back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Disa pyetje që ndokush mund dhe duesh t’ia kishte bërë Auron Tares – e pyet Jozef Radi

Gazeta

Camaj Koliqi - dhe kontestuesi Tare
Camaj Koliqi – dhe kontestuesi Tare

Disa pyetje që ndokush mund e duhej t’ia kishte bërë Tares

e pyet Jozef Radi

Shkrimin e zotit Tare, e kam lexuar ndër të parët, dhe për të qenë më korrekt e kalova drejt e në word për të pasë mundësi të lija edhe shënime ndaj tij. Kështu që nga leximi kalova edhe në rilexim të diçkaje që nuk e meritonte… Gjithsesi në biseda me miq të mij, të cilët unë i vlerësoj mjaft, edhe pse kisha lënë shënime të mjaftueshme, nuk e pashë aspak të arsyeshme të polemizoja, sepse polemika behet në pikëpamje të rrafshtë ose më lart… në rrafsh e poshtë ajo është e këshillueshme të shmanget, sepse nuk e ndihmon as shkruesin në fjalë…
Ndoqa gjithçka të mundshme, paraqita në faqen time tejet te lexueshme edhe një kolazh shënimesh e shkrimesh te përzgjedhura, mora pjesë edhe në debate, ku vërdallë ishte edhe shoku Tare që me siguri i ka lexuar me buzë të shtrembëruara… Ndoqa edhe mjaft nga shfaqejet e tij ne media, ku më ra në sy ajo gjuha e varfër dhe përsëritjet e vokta të ideve të tij… që ishin ku e ku larg me njerezit e kulturës dhe ata që përfshiheshin në këtë debat… Cektësinë intelektuale e Tares, kur kërkonte të merresh me anën tjetër të medaljes së latuesve monumentalë të gjuhës shqipe, më vendosi të heshtja. Po jo aq thellësisht te heshtja, sa të mos gjeja një mënyrë tjetër komunikimi siç është ajo e pyetjeve, të cilat për fat të keq, ata që e thirrën nëpër studio nuk i bënë një seri pyetjesh që i duheshin bërë…
Kështu që vendosa ta pyes Taren me qetësi për çka ka shkruar… Nëse ai kërkon t’u përgjigjet këtyne pyetjeve mund t’i bëj vend në faqen time… Nëse nuk e gjen me vend t’u përgjigjet, unë i kam ndërtuar ato në një mënyrë të tillë… që edhe thjesht si pyetje ato qëndrojnë në këmbë e që mund t’u vlejnë “Tare-ve” të tjerë që të gabojnë më pak e të mësojnë më shumë nga e vërteta e kësaj botë dhe jo thjesht nga gjirizi i shërbimeve inteligjente, e në veçanti i atyre komuniste…
.
Jozef Radi 2016
Jozef Radi 2016
Përse zgjodhët në shënjëstër të një shkrimit tuaj, dy figura bashkë si Koliqin dhe Camaj… Dhe fjala vjen nuk zgjodhët me po të njëjtin qëllim fjala vjen Camaj-Luzaj, ose Koliqi-Pipa, ose më e thjeshta fare… t’i kishit marrë veç e veç secilin prej tyre…
.
Përse dokumetet e qarkullimuara të Sigurimi të shtetit, të Cia-s, të Inteligjent Service apo të kujdo tjetër i merrni dhe i trajtoni si ar i kulluar, kur unë në leximet e këtyre dokumenteteve kam gjetur me qindra gabime trashanike, dhe të pavërteta gjigande. Dhe kam arritur në konkluzionin se për të mbrritur te një deduksion në shqyrtim e tyre duhet shumë punë, e kurrë nuk mund të mbrrihet të e vërteta.
 
Janë të shumtë ata që shkrimi tuaj e kanë lexuar si një përcaktim të qartë tuajin në ndotjen dhe përfoljen e dy figurave të antikomunizmit. Origjina juaj e lidhur me komunizmin dhe vetë figura juaj në krah të komunizmit, a mendoni se jua rrëzojnë edhe atë vlerë që mund të kenë dokumentet tuaja?
 
A e keni gjykuar ndonjëherë veten si historian i mirfilltë, që të merrni në trajtim jo me shkrimtarë të mirfilltë po me korifej të mirfilltë. A nuk jeni ndjeheni keq kur gjuha e shkruar e juaj është tejet e dobët përballë magjisë së gjuhës së atyre që i ke marrë në trajtim të egër thuajse prej Haznadari?
 
Sa ka ndikuar shkolla juaj si skënderbegas dmth njeri që do t’i shërbeje luftës për mbrojtjen e vendit… në trajtimin e dy personaliteteve në fjalë që kanë studiuar në universitete të huaja, kanë doktoruar shkëlqyeshëm në këto universitet, dhe janë themeltarë në letërsi e në albanologji, kanë drejtuar revistat më të mira në histori të letrave, duke qënë njëherësh edhe themelues katedrash albanologjie në Romë dhe Mynih. A s’jeni ndjerë paksa në ngërç, e si “boksier” i jo së njejtës peshë, në këtë përballje thuaj humnerore vlerash…?!
 
