back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Do të ketë më shumë mundësi një herë tjetër… Stipçeviç i shkruan Lazer Radit

Gazeta

Prof. Dr. Aleksandar Stipçeviq (1930)
Prof. Dr. Aleksandar Stipçeviq (1930-2017)

Do të ketë më shumë mundësi një herë tjetër…

Dr. Stipçeviç i shkruan Dr. Lazër Radit

Z.Lazër Radi
Rruga Reshtit Çollaku nr.118
Tiranë – Albania
Lazër Radi - Romë 1991
Lazër Radi – Romë 1991
I dashur e i nderuar Zoti Radi,
Miku ynë i përbashkët, Tom Berisha më dorëzoi 7 librat që më kishit dërguar. Ju jam mirënjohës për dhuratën, pse jam njohur më shumë me punën tuaj dhe në të njëjtën kohë e kam pasuruar me libra shqiptar bibliotekën time të familjes.
Zoti Berisha, më tha se ishit në Opatija, por nuk mundët të kalonit në Zagreb. Më vjen keq, por ndoshta Ju do të ktheheni këtu sërish? Të gjithë do të ishim të lumtur për këtë.
Punët nuk po shkojnë edhe aq mirë me shoqërinë kroato-shqiptare. Në fakt, duhet ta bëj gjithçka vetë dhe nuk po kam aq shumë kohë për t’iu kushtuar shoqatës.
Megjithatë, ne kemi arritun të krijojmë në Fakultetin e Filozofisë, Departamentin e Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare, dhe së shpejti do të përpunohet Instituti Shqiptar – nëse gjithçka është siç është planifikuar.
Në këtë rast, ne do të zhvillojmë disa aktivitete që besojmë se do të japin rezultate.
Nuk kam dëgjuar për krijimin e shoqatës suaj shqiptaro-kroate në Tiranë. Për fat të keq, përfaqësuesit tanë diplomatikë si në Tiranë edhe në Zagreb deri tani nuk janë aq të angazhuar për veprime të tilla. Tani ambasadori po ndryshon këtu në Zagreb (i vjetri tashmë ka shkuar, i riu nuk ka ardhur ende) dhe ndoshta do të jetë më mirë.
Duhet të vija në Tiranë dy muaj më parë, por nuk ndodhi kështu. Do të ketë më shumë mundësi një herë tjetër, për këtë nuk dyshoj.
Me një falënderim të mrekullueshëm për librat, ju përshëndes ngrohtësisht
Aleksandar Stipçeviç
Zagreb, 15 janar 1997

Aleksandar Stipčević
Marulićev trg 12
10000 Zagreb – Croatia
Lazër Radi dhe Aleksandër Stipçeviç nuk mundën të takohen, për arsyet shëndetsore te Radit. Por mbeti mes tyre komunikimi si një dëshmi e vullnetit të mirë për të krijuar afërsi dhe ura bashkëpunimi midis shqiptarëve dhe kroatëve…
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.