back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Dita e Gjuhës Amtare – përgaditi Maks Rakipaj

Gazeta

Gjuha Shqipe - Gjergj Fishta
Gjuha Shqipe – Gjergj Fishta

Dita e Gjuhës Amtare

përgaditi Maks Rakipaj

21 shkurti në të gjithë botën është dita e gjuhës amtare, për ne është dita e gjuhës shqipe. Shqipja është gjuha që bën të mundur shqiptimin e të gjithë tingujve, gjë që është e pamundur për gjuhët e tjera. Shembuj mund të jepen pafundsisht; italishtes i mungojnë zanoret ‘y’, ‘ë’, bashkëtingëlloret ‘th’, ‘dh’ etj., po ashtu anglishtes, greqishtes, gjermanishtes, frëngjishtes, gjuhëve nordike, gjuhëve sllave; në secilën prej tyre ka tinguj që një gjuhë tjetër e ka pamundur t’i shqiptojë. Shqipja mundet. Edhe tingujt e ndërmjetëm që ka frëngjishtja, anglishtja etj., shqipja mundet t’i japë përsosmërisht, qoftë me të folmet dialektore të saj. Ndoshta qe kjo njëra prej arësyeve që Rilindasit tanë e quanin me nderim Nëna e gjuhëve?

Aristidh Kola - "Gjuha e Perendive" - Plejad
Aristidh Kola – “Gjuha e Perendive” – Plejad

***

“Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalësh e është e ardhshme e plot gjallëri e jetë, sa mund të përkthehen në të klasikët e çdo kombi, e çdo kohe”.
Gjergj Fishta

***
“Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe”
Mit’hat Frashëri

***
“Ka një mjet me anën e të cilit kërkimtari është në gjendje ta ndriçojë, deri-diku, muzgun e fillimeve të popullit shqiptar dhe të hyjë në kohën që shtrihet përtej dëshmive historike. Këtë mjet e jep gjuhësia.!
Norbert Jokl

***
“Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet…”
Filip Shiroka

***
“Gjuha Shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral.
Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar”
Holger Pedersen

***
“Zot! Jepu shqiptarëve vullnet dhe logjikë që të flasin shqip të paktën kur janë në Shqipëri. Se, siç kanë zënë disa, shpejt a vonë do ta bëjnë atdheun babiloni gjuhësh, ku s’do ta marrë vesh qeni të zonë”
Nonda Bulka

Dom Ndre Mjeda (1866-1937)
Dom Ndre Mjeda (1866-1937)

Mjeshtri Mjeda me një himn për gjuhën shqipe
Gjuha Shqype nga Ndre Mjeda

Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqipe m’shungullon;
përmbi er’ që jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.
Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m’rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
jan’ të bukra me themel
por prap’ kjo, si diell pa hije,
për mue t’tanave iu del.

përgatiti materialin Maksim Rakipaj

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.