back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Djemtë që bajnë dashni… poezi nga Jacques Prevert

Gazeta

Jacques Prevert & Jacqueline Laurent - Paris 1937
Jacques Prevert & Jacqueline Laurent – Paris 1937

Djemtë që bajnë dashni…

poezi nga Jacques Prevert

Djemtë që bajnë dashni dhe puthen
ashtu n’kambë shpinëkthyem dyerve të natës
dhe kalimtarët që kalojnë i kallzojnë me gisht
vërtet, ata djem që bajnë dashni
nuk shfaqen për askënd
dhe n’se dridhet diçka nëpër natë
jo, nuk janë ata veç hija e tyne
që i ban me u zemrue kalimtarët
që i ban me u zemrue përçmimin, zilinë, gazin
Djemtë që bajnë dashni nuk shfaqen për askend
janë diku larg, shumë ma larg se nata
e shumë ma nalt se dita
atje n’dritën verbuese të dashnisë s’tyne të parë…
Përktheu Jozef Radi

Kjo kangë u shkrue për filmin “Kur Parisi fle” të Marcel Carnè-s, kompozue nga Jozeph Kosma.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.