Dine Dine dhe romani i tij – “Mbi Varkën e Karontit”
nga Orhan Sakiqi
Lexova së fundi romanin e Dine Dines: “Mbi Varken e Karontit” – Jeta e një të intenuari që në moshë të njomë edhe më vonë i burgosur.
Hetuesia, gjyqi dhe burgu janë përshkruar me realizëm e ku personazhet e diktaturës i sheh të gjallë si edhe guximin e Dines.
Po ua le lexuesve që ta lexojnë e ta gjykojnë. Por nuk mund të le pa nënvizuar këto rreshta të fundit të librit: “Dhjetë vjet heqje lirie…!” Kur gjykatësi shqiptoi numrin dhjetë s’di pse u trondita aq shumë. Them për pak çaste se pamja e njerëzve të mi që ishin jashtë në pritje që të më shihnin në atë pak kohë që na kishte mbetur para ndarjes, ishte edhe më tronditëse.
Te porta e daljes ishin Adriana me Ervinin në krahë. E qeshur përsëri ajo kish kapur dorën e djalit njëvjeçar dhe e tundte ‘Mbahu fort!’.
Para dy ditësh në televizionin Syri në emisionin e Adi Krastës u paraqit ai djali njëvjeçar, që tashmë mbas 40 vitesh ishte nënshtetas amerikan, që ka mbaruar dy universitete e së fundi është zgjedhur edhe nënkryetar i shoqatës Vatra…
Ja pra, një rreze drite mbi familjen dibrane Dine me disa breza patriotikë.
Marrë nga muri i FB Orhan Sakiqi, 1 dhjetor 2022