back to top
4.5 C
Tirana
E enjte, 19 Dhjetor, 2024

Ditar në frëngjisht i Vilson Blloshmit – (mars – gusht 1974)

Gazeta

Vilson Blloshmi dhe kushërira e tij piktorja Lumturi Blloshmi
Vilson Blloshmi dhe kushërira e tij piktorja Lumturi Blloshmi

Ditar në frëngjisht i Vilson Blloshmit

(mars – gusht 1974)

Sipas variantit të përkthyer nga hetuesia,
marrë nga dosja hetimore.
.
11 mars 1974 – Shkova me tren në Korçë. Fjetëm në Pogradec. U takova me mikun tim të vjetër, Ladin.
16 mars – Takim me miq në Qukës. Shëtita me… mbi hekurudhë deri te tri urat. Pastaj vetëm si gjithmonë. Udhëtova për Bërzeshtë me mikun tim të vjetër Qela Poçin. Prita shokun tim për disa gjëra tek xhamia. Natë.
17 mars – Elbasan. Gjithmonë e njëjta gjë. Pashë “Cromuell”, film franko-italian.
19 mars – Kthimi për shtëpi… Shpesh urrejmë, se duam nga mëshira.
21 mars – Punova në mal me Esherefin (xhaxha i V. B.). Premë lëndë për dysheme.
22 mars – Isha në Qukës. Udhëtova me “atë” deri te tri urat.
3 prill – Librazhd. Raport mjekësor për të punuar nëntokë (shqip). Unë tani e di se njeriu fiton, kur humbet (frëngjisht).
7 prill – Stravaj. Shkëputje komplet. Sheherazade. Ta kthesh Hygonë në ndonjë gjuhë tjetër, dmth, ta kthesh përmbys atë (shqip).
9 prill – Fillova punë në galeri, miniera Përrenjas.
12 prill – Turni i dytë, në barkun e nëntokës. Nganjëherë njerëzit mbajnë dhe emra prej gjasme njerëzish.
19 prill – Punova dy turne bashkë, të dytin dhe të tretin.
20 prill – Tiranë. Tek vëllai im. Pastaj në shtëpinë e kushëririt tim, pastaj tek Xhelili.
21 prill – Tiranë. Lexova disa pjesë të “Divina Comedia” e Dante Aligerit.
22 prill – U ktheva në shtëpi. Natë. Të gjithë flenë edhe të vdekurit, edhe varret, dhe?
23 prill – Në punë. Turni i dytë. Lexova Teofil Gotje. Faqe të mrekullueshme.
24 prill – Pasnesër mbi shpinën time do të jenë 26 vjet. Kjo ditë nuk do të festohet nga unë as tani, as kurrë. Humnerë të gëlltis këtë ditë të tmerrshme. 1)
28 prill – Ka njerëz që janë si hija ime. Ata më ndjekin veçse në ditët me diell.
16 maj – …dhe dashuria e përjetshme zgjati vetëm tri ditë….
17 maj – Nga erdhi ky njeri? Ai iku në një botë tjetër, doli prej këndej.
26 maj – Me atë. Shëtitje e mrekullueshme në pyll. Ditë lumturie e vërtetë. Në mbrëmje jam i sëmurë. Temperatura 36 gradë
27 maj – Sëmurë. Ethe të tmerrshme. 39.8 gradë. Tri ditë qetësi.
28 maj – I sëmurë ende. Në shtëpi, ditë e bukur. Asgjë e madhe. Jetë për të jetuar.
5 qershor – U gëzuam me nxënësit e mi për frëngjishten, pastaj me shokët e mi.
6 qershor – Në qoshe të një fushe me grurë, në mes të ditës. Diell, dashuri, ëndrra, jetë e gjallë, ëndrra të gëzueshme. Me Edin.
8 qershor
Vajzë e vogël me sy blu,
Më jep mua dashurinë tënde.
Vajzë e vogël me sy blu,
Ti je e bukur si drita. (nga një këngë franceze)
.
Vilson Blloshmi
Vilson Blloshmi
13 qershor – Ajo shkoi në shtëpi. Stefan Cvaig, “Letra e një të panjohure”. U ktheva në shtëpi.
20 qershor – Zbor. Breg – Plep. Më kujtohet koha e shkuar që tashmë nuk e di.
21 qershor – Punë… Vargje të bukura, shkruar nga unë, lexuar për mikun tim, Gencin.
22 qershor – Shëtitje në pyll… – (tri rreshta me pika….)
23 qershor – Punë dhe zgjim, me mua miku im i dashur. Pimë verë në Breg – Plep.
24 qershor – Punë dhe shëtitje në Gjiovalë me Gencin.
25 qershor – Ne folëm për poezinë dhe muzikën.
26 qershor – Gjithnjë bashkë… ditë dhe natë. Diskutime.
27 qershor“Ti ikën, ikën dhe bie në hon/ nuk e ke çdo ditë/ çdo ditë të mungon!…”
28 qershor – Pogradec. Qytet i bukur… Liqeni. E dua këtë liqen, në qoftë e thënë, ai do të jetë shtrati im i përjetshëm.
29 qershor(pesë rreshta me pika…) – Vetëm. Mendoj për ictyosames (përbindshat S. B.) dhe rolin e tyre.
30 qershor – Sot piva raki.
1 korrik – U njoha me Li. Rreth inteligjent dhe shpirtpastër.
6 korrik – Librazhd. Vetëm. Punë. Shpirt shumë i mërzitur (frëngj.). Ndarja nis aty ku fillon bashkimi, ashtu si vdekja fillon aty ku nis jeta (shqip).
7 korrik – Punë. Turni i parë. Me dy mësuese nga Tri urat deri në Përrenjas. “Auxid”.
8 korrik – Ditë e bukur. Pyll. Fundi i “Auxidës”. Ajo dhe unë jemi ne që jemi. Uvertura e “Berberit të Seviljes”.
15 korrik – Turni i tretë. Pyll. Dashuri. Ajo – Myrtoja e re fiorentine.
23 korrik – Isha në Tiranë….
24 korrik – U ktheva nga Tirana.
25 korrik – Shkova për në shtëpi.
27 korrik – Zbor.
5 gusht – Fundi i shërbimit ushtarak.
25 gusht – Pyll. Të mira. Dashuri. Shqetësime. Ndarje.

.

Përktheu nga frëngjishtja Theofan Nishku, Librazhd, 15. 7. 1976 .
1)Shënim: Në hetuesi atë e pyesin për këtë ditar. Ja disa nga pyetjet sipas procesverbaleve:
Ç’ke dashur të thuash që jeta është humnerë? Ai përgjigjet: Jeta në fakt nuk është humnerë… por, po të thellohesh shumë e shumë, nuk arrin dot të përcaktosh mendime të sakta për jetën.
E pyesin dhe për një shprehje gjetur në një shënim. Ç’ke dashur të thuash me: “Si të jetosh, kur duke qenë zjarr, ke fqinj barutin”. Vilson Blloshmi përgjigjet: Me këtë kam dashur të them se duhet të jesh i shkathët në vuajtje.
Marrë nga muri i f.b i Sadik Bejkos
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.