back to top
5.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Dita e verës – le Jour de l’Eté… nga Elsa Pichon*

Gazeta

Dita e Veres - Elbasan
Dita e Veres – Elbasan

Dita e verës – le Jour de l’Eté…

nga Elsa Pichon*

Përktheu Marsida Najdeni – Tufina

Dita e Verës, shënon zgjimin e natyrës në Shqipëri, e cila përkon me 14 marsin. Prej nga 2004 është një festë publike. Tradicionalisht festohej zhurmshëm vetëm në Elbasan, një qytet në qendër të Shqipërisë, ndërsa tani festohet po aq zhurmshëm kudo nëpër Shqipëri.
Burimet e origjinës së kësaj feste pagane janë të ndryshme. Për shumë njerëz kjo është trashigimia e të parëve, ilirëve, që në kohërat e tyre e festonin këtë ditë me 1 mars. 1 marsi ishte dita e parë e vitit sipas kalendarit Julian, kalendar i paraqitur asikohe nga Çezari. Gjatë kësaj periudhe njerëzit kryenin pelegrinazhe në maja malesh për të nderuar Zotin e Diellit. Për disa njerëz të tjerë kjo festë vjen nga arbëreshët, shqiptarë të shpërngulur qysh nga Mesjeta në Itali, sepse më 14 mars ata morën një grusht me dhe e bar për të mbajtur gjallë kujtesën e mëmdheut.

Ballakumja e Elbasanit
Ballakumja e Elbasanit

Edhe pse me kalimin e brezave tradita e kësaj feste u zbeh, në Elbasan nuk e humbi kurrë jetikën e vet. Rituali i festimit të kësaj feste fillon me përgatitjen e ballokumeve të famshme, këto peksimadhe përgatiten me miell misri, gjalp, sheqer dhe të verdhën e vezës duke u pjekur në furrë druri.
Ndërsa në të rënë të errësirës, Dita e Verës festohet me ballokumet dhe fiqtë e tharë, me arra, vezë të ziera, kofsha gjeli dhe sanduiçe të përgatitura me simite vendi, të gjitha këto u shpërndahen antarëve të familjes.
Gruaja më e vjetër e shtëpisë nuk flen gjumë derisa t’u ketë vënë bar nëpër jastëkë gjithe anëtarëve të shtëpisë, ky gjest simbolizon ripërtëritjen. Në mëngjesin e 14 marsit dyert e shtëpisë hapen në shenjë bujarie, buzë dere hidhet pak ujë dhe bar i freskët. Në këtë ditë shtrohet një drekë e madhe me miq e familjarë.
Në qytete të ndryshme dhe në fshatra si Dibra, Narta, Lezha kjo ditë festohet duke ndezur zjarre të mëdha rrugëve, që simbolizojnë fuqinë e diellit dhe zgjimin e natyrës.
Edhe pse kjo festë i ka mbetur Elbasanit, në qytete të tjera Dita e Verës festohet me karnevale dhe aktivitete të ndryshme, si në Tiranë përshembull që gjen me qindra shitës ballokumesh, të bëra në shtëpi ose të fabrikës, edhe pse gjithë shitësit pretendojnë se i kanë të freskta nga Elbasani. Po ashtu mund të gjesh në shitje punime dore nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Bëhen koncerte dhe shumë të tjerë preferojnë piknikun nga Liqeni Artificial.

Simbol nga Dita e Veres
Simbol nga Dita e Veres

Një traditë tjetër nga Dita e Verës është të lidhësh në kyçin e dorës një byzylyk bërë me pe me dy ngjyra kuq e bardhë, që quhet verore. Shumë shpjegime ka mbi dy ngjyrat që përdoren, si përshembull shëndet dhe fuqi, dashuri e miqësi, ngrohtësia e diellit dhe shkrirja dëborës, etj. Kjo verore mbahet në dorë derisa shikon një dallëndyshe, e më pastaj hidhet në ferra. Legjenda thotë se dallëndyshet i përdorin për të ndërtuar foletë e tyre.
Gëzuar Ditën e Verës!

*Elsa Pichon, franceze e natyralizuar në shqiptare,
jeton prej disa vitesh ne Shqipni,
arkeologe e ardhur me nji grup per neolitlizmin ne Maliq
Punon si cicerone ne Butrint.
Origjinali: http://hajde.fr/2016/03/13/dita-e-veres-fete-de-lete-albanie/

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.