back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Disa refleksione të shpejta mbi një intervistë të Kadaresë Maks Rakipaj

Gazeta

Maks Rakipaj
Maks Rakipaj

Disa refleksione të shpejta mbi një intervistë të Kadaresë

nga Maks Rakipaj

Para disa ditësh lexova një intervistë të shkrimtarit Ismail Kadare dhënë gazetës “Zëri” në Kosovë, intervistë e cila u botua edhe te gazeta Panorama në Tiranë.
Në pjesën e parë të intervistës ai merret me Gjergj Kastriotin dhe Europën. Nuk do të merrem shumë me këtë pjesë, mbasi  shkrimtari thotë se arbëreshët e quajnë Skënderbeun “të pafat”, “ngaqë nuk arriti dot të tërhiqte plotësisht Europën, për të luftuar në Ballkanin Perëndimor…” Gjithmonë pra, e paskemi fajin ne, shqiptarët, jo Europa e shkretë që priste ta tërhiqnim ne. Asnjë fjalë që Europa dhe Vatikani e la në baltë Heroin tonë, e la krejt vetëm para hordhive turke qindramijëshe. Siç duket për një autoritet letrar që ka kaq vite që ëndërron të marrë çmimin Nobel, është luks të hedhë ndonjë fjalë kundër “kurvës së motit”. Asnjë fjalë se qe kjo Europë në Kongresin e Berlinit, konferencën e Ambasadorëve, që e shqeu Shqipërinë e ngratë për të kënaqur orekset e “klyshëve të Rusis”, siç thoshte i madhi Fishta.

Ismail Kadare 1936
Ismail Kadare 1936

Intervista vazhdon me debatin për standartin e gjuhës shqipe. Nuk e prisja një qëndrim të tillë prej shkrimtarit tonë më të njohur në botë… “Jo, – thotë Kadareja, – Komunizmi nuk e ndaloi gegnishten, Kongresi i 1972 qe kongres drejtshkrimi, jo standartizimi…” dhe na jep si shembull për këtë, faktin që nuk u ndalua Migjeni dhe Ndre Mjeda, pa na thënë se ata të dy patën vdekur para se të vendosej komunizmi në Shqipëri… përmend edhe disa përkthime monumentale të Dantes, Virgjilit, Homerit në gegnisht, por harron të thotë sepse kjo ndodhi ngaqë ato përkthime u bënë prej autorësh gegë dhe fati i atyre autorëve s’qe aspak për t’u lakmuar, sepse e paguan erudicionin e tyre me vite të gjata burgu!! Zhurmën që bëhet për gegnishten, që ajo të ketë vendin e merituar në standartin e shqipes Kadareja e quan marrëzi, sepse një pjesë e polemizuesve “…janë amatorë që kanë bërë ndonjë kurs tremujor në Kalabri, e shumta në Napoli…” dhe e bezdisin Kadarenë teoritë e Kamardës?! Edhe një tjetër gjë e bedis shkrimtarin e madh, për çudi. E bezdis emërimi i shqipes si “nëna e gjuhëve” europiane dhe na jep kumtin e madh se shqipja qenkësh në 10-12 gjuhët themeltare të Europës, kur dihet nga botimet më të fundit në shtypin botëror se gjuha shqipe futet ndër 2-3 gjuhët më të vjetra në Europë… Në botimin e gazetqs “Zëri” e Kosovës, Kadareja merret edhe me paskajoren dhe jep një shpjegim interesant. “…Luftën e fituan toskët – thotë ai – dhe sakrifikimi i paskajores nuk është ndonjë hata. Është një humbje e pranueshme…” Unë vetë jam tosk dhe për mua sakrifikimi i paskajores qe një akt barbar ndaj gjuhës shqipe. Me paskajoren u sakrifikua edhe pasuria e madhe e gegnishtes! Unë besoj se ka ende mundësi për riparimin e atij gabimi të madh që u bë në vitin 1972. Duke lexuar këtë pjesë të intervistës së tij m’u kujtua një fjalë e vjetër shqip, në latinisht shkruhet “coitus”, në të folmen kosovare ruhet ashtu si ka qënë para mijra vjetësh dhe më vjen të ulurij në dardanisht pasi lexova këtë intervistë: Hej bre… koja nanën!
Ka ndryshuar Kadareja, nuk është ai që ka shkruar “Autobiografi e popullit në vargje” kur e përshkruante gjuhën shqipe “si zonjë të rëndë dhe gjuhët e tjera si shërbyese jevga”… Hej koja nanën, si ndryshon njeriu kur nis e shtyhet ca në moshë!

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.