back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Do ta tradhëtoj atdheun – poezi nga Muhammad Al Maghout

Gazeta

Muhammad al Maghut (1934-2006)
Muhammad al Maghut (1934-2006)
Do ta tradhëtoj atdheun
poezi nga Muhammad Al Maghout

Është marrëzi të mbrosh një vend,
që nuk të siguron një shtëpi dhe kafshatën e përditshme.
Është marrësi të sakrifikoj veten,
e ti lë fëmijët të bredhin rrugëve.
Është e turpshme që time shoqe, t’ua lë si pre qenve.
Atdhe është ai vend që të siguron
dhe përmbush nevojat e jetës, jo shkaqet e vdekjes.
Përkatësia është një gënjeshtër
e shpikur nga politikanët dhe pushtetarët,
me qëllim që të vdesim në mbrojtje të interesave të tyre.
Nuk besoj në idenë e vdekjes për hir të atdheut.
Atdheu nuk humb asnjëherë, ne humbasim gjithmonë.
Kur atdheu hyn në luftë,
gjithmonë u bëjnë thirrje të varfërve që ta mbrojnë.
E kur përfundon lufta, u bëjnë thirrje pushtetarëve
që të ndajnë plaçkën e luftës dhe postet.
Kur atdheu përfshihet në një luftë,
vetëm gjokset e heronjve të varfër dhe të ndershëm
mbushen me plumba,
kurse barku i zyrtarëve tradhëtarë mbushet me para.
Kur atdheu sprovohet me luftë,
vdesin ata që nuk e meritojnë vdekjen
dhe jetojnë ata që nuk meritojnë jetën.
Atdheu është një gënjeshtër,
e shpikën dhe i caktuan kufinj imagjinarë,
ne e besuam.

Përktheu: Elmaz Fida

Marrë nga Muri i Fb Rexhep Shahu, 9 maj 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.