shquar që identifikohen me Vatrën;
po për katapultimet në kryesi pa asnjë kontribut në Vatër;
po për mbylljen e derës Vatranëve të shtëpisë së tyre, kjo a ju ka shqetësuar;
po mosmbajtja e Kuvendit në shkurt;
po ndryshimi i Kanunores, ku kryetari ilegjitim ia ka zgjatur mandatin vetes në 4 vjet pa u votuar;
po delegatja nga Miami, një degë me tre muaj e themeluar, a ju ka shqetësuar; po kush e ka votuar kryesinë, pra është e pa votuar – pikërisht me gjyqe jemi ne botues të kërcënuar nga ata, sepse denoncojmë shkeljet në Vatër, po kjo a ju ka shqetësuar?
– Federata Panshqiptare ishte – sepse kështu siç është, nuk është më – prandaj duhet të rilindë mbi parimet e Themeltarëve, të atyre që ishin Etërit e saj.
Federata Panshqiptare në themel është antikomuniste, sepse emra të ndritur të saj janë torturuar dhe vrarë nga diktatura. Jemi vendi i vetëm ku nuk janë dënuar krimet monstruoze të regjimit komunist.
Një shqetësim i madh për çdo shqiptar të ndershëm duhet të jetë apo jo?
Kujtoj Bahri Omarin, kujtoj Kristo Kirkën, kujtoj Motrat Qiriazi, Kristo Dakon e me rradhë, emër për emër, Arshi Pipën, Ing. Karagjozin, Dr. Buçajn, Niko Kirkën e të gjithë Vatranët Veteranë që janë ndarë nga jeta këtë dhjetëvjeçar, karakteristika të tyre ishin antikomunizmi, patriotizmi, proamerikanizmi.
Në Kanunore Etërit kanë shkruar shkoqur se ligjet e SHBA duhet të respektohen.
Po censurën e ushtrojne banditët, po Amendamentin e parë e shkelin banditët!
Por veshi i shurdhër është i papranueshëm.
Shtëpinë e Vatrës e kanë blerë Vatranët, e drynat i mbajnë kopukët.
Me respekt, e shumë të fala për ju dhe Julian.
Elida

Marrë nga Voal.ch, 28 shkurt 2024

Related Images:

Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.