Koliqi me dokumenta, para se të linte katedrën e gjuhës shqipe në Romë, dhe thirret në Shqipëri për të qenë pjesë e një kabineti, ka pasur një bisedë të gjatë me Fishtën, i cili e ka këshilluar që të kthehet e të shërbejë në emër të Shqipërisë dhe interesave të saj nën pushtim. Pikërisht e kësaj periudhe është një shprehje lapidare e Koliqit: “Sakrifikoj reputacion tim intelektual, në emër të interesave të atdheut…” A ju ka rastisur kjo shprehje e tij, ndërsa benit një shqyrtim ndryshë të tij?! A keni pasur ndonjë interes ndaj këtyre vlerave të tij, ndërsa e krahasoni me njerëz të krimeve nga shtetet pushtuese!?
 
Në gjithë trajtimin tuaj shihet përndritja dhe lumturia e një zbulimi të madh. Kjo vërehet edhe në bisedat tuaja të shumta të kësaj fushate. Mos ndoshta kjo lumturi dhe përndritje prej pasionanti të pakualifikuar, është një mënyrë diabolike për t’i shtruar vetes ndonjë rrugëtim politik apo akademik?!?
 
Shkrimi juaj ka si pikënisje një dokument të sigurimit të shtetit, ku shënohet rekrutimi i Martin Camajt. Pse s’e keni marrë në konsideratë faktin që rekrutimi dhe arratija e Martin Camajt ka ndodhë (maj-gusht 1948) kur marrdhëniet shqiptaro-jugosllave ishin në pikun sentimental. Pse s’e gjykuar as përcitas faktin që antikomunistët e veriut, që po pësonin genocid të paparë ishin në pikë të hallit se iknin nga shiu dhe binin në breshër. Ndërkohë që zellin dashuror të politikës midis dy vendeve nënë- bije, s’e keni aspak në fsokus të shqyrtim tuaj…?
.
Koliqi - Camaj - Maloki
Koliqi – Camaj – Maloki
Martin Camaj për ta ndotur simbas dëshirës tuaj e vendos nën hamendësi të pafundme të kreshërisë suaj prej pasionianti dhe jo studiuesi. Martini Camaj është befas nën kthetra të Mugoshës… Njeriu që i kishte dhënë Enver Hoxhës, kartën e komunistit, kartën e Udhëheqësit të luftës, Kartën e Luftës Vëllavrasëse, kartën e pushtetit të Pakufi, Kartën e shitjes së interesave të Kosovës, befas ky njeri ka edhe Martin Camajn në dorë… Në momentin që ai e bën anëtar të ri të Komitetit të Prizrenit… për ju është kulmi i shitjes së interesave shqiptare… A nuk e ndjeni këtë mjerim tuajin në baklafaqim të këtyre dy faktëve që e lidhin historinë me Mugoshën…
 
Botimi i shkrimit tuaj jo cilësor, po thjesht intrigo-investigues, në portalin “Peisazhe të Fjalës”, të një “nocivi” akademik, është thjesht rastësi, mardhënie miqësore mes jush, apo diçka e studiuar me kujdes nga njerëz që mundet të keqë qenë ndaj jush sugjerues dhe shtytës, ndërsa ndaj novicit si një lloj thirrje për shërbime të reja më cilësore…
A keni ndjesinë se midis shkrimit tuaj hulumtueso-investigativ dhe veprës së lënë nga Koliqi e Camaj e cila tashmë e kapërceu Kohën, ka një hendek të madh. A mos keni kërkuar të bëheni pak më shumë i rëndësishëm në një ndërmarrje të tillë, kur shum kush ua ka theksuar se nuk keni këllqe për një ndërmarrje të tillë?
 
A e dini se cili është gabimi më i madh e thelbësor në trajtimin tuaj në shkrimin hulumtueso-investigativ, e që ua rrëzon krejt punën në sytë e atyre që kuptojnë më shumë se leximi i një teksti.Ju nuk e kuptoni ende se antikomunizmi është vlerë ndërsa komunizmi një ideal i dështuar. A e keni menduar që pikënisja juaj prej një ideali të dështuar për të rrënuar vlerat e antikomunizmit mund të jetë dështimi i ndërmarrjes suaj?!
Keni lajmëruar se është edhe një pjesë e dytë. Mirëse të vijë! A mund të na thoni nëse keni pasë ndokënd oponencë në punën tuaj të parë, dhe nëse në mbylljen e kësaj vepre, a keni ndokënd me atribute t’ju bën oponencë, për t’iu ndihmojë e t’u nxjerrë sado pak nga binarët e entuziastit dhe entuziazmit dashakeq ngaj Korifejve të Veriut dhe t’u këshillojë ca refleksione, që mund t’ju ndihmojnë të jeni i besueshëm qoftë edhe në kufijë modestë?!
 
A e keni menduar qoftë edhe shkarazi, që kjo punë e juaja, thuajse me pasion adoleshencial, nga një djalosh që ka qenë nën armë në rebelimin e ’97, mund edhe të shihej dhe të paragjykohej si një nisme e re e Zonës së Parë Operative, ndaj Veriut rebel kundra vendosjes së komunizmit…
 
Ps. Meqë jeni Skendërbegas i Vonë e Historian i Rishtë, pyetjet po ua drejtoj në një datë të shënuar historike, si 10 korriku, me shpresë që s’po ua prish qetësinë e Festës së Ushtrisë Shqiptare, themeluar në Labinot, e që shpiritin e tuaj prej ushtaraku e ka thirrur herë mbas here të rrokni armët!!

 

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Më pëlqeu shumë shkrimi juaj…
    Ndoshta ishin pyetje që shumëkush prej nesh i ka pas brenda vetes, pa mundur t’i rendisë e t’i shprehë kaq qartë dhe me forcën e duhur të mendimit…
    Ju faleminderit…

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.