back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Dita Ndërkombtare e Përkthyesve në Ditën e Shën Jeronimit… nga Ilir Seci

Gazeta

Shën Jeronimi (347-420)
Shën Jeronimi (347-420)

Dita Ndërkombtare e Përkthyesve në Ditën e Shën Jeronimit…

nga Ilir Seci

30 shtatori ështe Dita Ndërkombtare e Përkthimit…

Kjo datë u vendos pikërisht me 30 shtator ditën e Shën Jeronimit “Saint Jerome”, përkthyesit të Biblës, i cili është Shenjti Mbrojtës i përkthyesve. Caktimi i kësaj date u vendos nga “Federata Ndërkombtare e Përkthyesve”, FIT – (International Federation of Translators) në vitin 1953, kohë edhe kur u krijua kjo Federatë… Ndërsa në vitin 1991 Federata e Përkthyesve, hodhi idenë e një date zyrtare që të njihet si Dita Ndërkombtare e Përkthimit! Sot kjo datë njihet nga shumica e botës si dita kur nderohet puna e mundimshme e përkthyesve në mbarë botën. Një përpjekje kjo për të promovuar zejen fort të vyeshme të artit të përkthimit!
Caktimi i një Dite Ndërkombtare për perkthyesit është vlerësim për një profesion të vyeshem, siç është dhe mbetet përkthimi, sepse ndihmon në komunikimin mes gjuhëve dhe popujve! Një profesion që ka ndihmuar fuqimisht në përparimin e njerëzimit… Vlera e përkthimit si zeje merr peshë të madhe pikerisht me përkthimin e Biblës në latinisht nga Shën Jeronimi Ilir, pasi dihet ndikimi që pati Bibla në qytetërimin Perëndimor… Një nga kontributet e shumta e të parëve tanë Ilirë, në qytetërimin Europian!
Shen Jeronimi në vitin 382, caktohet nga Papa Damasus I, që të përkthente Biblën në Latinisht… Përkthimin ai e bëri nga Hebraishtja, nga Greqishtja e Theodosit, nga Septuaginti i shek. II, nga Hexaplar Septuagint-i si dhe nga versionet Aramaike e ato të Greqishtes së Vjetër! Pra, një punë titanike dhe një kontribut madhështor për mbarë njerëzimin!
Shën Jeronimi njihet si Shenjt nga gjithë kishat kryesore, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse, Kisha Luteriane dhe Kisha Anglikane. Shën Jetonimi, (Emri Latin: Eusebius Sophronius Hieronymus), lindi në vitin 347, dhe vdiq me 30 shtator të vitit 420, prandaj edhe data 30 shtator është shpallë si Ditë e Shën Jeronimit, njeriut të parë të përkthimit…
Shën Jeronimi ishte nga fiset Ilire të Dalmacisë. Për herë të parë këtë të dhënë me rëndësi historike e ka bërë të njohur Prof. Ramadan Sokoli, kur botoi veprën “16 Shekuj”… Këtë të dhënë e konfirmon edhe studiuesi i njohur i Krishtërimit Xhejms Kilian, në faqen 193 të veprës “E vërteta e Besimit tonë”, kur e përmend Ilirinë si vendlindje të Shën Jeronimit, dhe ku shkruan: “Ai ishte Ilir, i biri i Eusebius, nga qyteti  Stridon, në kufirin e Dalmacisë me Panoninë. Njihet botërisht për përkthimin e Biblës në latinisht (Vulgate), si dhe komentet e tij në Ungjillin e Hebrenjve.

Aurel Plasari - Shen Jeronimi
Aurel Plasari – Shen Jeronimi

Lista e tij e shkrimeve është e gjerë. (“Truth of our faith”, Killian, James. Page 193…” He ëas Illyrian, the son of Eusebius, of the city of Stridon, on the border of Dalmatia and Pannonia. He is best knoën for his translation of the Bible into Latin (the Vulgate), and his commentaries on the Gospel of the Hebreës. His list of ëritings is extensive…”)
Dita e Shën Jeronimit për ne Shqiptarët duhet të ishte një ditë e rëndsishme që duhej evidenuar me gjithë rëndësinë që ajo ka! Sepse është nji numër i madh njerzish të kulturës shqiptare, që i kanë sjellë në shqip shumë prej kryeveprave të botës duke punuar në kushte tmerri, survejimi dhe ndëshkimi, shpesh duke braktisur edhe talentet e tyre letrare, për shkaqe mospajtimesh ideollogjike dhe duke ju përkushtuar me gjithë fuqinë e shpirtit dhe dijeve të tyre, pasurimit të kulturës së këtij populli… Nëse do të nisja t’i përmendja Ata do të ishte nji listë e gjatë dhe e pafundme…! Ndërim punës dhe sakrificave të përkthyesve tanë të sakrifikuar e të mrekullueshëm…
Sot, sikur ne të kishim historianë që punojnë e mendojnë për të mirën e Kombit tyre me 30 shtator, duhej të qe mbajtur një konferencë për nder të kësaj figure aq të madhe, ku jo vetëm të theksohej fakti që Shën Jeronimi ishte Ilir, po edhe të silleshin fakte të reja! Një figurë si Shën Jeronimi, çdo komb i botës do ta kishte për nder ta përkujtonte, kurse në Shqipëri as permendet ky personazh fare!?Historianët tanë as duan t’i dalin për zot trashgimisë iliro-shqiptare! Sepse ata tashmë   janë shumë të zënë me rivlerësimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha dhe s’kanë kohë të merren me figurat që na nderojnë para gjithë botës, siç na nderon edhe Shën Jeronimi!
Si po heshtet nga historianët tanë s’do jetë e largët dita kur edhe Shën Jeronimin të na e nderojnë sllavët siç i konsiderjne të tyre edhe perandorët  Konstandinin e  Madh dhe Justinianin…
30 shtator 2014

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.