back to top
9.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Diplomatë mbroni demokracinë, jo hajdutët – nga Alba Alimehmeti – Kepi

Gazeta

Alba Alimehmeti - Kepi
Alba Alimehmeti – Kepi

Diplomatë mbroni demokracinë, jo hajdutët
nga Alba Alimehmeti – Kepi

Si me urdhër të një komande nën armë, selitë kryesore diplomatike në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasada Amerikane, Ambasada Italiane, reaguan të shqetësuar në mbrojtje të godinës së Bashkisë së Tiranës.
Sot, kjo ndërtesë as nuk u shemb siç ndodhi me Teatrin, pronat e shtëpitë e shumë shqiptarëve në këto vite regjimi të Veliajt, as u shkatërrua e as u dëmtua siç po ndodh me Sahatin, as u zhduk si po ndodh me zonën historike, as u mor peng siç po bëjnë me pasurinë kombëtare të Tiranës e Shqipërisë.
Kjo godinë është e qytetarëve, që me votë ose protesta demokratike? vendosin kush e si t’i qeverisin.
Sot u protestua kundër vjedhjes, korrupsionit, krimit e grupeve kriminale që pasurohen me paratë publike.
Sot u protestua si dhe kudo tjetwr në botë për kauza të ndryshme.
Në Napoli, studentët me flakadanë e çdo mjet proteste u përleshën me policinë kundêr vendimeve të NATO-s.

Protesta e Qytetareve para Bashkise - 19 prill 2024
Protesta e Qytetareve para Bashkise – 19 prill 2024

Në Romë, profesorë e studentë protestuan kundër projekteve bashkëpunuese me Izraelin që ushqejnë industrinë e luftës. Po molotov e tymyese u hodhën.
U protestua në Washington kundër G7 në Capri.
Protesta është forma dhe instrumenti më demokratik që ka një popull.
Ambasada dhe selitë Diplomatike në Tiranë i prisnim të reagonin kundër skandaleve korruptive, krimit, në mbrojtje të ligjit.
Pritëm e presim të reagojnë në mbrojtje të demokracisë e së vërtetës, në mbrojtje të pluralizmit e arrestimit të liderit të opozitës
Ky reagim si nën armë e të gjithëve në një kohë, i diplomacisë në Tiranë, i ngjan një qoke politike me haraç demokracinë.
Mos vallë i njohin hallet e shqiptarëve më shumë se vetë populli?
Në vendet e tyre, asnjë ambasadë ose seli e huaj nuk do të ndërhynte në protestat legjitime të një kombi.
Diplomatë mbroni demokracinë, jo hajdutët.
Detyra juaj është të krijoni ura mes popujve e jo të ngrini mure mes jush e popullit që ju mirëpret.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.