Diaspora, Shqipёria dhe Bota
nga Kujtim Drishti
Vota e Diasporёs u refuzua dhe do tё refuzohet pёr sa kohë Dispora ёshtё një forcё qё nuk mund tё manipulohet nga partitё politike nё fuqi.
.
Kondicionimi i Parё
I pari kondicionim qё i bёhet popullit ёshtё lidhja e partisё me shtetin ose ndryshe Shteti-Parti – njё hibrid i sistemit tё diktaturёs.
Si me Salёn ashtu dhe me Edin.
Mekanizmi: Besnikёria ndaj kryetarit tё shtetit shpёrblehet me post nё shtet, postin tuaj dhe fёmijёve tuaj,
Pasoja: Mendimi i lirё mbytet brenda kafkёs sё kryetarit tё partisё dhe shtetit. Asnjeri nuk lёviz as edhe njё centimetёr jashtё vijёs sё verdhё. Forcat antropologjike vihen nё veprim – luftё pёr mbijetesё. I kuptoj dhe mё vjen keq pёr ta.
Demokracia zbrazet nga pёrmbajtja e saj dhe mbetet njё skelet.
Gjykata Kushtetuese qё do tё kish qenё organizmi qё do ruante Drejtёsinёe ёshtё vёnё nё harresë.
Si mundet Presidenti Makron tё presё kryetarin e njё Shteti prapa tё cilit nuk ka njё Gjykatё Kushtetuese?
Fakti qё Perendimi mbyll sytё tregon se mospasja e kёtij Institucioni i shkon pёr mbarё.
Por a mund t’i hidhet faj Francёs, Anglisё, Gjermanisё dhe USA-s pёr kёtё mungesё?
Shumica e njerёzve mendojnё se ata nuk kanё asnjё pёrgjegjёsi.
Pёrgjegjёsi Zyrtare Jo
Pёrgjegjёsi Morale Po
Nuk mund tё kёtё Demokraci pa njё aks Moral tё Drejtёsisё.
Kёshtu Perёndimi tradhёton veten me gjithё pasojat qё sjell qёndrimi i tyre nga tё cilat pyetja e madhe: A ekziston Morali Demokratik nё perёndim?
Qё kjo pyetje tё gjente justifikim pёr tё dalё nga faqia e dheut, baballarёt e Demokracisё amerikane dhe franceze do ta quanin njё pyetje tё pa vend. Ata duhej tё dilnin nga varri pёr tё parё se ku e kanё degdisur, fёmijёt e tyre moralin demokratik pёr tё cilin ata kishin ёndёrruar.
Kondicionimi i Dytё
Ky ёshtё njё kondicionim ideollogjik.
Ka vetёm njё rrugё tё mundёshme pёr zhvillimin e njerёzimit. Kjo ёshtё heqja dorё nga morali demokratik.
Bota duhet tё drejtohet nga specialistёt. Populli nuk mund tё hyjё nё debat me qeveritё.
Kush nuk e shikon kёtё realitet vetёm gёnjen veten.
Duke gёnjyer veten ne shkojmё drejt asaj qё kish parashikuar Platoni: Demokracia zёvendёsohet me oligarkinё d.mth me diktaturё.
Kjo ёshtё arsyea qё mё bёn tё mendoj se tё parёt qe nuk kanё marrё mёsim nga komunizmi janё vendet e zhvilluara tё perёndimit dhe intelektualёt e gazetarёt e tyre.
Tё dytёt janё popujt e vendeve tё lindjes.
Bota ndodhet pёrpara trazirash sociale tё pa para. Dhe meqё edhe ushtritё janё shumё tё forta konflikti nuk do tё pёrjashtojё edhe gjakderdhje.
Paraskena ishte qёrimi i 32 protestuesve francezё tё “zhile zhoneve” tё cilet iu kundёrvunё rritjes ekonomike qё shkonte nё favor tё njё pakice tё vockёl tё shoqёrisё.
Asnjё gjykim asnjё proces gjyqёsor nuk u hap.
Kjo mё kujton mungesёn e Gjykatёs Kushtetuese nё Shqipёri dhe heshtjen e vendeve tё Perёndimit. Politikanёt Perёndimorё e kanё zili Edi Ramёn, prandaj dhe i bёjnё ndere.
Shqipёria me sistemi e saj politik ёshtё Perёndimi dhe sistemi i tij politik, por i çveshur lakuriq, pa brekё e pa sutjena, pa kremera e pa maska.
Mё vjen keq pёr popullin tim aq sa mё vjen keq pёr francezёt dhe amerikanёt qё ishin nisur nё njё rrugё tё bukur por po pёrfundojnё si fundi i Boleros sё Ravelit…
.
Marrё nga muri i Fb. i Kujtim Drishtit TD Drishti 28 Mars 2021